Babai iu dënua nga Haga me 25 vite burg, reagon vajza e Jakup Krasniqit: Krenaria dhe e vërteta ngelen
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përme...
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përme...
Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrj...
Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Speci...
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krim...
Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga...
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan ...
Në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit, familjarët e ish-presidentit po e presin me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hag&...
Një atmosferë e tensionuar dhe e mbushur me emocione ka pushtuar rrugët jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po mbah...
Një trafikant i fuqishëm shqiptar i drogës, i cili kishte projektuar një nëndetëse për transportin e kokainës në bashkëpunim me një CEO nga Michigan, është dënuar me 25 vite burg federal në Detroit, pas një hetimi të gjerë ndërkombëtar që përfshinte Amerikën e Jugut, SHBA-në dhe Europën.
Ylli Didani, 48 vjeç, u dënua 10 muaj pasi një juri federale e shpalli fajtor për tre akuza, përfshirë pastrim parash dhe dy vepra penale të lidhura me trafikun e drogës. Sipas autoriteteve, ai ishte pjesë e një rrjeti kriminal që nga viti 2015 deri në 2021 ka trafikuar mbi 4,000 kilogramë kokainë.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim prej 30 vitesh burg, ndërsa minimumi i detyrueshëm për akuzat ishte 10 vite. Vendimi përfundimtar u dha nga gjyqtarja federale Denise Page Hood.
Rasti konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e viteve të fundit, për shkak të përmasave ndërkombëtare dhe metodave të sofistikuara të përdorura për trafikimin e kokainës, përfshirë edhe ndërtimin e një nëndetëseje për transportimin e saj.
Gjyqtarja federale Denise Page Hood ka dënuar Ylli Didani me 25 vite burg për akuzat e trafikut të drogës, ndërsa për akuzën e komplotit për pastrim parash i ka dhënë një dënim paralel prej 20 vitesh.
Sipas autoriteteve amerikane, Didani konsiderohej një nga kriminelët më aktivë dhe inovativë në historinë moderne të zonës së Metro Detroit.
Ai kishte bashkëpunuar me një tjetër të pandehur, milionerin nga Grosse Pointe Park, Marty Tibbitts, ish-CEO i një kompanie me bazë në Harper Woods.
Sipas hetimeve, Tibbitts kishte financuar operacionin e trafikut të drogës, i cili përfshinte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut dhe transportimin e saj me anije mallrash drejt Evropës. Një nga elementët më të pazakontë të këtij rrjeti ishte ndërtimi i një nëndetëseje për trafikimin e drogës, çka e bën këtë rast ndër më të sofistikuarit e zbuluar nga autoritetet amerikane.
Ylli Didani, i cili pritet të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përfundimit të dënimit, ka kundërshtuar juridiksionin e gjykatës. Ai argumentoi se gjykata federale nuk kishte kompetencë për ta gjykuar, pasi nuk akuzohej për importimin e asnjë sasie kokaine në territorin amerikan. Nga ana tjetër, avokati i tij kërkoi që t’i jepej vetëm dënimi minimal i parashikuar nga ligji.
Ndërkohë, projekti për ndërtimin e nëndetëses së përdorur për trafikimin e drogës vazhdoi deri në vitin 2018, kur bashkëpunëtori i tij, Marty Tibbitts, humbi jetën në një aksident ajror në Wisconsin. Vdekja e tij shënoi edhe fundin e zhvillimit të këtij projekti të pazakontë kriminal.
Sipas prokurorëve amerikanë Mark Bilkovic dhe Timothy McDonald, plani i rrjetit të drejtuar nga Ylli Didani parashikonte një metodë tepër të sofistikuar për transportin e drogës.
Në dokumentin e dënimit thuhet se “torpedoja e kokainës” do të ngjitej në mënyrë magnetike në një anije mallrash, e cila do ta transportonte atë së bashku me sasi të mëdha kokaine përtej oqeanit.
Kur anija do të afrohej pranë destinacionit, pajisja do të shkëputej automatikisht, do të dilte në sipërfaqen e detit dhe më pas do të merrej nga bashkëpunëtorët që prisnin në zonë.
Kjo teknikë synonte të shmangte kontrollet dhe të vështirësonte zbulimin e drogës nga autoritetet, duke e bërë operacionin një nga më të avancuarit në trafikun ndërkombëtar të kokainës. /PiranjatNews/
Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City” për rritje...
Plot 13 vite nga vrasja tragjike e ndodhur në shkollën “Beqir Çela”, ku asokohe 16-vjeçari Endrin Varaku qëll...
Vetëm 3 kilometra larg Tiranës, banorët e Sharrës jetojnë çdo ditë mes pluhurit, baltës dhe rrugëve të shk...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për ...
Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët në Maliq të Korçës. Zjarri i rënë ka shkakt...
Edi Rama, në një mbledhje me strukturat e Partisë Socialiste, ka folur edhe për çmimin e karburanteve. Ai dha dhe një shpjegim,...
Një tjetër rast flagrant i dështimit të investimeve publike është denoncuar nga një qytetar i Shkozës, i cili ngre ala...
Këtë të martë 31 mars është dhe afati i fundit për individët dhe bizneset të cilat duhet të plotësojn&eum...
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) ka reaguar pas ankesë së shoqërisë “EUROCOL” sh.p.k. IMT sqaron se “n...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të ish-ministrit t...