Nga shkarkimi në Kosovë te kreu i SHISH/ Berisha: Rama dhe Vlora Hyseni, nën urdhrat e Vuçiç! Haxhiu… kumbari
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke rikthyer n&...
Nga L’Express Nga shërbimi sekret, në arrest shtëpiak. Kreu i shërbimit të inteligjencës së Shqipërisë (SHIS...
Një akt-ekspertimi për makinën “Land Rover Defender”, i kryer me kërkesë të SPAK nga Policia Shkencore, ka mbërit...
Pas shallit që bëri bujë sot, vjen një tjetër zhvillim që ndryshon tërësisht historinë. Një ndjekës i P...
Altin Kokici, një 51-vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vdekur natën mes të mërkurës dhe të enjtes...
Autoritetet shqiptare kanë ndaluar tre ngarkesa kanabisi nga Kanadaja gjatë tre muajve të fundit, duke sekuestruar më shumë se 230 kilo...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u shtohen edhe 40 mln euro të tjera në vit barra fiskale nga vendosja...
Një ngjarje e rëndë e ndodhur më 16 shtator në Sarandë, e cila nuk ishte bërë publike më herët, ka përfun...
AGSH ka dënuar shoqërimin e gazetares Vjolanda Peca gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë. Asociacioni i Gazetarëv...
Një lëvizje e bujshme mund të konkretizohet në Serie A. David Alaba, ish-mbrojtësi i Real Madridit, është pranë transf...

Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një aktivitet bazë të përditshëm.
Ecja dhe shikimi janë dy problemet që raportohen më shpesh, ndërsa Shqipëria ka një nivel më të ulët se mesatarja europiane në total, por për disa vështirësi specifike, si ecja, dëgjimi, komunikimi dhe kujdesi për veten, përqindjet janë më të larta se në BE.
Sipas të dhënave të Eurostat, 28.4% e personave 16 vjeç e lart në Shqipëri raportonin në vitin 2022 vështirësi të moderuara ose të rënda në të paktën një nga gjashtë aktivitetet bazë të matura: shikim, dëgjim, ecje, kujtesë ose përqendrim, komunikim dhe kujdes për veten.
Në të njëjtin vit, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 37.4%. Eurostat vëren se më shumë se një në tre europianë të kësaj grupmoshe raportonte të paktën një vështirësi të tillë.
Shqipëria është e teta nga fundi, që raporton më pak vështirëi. Në Europë, niveli më i ulët i vështirësive raportohet nga Serbia (19.2%), Mali i Zi (20%), Italia (23%).
Problematikat më të mëdh raportohen nga vendet nordike Norvegjia (62.4%), Danimarka (60.1%), Finlanda 54%, teksa ata raportojnë nivele të larta të problematikës me kujtesën dhe përqendrimin.
Për çfarë “ankohen” më shumë shqiptarët?
Në Shqipëri, ecja është vështirësia më e raportuar, nga 19.4% e personave, e ndjekur pothuajse në të njëjtin nivel nga shikimi, me 19.3%.
Më pas renditen vështirësitë në dëgjim, me 13.2%, problemet me kujtesën ose përqendrimin, me 11.1%, vështirësitë për kujdesin ndaj vetes, me 8.5%, dhe ato në komunikim, me 7.3%.
Modeli është i ngjashëm me atë europian, por jo plotësisht. Në BE, në vitin 2022, problemi më i përhapur ishte shikimi, me 20.3%, i ndjekur nga ecja me rreth 18%.
Eurostat evidenton se shikimi dhe ecja janë në përgjithësi dy vështirësitë më të zakonshme në Europë, ndërsa komunikimi dhe kujdesi për veten janë më pak të shpeshtat.
Por Shqipëria del mbi mesataren e BE-së në katër nga gjashtë problematikat.
Vështirësitë në ecje raportohen nga 19.4% e shqiptarëve, kundrejt 18.3% në BE; në dëgjim nga 13.2%, kundrejt 11.9%; në kujdesin për veten nga 8.5%, kundrejt 6.6%; ndërsa diferenca më e madhe është te komunikimi, 7.3% në Shqipëri kundrejt 4.7% në BE.
Në të kundërt, vështirësitë në shikim janë pak më të ulëta se mesatarja europiane, 19.3% kundrejt 20.3%, ndërsa diferenca është më e madhe te kujtesa dhe përqendrimi: 11.1% në Shqipëri, kundrejt 15.2% në BE.
