Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Elvis Ziu, 43 vjeç, një emër i njohur për autoritetet italiane si furnizues i rëndësishëm i drogës për klanin mafioz Rinzivillo, ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Fier më 18 nëntor.
Arrestimi u krye nga Forcat Operacionale Speciale në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit italianë, pas një koordinimi disamujor mes strukturave të sigurisë së të dy vendeve.
Sipas mediave italiane, Ziu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me “red notice” të Interpolit, me kërkesë të Antimafias së Kaltanisetës. Ai akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje dhe mbështetje logjistike për Cosa Nostra-n, përkatësisht degën Rinzivillo të Gelas – një nga grupet më aktive dhe të rrezikshme në Sicili.
Operacioni “The Wall”: rrjeti që lidhte Milanon me Gelan
Arrestimi i Zius lidhet me operacionin e koduar “The Wall”, që këtë vit çoi në dhjetëra ndalime në Sicili dhe Lombardi. Hetimet, të mbështetura me përgjime dhe ndjekje të vazhdueshme, treguan se Ziu vepronte nga periferia e Milanos, prej nga furnizonte me kokainë, hashash dhe crack rrjetin mafioz të drejtuar nga avokati gelas Grazio Ferrara, tashmë i pezulluar nga profesioni.
Sipas “La Sicilia” dhe “RaiNews”, ambientet e lokaleve në zonën e Macchitella-s shërbenin si qendra koordinimi për trafikun, ku përdoreshin para kesh dhe kodime për lëvizjen e sasive të mëdha të drogës. Pikërisht këto komunikime e çuan hetimin deri te Ziu, i konsideruar si hallka kryesore e furnizimit nga Lombardia.
Operacion ndërkombëtar deri në arrestim
Fati i Zius u vulos pasi Interpoli në Lion, Njësia Hetimore e Karabinierëve të Kaltanisetës dhe Zyra e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë koordinuan të gjitha lëvizjet e të dyshuarit. Pasi gjurma e tij u lokalizua në Fier, u krye operacioni përfundimtar, që i dha fund arratisjes së tij.
Autoritetet shqiptare pritet ta dorëzojnë së shpejti përballë drejtësisë italiane, ku dosja e tij konsiderohet ndër më të rëndat e klanit Rinzivillo.
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas aksidentit tragjik që u regjistrua mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit. Nj&e...
Prurjet në lumin Vjosa vijojnë me intensitet të lartë, duke sjellë situatë të tensionuar në zonat përreth. Shkal...
Situatë e rënduar paraqitet në fshatin Sheqeras në Maliq nga reshjet e dendura të shiut. Mësohet se fshati ka rrezik për tu...
Nga Eduardo Mendieta Sánchez-Milenio Një ndërtesë pa emër, katër katëshe, e vendosur në zonën rezidenciale t&eum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Kalimash. Si pasojë e aksidentit jan&eum...
Një qytetar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në qytetin Vigo të Spanjës, ku fshihej ...
Shërbimet e Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Dimal, ndërhynë menjëh...
Shqiptari 29-vjeçar që rrahu për vdekje shoferin 58-vjeçar grek në Neos Kosmos të Athinës, u dërgua në burg s...
Tenderat e pastrimit të bashkive janë shndërruar në një gjakpirje financiare të parave publike përmes një loje të...
Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim dhe gjithashtu ndaj tij ishte lëshuar një urd...