Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

TIRANA- Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat. Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE.
Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet e Elbasanit të Tiranës. Në këtë rajon, fuqia blerëse është sa 38% e mesatares së BE raporton Eurostat, i cili referon se edhe Rajoni i Jugut në Shqipërisë (Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë) ka fuqinë blerëse sa 28% e mesatares së BE më 2022, një nga më të varfrat në Europë.
Në total, Shqipëria ka të ardhurat për frymë në raport me fuqinë blerëse sa 34% e mesatares së BE në vitin 2022. Ndonëse ekonomia jonë po rritet më shpejt sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.
Të dhënat tregojnë se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit. Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia e vendit u rrit me 27,8% nga 2011 më 2021, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%. Brenda rajonit të Veriut, ecurinë më të dobët e ka Qarku i Kukësit, ekonomia e të cilit ka pësuar rënie me 6.6% në dekadën e fundit. Ndërsa rritja reale e PBB-së në rajonin Shkodër ishte vetëm 1.7% gjatë 2011-2022 në një kohë që ekonomia kombëtare u rrit me gati 28%.
Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare.
Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më të varfrat në vitin 2011, janë varfëruar më tej në dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojnë kohezionin social dhe për shkak të kësaj dukurie, qarqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtësi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore të shumta.
Në Shqipëri mungojnë politikat e zhvillimit rajonal dhe shpesh financimet e qeverisë qendrore nuk kanë shpërndarje të drejtë në raport nevojat. Psh pavarësisht se të dhënat zyrtare tregojnë se Kukësi dhe Shkodra po përkeqësojnë nivelin e tyre ekonomik, qeveria çon investimet në qarqe që kanë më pak nevoja lokale dhe kanë potenciale më shumë për tu zhvilluar.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera./ Monitor
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të ...
Foto ilustruese TIRANË- Një shqiptar sot pritet që të jetojë mesatarisht rreth 80 vjeç, sipas të dhënave të ...
foto ilustruese IZRAEL- Ambasada shqiptare në Izrael ka reaguar pas sulmit të fundit me raketa balistike nga Irani. Në njoftimin e ambasad&e...
Foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, ekspertë të zgjedhjeve po nxitin autoritetet që të kryejnë rregullime ligjore ...
pamje nga aksidenti FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vlorë në afërsi t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i Eurozonës ra në 1.8% në shtator, nën objektivin prej 2% të Bankës Qendrore Europian...
gjykata kushtetuese TIRANË- Parlamenti hap procedurën për plotësimit e vendit vakant, të krijuar pas dorëheqjes së gjyqt...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është mbajtur seanca e radhës për dosjen "Metamorfoza". Seanca ka përfunduar pas 3...
klevisa ymeri KROACI- E reja shqiptare, Klevisa Ymeri e cila aksidentoi për vdekje vëlla dhe motër, Stjepan dhe Katarina Der...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese Fatos Lulo. Mësohet se Lulo akuzohet për mosdek...