Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...

Në maj të vitit 1959, nga Bruklini i Amerikës, At Vasil Dhimitri i Kishës Ortodokse Shqiptare i shkruante Enver Hoxhës për lirimin nga burgu të vëllait të tij, Ilo Dhimitër Argjendarit, një prej argjendarëve më të njohur të Korçës.
Ilo Argjendari vinte nga një familje e njohur patriotike korçare, me kontribute në jetën qytetare të Korçës. Por kishte edhe një tjetër fakt që e bën këtë letër edhe më domethënëse: Enver Hoxha e njihte mirë. E njihte që prej viteve të Liceut të Korçës, kur qyteti kishte ende atë frymën e vet të vjetër, me familje të kulturuara, zanatçinj të zotë, klerikë, mësues, tregtarë dhe patriotë që kishin ndërtuar autoritet me punë dhe emër.
Por pushteti komunist nuk kurseu as njerëzit e njohur, as familjet me kontribute, as lidhjet e hershme. Aq më pak njohu mëshirë.
Letra e At Vasil Dhimitrit, e datës 16 maj 1959, është një lutje e përmbajtur, e dhimbshme dhe njerëzore. Ai i kujton Hoxhës se kishte marrë një letër nga Korça, ku kishte mësuar se vëllai i tij, Ilo Argjendari, ndodhej në burg. E quan “një nga patriotët dhe të mirët” dhe i kërkon lirimin.
Në ato rreshta nuk ka gjuhë politike. Ka vetëm dëshpërimin e një vëllai që i drejtohet njeriut më të fuqishëm të vendit, duke shpresuar se kujtesa personale, njohja e dikurshme dhe reputacioni i një qytetari korçar mund të hapnin një derë.
“Do t’ju garantoj unë juve se vëllaj tim nukë do të bjerë më në ngatërresa”, shkruan At Vasili.
Kjo fjali tregon shumë për kohën. Njerëzit nuk kërkonin më drejtësi, sepse drejtësia ishte bërë pronë e partisë. Kërkonin mëshirë. Dhe mëshira ishte ndoshta e vetmja pjesë e karakterit që askush nuk ia njohu kurrë diktatorit shqiptar.
Enver Hoxha ndërtoi një regjim ku frika ishte më e fortë se kujtesa, ideologjia më e rëndësishme se miqësia dhe pushteti më i shtrenjtë se çdo lidhje njerëzore. Edhe ata që i kishte njohur herët, edhe ata që vinin nga qyteti i tij i formimit, edhe ata që dikur mund të kishin ndarë të njëjtat rrugë, të njëjtat ambiente, të njëjtën Korçë, mund të përfundonin në burg pa asnjë ndalim moral.
Historia e Ilo Argjendarit është pikërisht një nga ato histori që tregojnë natyrën e vërtetë të regjimit komunist. Ai nuk u mjaftua me ndëshkimin e kundërshtarëve. Goditi edhe njerëzit që nuk përbënin rrezik, por kishin emër, dinjitet, kujtesë dhe pavarësi të brendshme.
Në fund të letrës, At Vasil Dhimitri e mbyll me fjalët “Juaj me besë”.
Një formulë e vjetër shqiptare, e shkruar me dorë nga një prift në Amerikë, për një njeri që në Shqipëri kishte ngritur një shtet ku besa, miqësia dhe mëshira nuk kishin më vend.
Edhe për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshëm atmosferike. Moti parashikohet kryesisht kt...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth 20 mijë lekë më pak në muaj se ato me kryefamiljar burrë, duke nxjerr...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për shpenzimet roaming në kontratat e pajtimit mujor, si masë për mbr...
Ka ndërruar jetë në spital 49-vjeçari K. C., i cili më herët u plagos me mjet prerës në rrugën “Marko Bo&cc...
Pak ditë pas vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri nga pronari italian i një banese, mediat italiane japin të tjera detaje p...
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër. Drejtoria e MZSH-së Gjirokastë...
Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 49-vjeçar, pas një konflik...
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka ngritur shqetësimin për pasojat që mund të ketë rrjedhja e informacioneve të klasifikuara gjat&eum...
“Mirëmbrëma, jam Roberto Mollo. Kam pasur hajdutë në shtëpi, unë u mbrojta… njëri ka vdekur”. Këto ja...
Gazetarja Anduena Llabani ka hedhur dritë mbi disa prej zhvillimeve më të fundit të hetimit të SPAK-ut, ku në qendër ësh...