Ndryshime në qeveri/ Rama pritet të shkarkojë sot Besfort Lamallarin, ja kush pritet të zërë vendin e tij
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e qeveris&eum...
Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë sot ndryshime në qeveri. Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e qeveris&eum...
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë në...
Më 14 shtator të vitit 2020, në orën 18:49, në adresën elektronike të ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
Dy mjekët e arrestuar në hetimin për vdekjen e Giorgos Mazonakis pritet të paraqiten para prokurorit sot, të prem...
Një dron sekret kinez, i njohur si WZ-X ose “Përbindëshi i Malanit”, ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ushtarak&eum...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin për të nisur luftën me Iranin dhe se, nëse ...
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me 80 lekë. Ndërkoh...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka sekuestruar dy vila luksoze në jug të vendit ish z&eu...
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në New York City. Në orën 8:46 të mëngjesit, Fluturimi 11 i A...
Kryeministri Edi Rama e mbylli vitin duke kritikuar punën e drejtësisë së re dhe kryesisht atë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, ndërkohë që zyrtarë të lartë të qeverisë së tij po përballen me akuza penale.
Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama ironizoi dhe relativizoi akuzat e ngritura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe drejtoreshës jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj, ndërsa iu rikthye krahasimit butaforik të SPAK me ‘Sigurimin’ famëkeq të komunizmit.
Por gjuha e Ramës është e dykuptimtë dhe fsheh raportin e tij të pritshëm me sistemin e drejtësisë.
“Që sot në Shqipërinë që unë jam kryeministër, të trajtohen njerëz sikur janë përballë Sigurimit, me ato metodat e ndyra?!”- pyeti ai në mënyrë retorike në një nga komentet e shumta mbi punën e SPAK-ut. “…Po kjo nuk do të thotë fare që ’duhet të hedhim beben bashkë me ujin’…”– shtoi më tej ai duke iu referuar drejtësisë.
Që prej miratimit të reformës në drejtësi një dekadë më parë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri dominon agjendën politike të vendit dhe perspektivën e integrimit drejt Bashkimin Europian. Zbatimi i kësaj reforme konsiderohet gjithashtu një investim ndërkombëtar për fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri, me mbështetje të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Vetë Rama e përdori reformën në drejtësi si një ‘trofe’ në përballjet elektorale, duke e portretizuar veten si ‘krijues’ dhe ‘mbrojtës’ të saj, ndërkohë që një numër ministrash dhe zyrtarësh të lartë të qeverisë së tij u përballën me akuza për korrupsion apo shpërdorim detyre.
Me marrjen në mbrojtje të numrit 2 të qeverisë dhe drejtoreshës së AKSHI, Rama po bën sot atë që kishte premtuar publikisht se nuk do ta bënte asnjëherë. Por përtej retorikës, testi i vërtetë i raportit të qeverisë me drejtësinë mbetet qëndrimi ndaj kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindramilionë euro.
Altin Gjeta, studiues i Shkencave Politike pranë Universitetit të Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar beson se kryeministri bën retorikë për ‘konsum të brendshëm politik”, pa bërë sipas tij akte që çojnë në sulme konkrete ndaj drejtësisë së re.
“Nëse kryeministri i Shqipërisë fillon një sulm frontal apo qoftë edhe përpjekje për të ngushtuar hapësirën e veprimit të strukturave të posaçme, gjykoj se do të përballej me sanksione nga administrata amerikane,” tha Gjeta për BIRN.
“Sepse pas një investimi të madh politik, financiar dhe në burime njerëzore, SHBA dhe BE nuk do të lejonin asnjë aktor politik të vrasë ‘beben e tyre’ në këtë fazë kur ka filluar të ecë shpejt dhe po jep rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shtoi ai, duke theksuar se kjo do të minonte besueshmërinë e tyre dhe politikën e stabilizimit dhe ankorimit përfundimtar të Shqipërisë në BE.
Sipas Ermal Hasimes, pedagog i Shkencave Politike, qeveria “Rama” e ka humbur “legjitimimin moral” për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit.
