PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së, 6 prej tyre me nga 2 muaj përjashtim nga Kuvendi
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...
Banka Botërore e vlerëson si mesatarisht të pakënaqshme ecurinë e projektit për qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve ...
Dashi Klima në jetën tuaj në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do ndiheni mirë p...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama se prindërit e studentëve duhet të paguajn&...

Është hedhur këtë të hënë, në ambientet e Presidencës shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Kryetar i KED është zgjedhur Ilir Panda, pasi sipas ligjit kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë.
Për anëtarët e KED, sipas ligjit zgjidhen 2 anëtarë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë (që është sipas ligjit edhe kryetari i KED), 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe 1 nga Gjykata Administrative. Anëtarë zëvendësues janë nga një për çdo institucion.
Shorti zgjodhi Fiona Papajorgji dhe Marjana Semini nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa nëse njëri prej tyre mungon atëherë anëtar zëvendësues është Gent Ibrahimi.
Nga Gjykata e Lartë Ilir Pandën do ta zëvendësojë Valbon Çekrezi.
Gjatë shortit që u mbikëqyr nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, anëtari nga Prokuroria e Përgjithshme u zgjodh Alfred Progonati, ndërsa zëvendësues Anila Leka.
Goglat shortuan Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi mes mbi 50 kandidatëve të Gjykatave të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Selvie Gjoçaj.
Sa i përket anëtarëve nga Prokuroria e Apelit të juridiksionet të përgjithshëm u zgjodhën Altin Binajdhe Afërdita Ndoji, ndërsa zëvendësues Arben Qosja.
Anëtarja e nëntë, e zgjedhur nga Gjykatat Administrative në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, do të jetë Klodiana Veizi dhe zëvendësues Bezart Kaçkini.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Anëtarët e KED për vitin 2026
Fiona Papajorgji Gjykata Kushtetuese;
Marjana Semini Gjykata Kushtetuese;
Ilir Panda Gjykata e Lartë (kryetar i KED)
Alfred Progonati Prokuroria e Përgjithshme
Ornela Naqellari Gjykata e Apelit;
Ilirjana Olldashi Gjykata e Apelit;
Altin Binaj Prokuroria e Apelit;
Afërdita Ndoji Prokuroria e Apelit;
Klodiana Veizi Gjykata Administrative.
Anëtarët Zëvendësues:
Gent Ibrahimi Gjykata Kushtetuese
Valbon Çekrezi Gjykata e Lartë;
Anila Leka Prokuroria e Përgjithshme;
Selvie Gjoçaj Gjykatat e Apelit;
Arben Qosja Prokuroria e Apelit;
Bezart Kaçkini Gjykata Administrative
“Mos e quani më kronikë e zezë. Kronika nera e kanë pasur italianët dhe e kishin të vendosur një kolonë atje, n&...
Gjate dy javëve të fundit dhjetra punonjës të AKSH në institucionin qëndron, por edhe të deleguar pranë disa ministriv...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Rei Metës djalit të ish-anëtares së KLP, Nurihan Meta, i cili u dënua nga Apeli ne qe...
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaron se problemet e identifikuara nga KQZ-ja, vërejtjet e ODIHR-it dhe analizat e IDEA-s tregojnë nev...
Policia e Elbasanit ka arrestuar një tjetër person, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla,...
Projekti për Rezistencën Klimatike dhe Zhvillimin e Bujqësisë i mbështetur nga Banka Botërore (BB) me një kredi 70 milion&eum...
Një aksident i trefishë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Lungomare. Tre automjete, respektivisht një Opel, M...
Ilir Panda do të jetë kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026. Në shortin që u hodh n&...
Këtë të mërkurë po hidhet shorti për zgjedhjet e anëtarëve përgjatë vitit 2026, në Këshill...
Policia ka vënë në pranga dje një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit në E...