Zjarri i djeg fermerit 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal në ngarkim të Mark Gilajt. Ky fundit akuzohet nga SPAK për “Kultivimin e bimëve narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe për “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Në njoftim thuhet se nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 bimë narkotike kanabis. SPAK shton se nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Mark Gilaj.
i. “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.
Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, e cil u vra nga ish-partneri i saj ...
TIRANË- 49-vjeçari Daut Laze i cili u arrestua mbrëmë nga komisariati numër 6, ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj ko...
ITALI- Një 36-vjeçar kosovar i arrestuar nga policia e Padovës për rrëmbim dhe sulm seksual ndaj një gruaje. Ai kishte m&...
TIRANA- "Mos shkoni atje se ju ha arusha”. Kjo është "këshilla” që na japin katër burrat, të cilët takojm&...
TIRANA- Në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta t...
Planeti Mars ju frymëzon me energjinë e tij të zjarrtë. Do të ndiheni të paduruar, por kujdes: rreziku është të n...
demo berisha SERBI- Shqiptari Demo Berisha është propozuar për postin e Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakica...
TIRANË- Gazetari Osaman Stafa ka denoncuar përmes platformës Facebook ditën e sotme, kushtet e rënda në Pediatrinë e S...
TIRANË- Ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i Daut Laze-s, i cili ishte arratisur nga Institucioni i Posa...
BRITANI E MADHE- Një çift lezbikesh shqiptare kanë fituar të drejtën për të qëndruar në Britani pasi argum...