Babai iu dënua nga Haga me 25 vite burg, reagon vajza e Jakup Krasniqit: Krenaria dhe e vërteta ngelen
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përme...
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresë Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, përme...
Pasi Gjykata e Hagës dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Përmes një reagimi në rrj...
Pas më shumë se pesë vitesh nga arrestimi i tyre, Rexhep Selimi është shpallur fajtor nga trupi gjykues të Dhomave të Speci...
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krim...
Gjykata në Hagë shpalli fajtor Jakup Krasniqin për disa nga akuzat për krime lufte, ndërsa e shpalli të pafajshëm për ...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga...
Mediat e mëdha ndërkombëtare po i kushtojnë vëmendje shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë &Ccedi...
Gjykata Speciale ka konstatuar se Hashim Thaçi ka patur kontribut të qenësishëm në atë që konsiderohet si plan ...
Në Burojë, vendlindjen e Hashim Thaçit, familjarët e ish-presidentit po e presin me ankth vendimin e Gjykatës Speciale në Hag&...
Një atmosferë e tensionuar dhe e mbushur me emocione ka pushtuar rrugët jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po mbah...

Një atmosferë e tensionuar dhe e mbushur me emocione ka pushtuar rrugët jashtë Dhomave të Specializuara në Hagë, ku po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa pritet nisja e seancave, qindra qytetarë dhe bashkatdhetarë kanë udhëtuar nga e gjithë bota, përfshirë edhe nga Kosova, për të treguar mbështetjen e tyre në atë që po cilësohet si një moment historik për vendin.
Një ish-pjesëtar i UÇK-së, Bujar Haradinaj i pranishëm në protestën mbështetëse në Hagë, ka lëshuar akuza të forta ndaj këtij procesi, duke e quajtur atë një padrejtësi të përmasave të mëdha.
Ai theksoi kontrastin e hidhur të kësaj gjykate: ata që kryen masakra mbi civilët, që vranë mbi 1200 fëmijë dhe dhunuan rreth 20 mijë gra në Kosovë, mbeten të lirë, ndërsa çlirimtarët po përballen me bankën e të akuzuarve.
Akuzat nuk ndalen me kaq. Ish-luftëtari ka deklaruar se procesi ka devijuar tërësisht nga akuzat fillestare të raportit të Dick Marty-t, të cilat sipas tij kanë rënë poshtë me kohën.
Pretendimi më i rëndë lidhet me origjinën e provave që po përdoren aktualisht. Ai thekson se rreth 70% e dosjeve të gjykatës janë të fabrikuara në kuzhinat e inteligjencës serbe, përkatësisht nga BIA dhe UDB-a, me të vetmin qëllim: përbaltjen e një lufte të drejtë për mbrojtjen e civilëve nga gjenocidi i viteve 1998-1999.
Mesazhi nga jashtë dyerve të Hagës vë në theks faktin se aty nuk po gjykohet vetëm përgjegjësia individuale e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit apo Rexhep Selimit.
Në bankën e të akuzuarve, siç theksohet nga Haradinaj, është vendosur e gjithë historia e Kosovës dhe procesi i saj i shtetndërtimit që nga vitet '90.
Për të ndjekur nga afër këtë proces, në Hagë kanë udhëtuar edhe përfaqësues të lartë të shtetit të Kosovës, ku raportohet prania e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Historia e ish-krerëve të UÇK-së mbetet e lidhur ngushtë me sakrificën. Dëshmitë e bashkëluftëtarëve të parë rikthejnë vëmendjen tek angazhimi i tyre që në vitin 1997 në ilegalitet, kur organizonin transportin e armatimit nga Shqipëria përpara nisjes së luftës frontale. Ata kujtohen si udhëheqës që nuk kursyen asgjë dhe ishin të gatshëm të jepnin jetën për lirinë e Kosovës—një liri që sot po e mbrojnë sërish, por këtë herë në sallat e ftohta të drejtësisë ndërkombëtare.
Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit t&eum...
Një zhvillim i rëndësishëm është bërë i ditur nga Gjykata Speciale në Hagë gjatë seancës për ...
Disa qytetarë që ishin duke qëndruar përpara Gjykatës Speciale janë larguar tashmë nga kjo hapësirë pas urdhë...
Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur tashmë në Gjykatën e Specializuar në Hagë, ndërsa kjo ngj...
Kosova dhe kudo ka shqiptarë, mbajnë sot frymën. Teksa ka nisur seanca në Hagë ku do të jepet vendimi për 4 ish-drejtues t&...
Sot është dita e vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Pas një prej proceseve më t&eu...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, reagoi në pritje të vendimit për drejtuesit e UCCK-së në Hagë. Sipas tij, so...
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur optimizmin e tij pak orë...
Kongresisti amerikan, Keith Self, shprehu shqetësim për atë që ai e konsideron ndikim të anshmërisë politike në vendim...
Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka udhëtuar drejt Hagës, ku sot pritet të shpallet vendimi për ish-krer&eu...