AKTUALITET

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim! Fenomeni u hap gjatë zgjedhjeve të 2025

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 21 Qershor 2026, 17:08

Eskortat në burgje/ 17 raste të takimeve speciale nën hetim!

Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, ka sjellë hapjen e disa dosjeve penale në prokurorinë e Durrësit, Fierit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

Fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare u përhap në masë gjatë kohës së zgjedhjeve, ku vajza të ShowBizzit Shqiptar dhe ato me kombësi të huaj, kanë thyer sigurinë e burgjeve duke hyrë në dhomat speciale të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në Korçë, Elbasan dhe prokuroritë e tjera të mësipërme, kanë nisur hetimet që prej muajit Korrik 2025, kohë kur u zbulua në media dhe rasti flagrant i hyrjes për takim special mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu dhe modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Sipas verifikimeve të kryera nga gazetari Elton Qyno, i cili zbuloi dhe rastin e Ziza Pajazitit, në total janë 17 procedura hyrje-dalje që janë marrë nën hetim nga prokuroritë e ndryshme.

Prokuroritë që kanë për juridiksion disa burgje, ku është realizuar ky fenomen, rezulton të kenë dokumentacionin dhe pyetur persona konkretë për këtë situatë.

Juristë burgjesh dhe krerët e policisë së burgjeve janë marë në pyetje duke dhënë sqarime mbi rastet konkrete se si kanë arritur vajzat të çajnë sigurinë e burgut dhe marin takime speciale me të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rasti më i fundit i bërë publik nga deputeti i PD, Flamur Noka, ishte situata e futjes së një vajze që siç pretendoi Noka, ishte një eskortë që futej në burgun e Peqinit për takim special me të dënuar.

Nga verifikimet e kryera rezulton se vajza në fjalë ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut rreth periudhës së muajit Korrik 2025, kohë kur drejtor i këtij burgu ka qënë, i ndjeri Edmond Llabani.

Llabani, mori detyrën e drejtorit të komanduar të burgut të Peqinit në muajin Prill 2025 dhe më pas në 15 Janar 2026, ai u komandua drejtor i burgut të Durrësit.

Kujtojmë se fenomeni i hyrjes nga jashtë të vajzave nëpër burgjet shqiptare, është konstatuar nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka referuar materialet hetimore pranë prokurorive përkatëse, të cilat tashmë po kryejnë hetime mbi disa zyrtarë.

Forma më e shpeshtë se si këto vajza kanë hyrë në burgje për takime speciale, është ajo e përdorimit të deklaratave noteriale të bashkëjetesës me të dënuar të ndryshëm, kanë hyrë si avokate ligjore të zgjedhura nga vetë të dënuarit, deri tek formatizimi i dokumenteve si sociologe dhe psikologe. Futja e vajzave eskortë për takime speciale, në burgjet Shqiptare u përsërit në shumë raste, gjatë periudhës parazgjedhore dhe paszgjedhore të 11 Majit 2025, kohë kjo kur vendi ishte në ethet e fushatës elektorale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?