Shqipëria e dyta në rajon, pas Maqedonisë së Veriut
Në Ballkanin Perëndimor, për krahasimin e të njëjtit vit, Maqedonia e Veriut kishte përqindjen më të lartë, me 34.8% të popullsisë 16 vjeç e lart që raportonte të paktën një vështirësi të moderuar ose të rëndë.
Shqipëria renditej e dyta me 28.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina me 24%, Serbia me 21.9% dhe Mali i Zi me 20%.
Maqedonia e Veriut kishte nivelet më të larta në rajon për pothuajse të gjitha kategoritë: 26.6% për shikimin, 22.1% për ecjen dhe 14% për dëgjimin. Shqipëria renditej e dyta në këto kategori.
Përjashtimi është komunikimi. Me 7.3% të personave që raportojnë vështirësi të moderuara ose të rënda, Shqipëria kishte nivelin më të lartë në rajon, përpara
Maqedonisë së Veriut me 6.2%, Serbisë me 3.6%, Bosnjë-Hercegovinës me 3.4% dhe Malit të Zi me 2.1%.
Edhe për kujdesin ndaj vetes, Shqipëria kishte një nivel relativisht të lartë prej 8.5%, vetëm pas Maqedonisë së Veriut me 9.2%.
Një problem rrallë vjen i vetëm
Të dhënat tregojnë edhe se një person mund të raportojë njëkohësisht disa lloje vështirësish. Për Shqipërinë, shuma e gjashtë kategorive arrin në rreth 79%, megjithëse vetëm 28.4% raportojnë të paktën një problem.
Në mënyrë të thjeshtuar, raporti mes këtyre treguesve sugjeron se personat shqiptarë që kanë të paktën një vështirësi raportojnë mesatarisht rreth 2.8 lloje problemesh. Në BE, Eurostat llogariste rreth 2.1 lloje vështirësish për person mes atyre që kishin të paktën një kufizim në vitin 2022.
Në Europë, të ardhurat bëjnë diferencë
Raporti më i fundit i Eurostat për kushtet e jetesës në Europë e lidh fort praninë e këtyre vështirësive edhe me gjendjen ekonomike.
Në vitin 2025, për secilën nga gjashtë aktivitetet, europianët në rrezik varfërie raportonin më shpesh vështirësi sesa pjesa tjetër e popullsisë. Diferenca ishte më e fortë tek ecja: 24.9% e personave në rrezik varfërie raportonin probleme të moderuara ose të rënda, kundrejt 16.9% të atyre që nuk ishin në rrezik, një hendek prej 8 pikësh përqindjeje.
Hendeku mes dy grupeve ishte 6 pikë përqindjeje për problemet me kujtesën dhe përqendrimin, 4.9 pikë për shikimin, 4.3 pikë për kujdesin ndaj vetes, 3.5 pikë për komunikimin dhe 1.8 pikë për dëgjimin.
Mosha është një tjetër faktor i rëndësishëm. Në BE, vetëm 3.4% e personave 16-44 vjeç raportonin vështirësi të rënda në aktivitetet bazë në vitin 2022, ndërsa te grupmosha 65 vjeç e lart përqindja arrinte në 22.7%.
Të dhënat bazohen në anketën EU-SILC dhe në metodologjinë e Washington Group on Disability Statistics. Ato matin vështirësitë e vetëraportuara, jo diagnozat mjekësore, dhe përfshijnë personat 16 vjeç e lart që jetojnë në familje private; personat që jetojnë në institucione nuk përfshihen në popullatën e referencës./Monitor
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor q&...
Në Shqipëri ka 28 mijë gra me shume sesa burra. Edhe pse statistikat e lindjeve gjate viteve te fundit tregojne per nje raport ku donimojne djemt...
Shtylla të amortizuara, linja të dëmtuara dhe tela të varur në disa segmente. Kjo është panorama e rrjetit elektrik në f...
Të paktën 50 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose të afërmit e tyre gjatë vitit 2024, që do të thot&eu...
Një e moshuar nga Kurbini, banesa e së cilës u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, rrëfen se prej gjashtë vitesh je...
Pavarësisht digjitalizimit, me shërbimet “një klikim larg”, administrata shqiptare vijon të shtohet. Në fund të vitit ...
Një qytetar ka denoncuar pranë “Piranja News”, mbetjet e shumta pranë Pallatit të Sportit në Durrës, i mbuluar me mbet...
Banorët e Peshkanit të Vogël thonë se komisioni ende nuk ka mbërritur në zonë për të bërë verifikimin e d...
Shqipëria rezulton ndër rastet e veçanta ku shpenzimet për furnizimin me ujë dhe kanalizimet janë më të larta se niv...