AKTUALITET

Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 07:17

Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një vit më parë, të ardhurat nuk janë rritur.

Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai.

“Na është rritur kosto e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros.

Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”. Ai shton se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku për shkak të forcimit të Euros janë rritur kostot e çdo produkti.

Edhe turistët, sidomos ata nga Kosova, po përballen me shtrenjtim indirekt të çmimeve.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Euro u këmbye mesatarisht 100.7 lekë në 2024-n, nga 123 lekë në 2019-n, kur dhe filloi bumi i turizmit, që u ndërpre përkohësisht nga pandemia.

Kjo ka bërë që të ardhurat e operatorëve të jenë automatikisht rreth 18-20% më të ulëta vetëm nga efekti i zhvlerësimit të monedhës së përbashkët.

Z. Male thotë se nuk është vetëm turizmi që është dëmtuar nga Euro e dobët, por edhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia, apo industria e fasonit. “Rreth 70% e ekonomisë po dëmtohet.

Të vetmit që po dalin të fituar janë importuesit”.

Z. Male, ekonomist, nuk arrin të kuptojë se si qeveria ka ndërmarrë vetëm politika që kanë çuar në zhvlerësimin e Euros.

“Pse qeveria duhet të rrisë peshën e borxhit në valutë dhe të emetojë eurobonde, ndërkohë që ka të paktën dy vjet që buxheti është me suficit dhe nuk arrin të shpenzojë paratë. Pse nuk i rrit pensionet që të shtojë qarkullimin e parasë në ekonomi?!”

Edhe për 2025-n, hoteleria, të paktën në kryeqytet, nuk po sheh rritje, sipas tij. Në muajt e parë kishte rënie rreth 5%, ndërsa në gusht ishte pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë.

Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë.

“Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”.

Për më tepër, turistët që vijnë në Shqipëri, janë me kosto të ulët. “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend, ku 80% e tregut ajror zotërohet nga kompanitë me kosto të ulët, të cilat sjellin turistë që shpenzojnë pak”.

Rritje të fortë të aktivitetit të hotelerisë nuk presin më as bizneset e bregdetit. “Viti 2024 ishte një vit mjaft i mirë për turizmin, me një rritje 10%, që në fillim as nuk e mendonim. Gjithsesi, mendoj që nuk do të kemi një rritje të tillë dyshifrore në vazhdim.

Për hotelerinë, shifrat e rritjes së turizmit duhet ë lexohen me kujdes pasi vetëm 17-18% e të huajve që vijnë në Shqipëri qëndrojnë në struktura të kategorizuara si hotele.

Pjesa tjetër qëndrojnë në apartamente me qira ditore ose shkojnë takojnë familjarë. Pra numri i hyrjes së të huajve në vend jo domosdoshmërish shfaqet edhe në hotele”, pohon Fatos Çerenishti, nga “Fafa Group”.

Pavarësisht potencialit, sektori i hotelerisë përballet me shumë sfida.

“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit ku unë kam edhe aktivitetin. Si fillim ishte mungesa e ujit, për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri.

Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar, pasi duke qenë një biznes sezonal, si dhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojnë në zinxhir të gjithë.

Edhe për infrastrukturën shumë punë është bërë, por ka ende shumë për t’u bërë. Sezoni veror 2025 mendoj se pak a shumë do të jetë në të njëjtat nivele si viti 2024 pa ndonjë rritje domethënëse”, pohon z. Çerenishti i “Fafa Group”./Monitor

Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan