Ndahet nga jeta Emma Bonino – Shuhet figura ikonë e politikës italiane dhe mbrojtësja e të drejtave të njeriut
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...
Në 23 prill të këtij viti gjatë një interpelance në Parlament, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se Shqipëria ë...
“Topi i Artë” këtë sezon është një dilemë shumë e madhe, pasi është e vështirë të...
Një autobus turistik që udhëtonte nga Holanda drejt Austrisë është përfshirë në një aksident të rë...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku Besfort Lamallari u largua nga ministria e Brendshme, ndërsa do të zëve...
Pak para zgjedhjeve për Parlamentin e Berlinit, grupi i hakerëve Rhysida vodhi të dhëna, shantazhoi Senatin e Berlinit dhe, pasi përp...
Një anëtar i një bande kriminale ndihmoi pa dashje në kapjen e vetes përmes një fotografie të dyshemesë së banjës së tij, dëgjoi gjykata.
Klodian Ferizolli u identifikua gjatë një hetimi mbi një grup kriminal shqiptar me bazë në Glasgou të Skocisë, i përfshirë në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë.
32-vjeçari, i cili drejtonte një lavazh të frekuentuar makinash dhe ishte drejtor i një kompanie të menaxhimit të pronave, komunikonte me bashkëpunëtorët e tij kriminalë përmes rrjetit të telefonisë së koduar EncroChat, përpara se ai të zbërthehej nga autoritetet në vitin 2020.
Ferizolli, i cili nuk kishte dënime të mëparshme dhe kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar për 15 vjet, përdorte pseudonimin “smoke-strong”.
Prokurori David Fisken i tha Gjykatës së Lartë në Glasgow:
“Policia arriti ta lidhte pseudonimin ‘smoke-strong’ me Ferizollin përmes një fotografie që ai kishte dërguar në EncroChat, e cila përputhej me modelin e pllakave të dyshemesë së banjës në adresën e tij”.
Ferizolli e përdorte pajisjen e tij të koduar “pothuajse çdo ditë” për të shkëmbyer mesazhe me persona të tjerë nga marsi deri në qershor 2020.
Një nga bisedat kishte të bënte me një pronë ku mund të ngrihej një fabrikë kanabisi për të prodhuar 10 kilogramë drogë.
Një ditë më vonë, Ferizolli i dërgoi një bashkëpunëtori tjetër një fotografi të një sasie të madhe kartëmonedhash të mbështjella në formë rrotulle.
Prokurori Fisken deklaroi gjithashtu se Ferizolli diskutonte për organizimin e transporteve të ngarkesave me kanabis.
Duke përshkruar një tjetër bisedë, prokurori tha: “Një bisedë tjetër mes tij dhe një personi tjetër kishte të bënte me para që i detyroheshin Ferizollit. Në të përfshiheshin lista dhe shifra që arrinin në total 355.350 paund borxhe. Ferizolli konfirmoi se kishte marrë 239.680 paund”.
Gjykata dëgjoi gjithashtu se Ferizolli kishte ofruar t’i shiste kokainë një përdoruesi tjetër të EncroChat me çmimin 39.000 paund për kilogram.
Ferizolli u ndalua nga policia në fund të majit 2020, ndërsa po udhëtonte me makinë në zonën Baillieston të Glasgout.
Ai dha të dhënat e tij personale dhe policët u larguan pa e arrestuar.
Por sipas prokurorit: “Menjëherë pasi policët u larguan, Ferizolli kontaktoi pothuajse menjëherë një bashkëpunëtor në EncroChat duke e informuar se ishte ndaluar nga policia, se telefonin e kishte me vete në atë moment dhe se në makinë kishte 15.000 paund”.
Ferizolli, banues në zonën Mount Vernon të Glasgout, u akuzua zyrtarisht në vitin 2024 pasi autoritetet arritën ta lidhnin me pseudonimin “smoke-strong”.
Ai u deklarua fajtor për akuzën e pjesëmarrjes në krim të rëndë të organizuar.
Deri tani ai ishte lënë i lirë me kusht, por avokati i tij, Paul Nelson, nuk kërkoi vazhdimin e kësaj mase.
Gjykatësi Lord Arthurson urdhëroi paraburgimin e tij, ndërsa caktimi i dënimit u shty për datën 24 korrik në qytetin e Kilmarnock.
“Vrasësi i policit në Maliq ka përfituar fonde nga qeveria, ndërsa ishte në kërkim”, kjo ishte njëra nga pankarta...
Një nga momentet më emocionuese të protestës së mbajtur në Korçë kundër projektit në Zvërnec ishte fjal...
Në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit kanë bërë thirrje që Edi Rama të japë dorëheqjen. “Jep dorë...
Qytetarët e Vlorës janë mbledhur sërish sot te sheshi i flamurit për të disatën ditë duke protestuar kundër projekt...
Një prej protestuesve ka zgjedhur një formë krejt të veçantë për të përcjellë mesazhin e tij gjatë tubi...
Një shtetas zviceran iu bashkua protestës së qytetarëve sot në Korçë. Në një prononcim për gazetarët tu...
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka pasqyruar “live” nga Tirana protestën e mijëra qytetarëve që vijojnë kundë...
Memet dhe pankartat ironike që vënë në lojë kastën politike, kryeministrin Edi Ramna dhe qeverinë e tij, kanë qenë ...
Protesta në Tiranë ka bërë bashkë mijëra qytetarë, të cilët protestojnë prej 9 ditësh dhe kërkojn&eu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me socialistët në qytetin e Shkodrës. Qindra qytetarë kan...