“Ajo (qeverisja) mbahet në këmbë elektoralisht nga klientelizmi, shfrytëzimi i administratës dhe aleanca me krimin e organizuar dhe media klienteliste,” tha Hasimja, duke shtuar se ndërkombëtarët e kanë toleruar Ramën si garanci stabiliteti.
Por gjërat sipas tij po ndryshojnë.
Sjellja e pritshme e SHBA-ve, sipas tij, lidhet me strategjinë e re kombëtare që kanë si objektiv madhor luftën kundër drogës dhe vënien në shënjestër të krimit të organizuar shqiptar, si një nga organizatorët kryesorë të trafiqeve ndërkombëtare.
“Këta segmente të krimit kanë sot një bazë të sigurtë dhe mbrojtje politike në Shqipëri. Pikërisht kjo mbrojtje e vendos Rilindjen e Ramës në konflikt me politikën amerikane,” thekson ai.
Azmi Stringa, lektor i Financës në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, beson se në mënyrë të vijueshme e të qëllimshme, politika shqiptare nga të dy krahët ka punuar për të sabotuar punën e drejtësisë dhe kjo është e ditur për partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë dhe distancimin me qeverisjen.
“Strategjia kryesore ka qenë ajo që mund të quhet ‘vrasja e ngadaltë’ e SPAK-ut,” tha Stringa për BIRN.
Në këtë kontekst, sipas tij, sjellja e kryeministrit Rama në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit ka bërë që ai të humbë besimin dhe të jetë më i izoluar në raport me aktorët ndërkombëtarë të nivelit të lartë.
“Ai nuk trajtohet më si partner politik me të cilin ndërtohen procese afatgjata, sepse për partnerët është bërë e qartë se mbështetja formale ndaj reformës ka bashkëjetuar me sabotimin e saj në prapaskenë,” sugjeron Stringa.
Në të kundërt, sipas tij, qeveria ka reflektuar tolerancë ndaj krimit të organizuar, mungesë vullneti për hetimin e korrupsionit të lartë dhe tentativa të vazhdueshme për të ndikuar institucionet kyçe të drejtësisë.
Tabloja është pak a shumë e ngjashme dhe në sytë e Hasimes, i cili sugjeron se, “pas daljes në shesh të fakteve të pakundërshtueshme të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ndërkombëtarët e kanë të vështirë të legjitimojnë Ramën përpara opinionit publik të vendeve të tyre”.
Ndërkohë, ai vlerëson se kryeministri Rama gjendet sot mes ‘dy zjarresh’.
“Ai nuk heq dot dorë nga aleanca me botën e errët që i siguron vota dhe pushtet, por nuk ka as luksin të hyjë në konflikt me ndërkombëtarët,” tha Hasimja, duke shtuar se kryeministri Rama gjendet sot përpara dy zgjedhjesh; rrëshqitjes drejt izolimit dhe autoritarizmit të plotë ose heqjes dorë nga gjithçka, duke shpresuar për një “tërheqje sa më pak të dhimbshme”.
E vetmja pjesë e mozaikut që mungon për momentin, shton Hasimja, “është një opozitë e fortë dhe e besueshme në Shqipëri”./BIRN
Rruga “Pjetër Budi”, në Tiranë kthehet në kënetë nga reshjet e shiut që prekën vendin tonë dy dit&eum...
Një borëpastruese në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë. Teksa po pastronte dëborën në ...
Edhe pse tashmë është dënuar me 10 vjet burg, serbi Jezdimir Srdan po përballet me një proces të dytë penal për k...
Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale përmes llogarive falsë nj&eu...
Mjeku Erion Dasho, ngre alarmin për mënyrën se si trajtohet siguria e medikamenteve në Shqipëri, duke e krahasuar situatën me st...
Një bandë shqiptare ka pranuar se ka kryer një sërë bastisjesh me vlerë 1 milion paund në vila në të gjithë ...
Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar lundrimin e mjeteve t&eu...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar k...
Një familje ka denoncuar në Piranjat News bashkinë Kavajë, e cila nuk i ka iu ka ardhur në ndihmë kur shtëpia e tyre u p&eu...
Me kalimin e orëve, situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet si pasojë e rritjes së nivelit të ujit...