Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, Lamallari dënon aktin kriminal: Autori do të përballet me drejtësinë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...

GREQI- Një shqiptarë është arrestuar nga policia greke. Bëhet me dije se Ylli Vangjelaj 48 vjeç nga Vlora ishte shpallur në kërkim nga autoritete italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Vangjelaj është arrestuar në Janinë pas një kërkese të departamentit “SIRENE” të Italisë për veprën penalë “vrasje-plagosje e rëndë” me të cilin ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës me 22 vjet e 8 muaj burg në 22.06.2011 dhe që ka marrë vendim të formës së prerë më 23.10.2012.
Po ashtu Ylli Vangjelaj është arrestuar edhe në Shqipëri në korrik 2018, i kërkuar nga autoritetet italiane për vrasjen e punonjëses së seksit ekuadoriane Betty Ramirez 20 vjec, në 9 dhjetor 1999. Siç raportohet vendimi italian për dënimin e tij me burg u njoh edhe nga Gjykata e Vlorës e cila, e cila fillimisht e kishte dënuar me 23 vjet burg e më pas me vetëm 12 vjet burg.
Megjithatë nuk dihet ende sesi 48-vjeçari shqiptarë ka përfunduar i lirë. Por sipas policisë greke urdhri për arrestimin e tij është lëshuar nga autoritetet italiane sërish në vitin 2021. Ndërkohë gjatë arrestimit në Shqipëri u tha se ai mbante dy identitete, Ylli e Fatmir Vangjelaj, ndërsa policia greke deklaroi se e ka arrestuar nën identitetin Ylli Vangjelaj dhe se ishte mbajtës i një pasaporte shqiptare me këtë emër të lëshuar në 19.10.2023.
Betty Yadira Ponce Ramirez u përdhunua, torturua, vra dhe u varros në 9 dhjetor 1999. Ajo u rrëmbye nga të tre persona në mbrëmjen e 9 dhjetorit 1999 përpara pikës së karburantit Esso në Caorsana dhe më pas u vra në brigjet e Po në Mortizza. Tre shqiptarë, Ylli alias Fatmir Vangjelaj, Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj tentuan ta mbysin por pa sukses dhe më pas i’a futën kokën nën ujë derisa u mbyt. Më i pamëshirshmi nga të tre, Erjon Sejdiraj i njohur si “Cico”, teksa e reja bërtiste e dëshpëruar, kishte telefonuar kunatën duke e informuar për atë që po bënte. Trupi i të resë u gjet më 20 shkurt 2000. Krimi, i ndodhur në kuadër të prostitucionit, synonte të ishte një provë e forcës së tre shqiptarëve në dëm të bandës që dominonte në atë kohë në Piacenza. Duke rrëmbyer Betty Ramirez dhe duke kërkuar një shpërblim nga “pronarët” e vajzës së re, ata mund të provonin vlerën e tyre. Vrasja brutale shqetësoi shumë opinionin publik për shkak të pamëshirshmërisë së vrasësve dhe mbi të gjitha për shkak të thellësisë kriminale dhe kontekstit të luftës për epërsi mes bandave të shfrytëzuesve të prostitucionit.
Robert Ziu u kap në SHBA në vitin 2006 (edhe ky i dënuar me 23 vite burg) dhe Erjon Sejdiraj, ai që ishte kapoja i vërtetë i bandës, u arrestua në Belgjikë, shtet ku akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, si i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen në Itali.
Ylli alias Fatmir Vangjelaj pas vrasjes u arratis menjëherë në Shqipëri ku kishte ndërruar identitet. Kishte marrë emrin e pagëzimit të vëllait më të madh dhe ditëlindjen e motrës së vogël. Duke u bërë një person tjetër ai u rikthye në Itali ku qëndroi në Chieti ku u martua dhe u bë me një vajzë, por asaj nuk i dha asnjëherë mbiemrin e tij. Hetimet e autoriteteve italiane nuk u ndalën as pas gati 20 vitesh duke këmbëngulur pranë homologëve shqiptarë për të gjetur identitetin e vërtetë të vrasësit të prostitutës. Policia shqiptare ndaloi vëllain e tij duke besuar se kishte arrestuar vrasësin, por kur u krahasuan shenjat e gishtave ai u lirua me kusht. Në këto momente Ylli ose Fatmir Vangjelaj e kuptoi se rrethi po shtrëngohej dhe vendos të rikthehet në Shqipëri pasi kishte mësuar edhe arrestimin e Robert Ziut. Sapo u kthye në Shqipëri ndryshoi sërish identitet. Nisi të punonte si murator duke bërë një jetë në hije. Por autoritetet italiane e kishin vënë ndërkohë nën përgjim.
Në një telefonatë me bashkëshorten e tij që qëndronte në Itali ajo e pyet:“Çfarë ke bërë në Piacenza?”. Ai nuk i tregoi asnjëherë atë që kishte ndodhur në 9 dhjetor 1999, por hetuesit italianë e mbanin nën vëzhgim bashkëshorten dhe vajzën e tij që ktheheshin shpesh në Shqipëri. Në 12 korrik 2018 u organizua një operacion i përbashkët dhe Vangjelaj u arrestua në shtëpinë e tij pa bërë asnjë rezistencë. Nuk dihet se si ai ka përfunduar sërish i lirë.
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet në Tiranë pas denoncimit për dhunë gjermani 28-vjeçar. Mësohet se 22-vje&ccedi...
KSAMIL- Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ka ushtruar kontrolle përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore ...
Foto ilustruese GJERMANI- Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet b&e...
telefonat e sekuestruar FIER- Procedohet e lirë një 33-vjeçare në Fier. Mësohet se 33-vjeçares L.I i janë gjetu...
foto ilustruese VLORË- Detaje të reja lidhur me episodin e dhunës ndaj një 29-vjeçareje në Vlorë, janë b&eum...
SARANDË- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Bëhet me dije se 27-vjeçari me iniciale...
fotot ilustruese GREQI- Një 48-vjeçar shqiptar, i dënuar për vrasje në Itali në vitin 2011 dhe në kërki...
Arrestimi DURRËS- Një 49-vjeçar me rrezikshmëri të lartë është vënë në pranga në Durrëss...
Foto ilustruese KLOS- Një 38-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Klos. Mësohet se arrestimi i ...
Foto ilustruese VLORË- Një 29-vjeçare është dhunuar nga tre persona në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë e ...