Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Skandali i mikrokredive ka ekspozuar deri më tani si aktorë të dorës së parë të paktën dy institucione financiare jo-bankare, “MCA” dhe “Final”, si edhe një dyzinë me përmbarues privatë.
Por, prokurorët e çështjes në Prokurorinë e Tiranës besojnë se skandali shkon shumë më thellë dhe përhapja është shumë e gjerë.
Të pyetur nga “Boldnews.al” për përfshirjen e agjencive të tjera të mikrokreditit në këtë skemë, ata tregohen të rezervuar dhe deklarojnë se “duhen pritur rezultatet e mëtejshme të hetimit”.
Megjithatë, në këtë histori shfaqet si “hije” një tjetër agjenci e mikro-kreditit, “Iute-Albania”.
E regjistruar në Shqipëri në gusht të vitit 2014, prej dy estonezëve Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu, me një histori tejet problematike deri në përzënie nga Kosova, “Iute Albania” shfaqet, megjithëse indirekt, në të paktën dy momente kyçe të“aferës së mikrokredive” në Shqipëri.
“Iute” ka qenë (1) pronare e “Final” për një periudhë tërëndësishme kohore të kësaj shoqërie, si edhe (2), dokumenta tëpublikuar në media tregojnë se ajo ka shitur “kredi të këqija” nëmënyrë të dyshimtë tek “MCA”.
Këtyre veprimeve të dyshimta u shtohen edhe denoncime, kryesisht në rrjete sociale, për aplikimin nga ana e saj të kredive me interesa shumë të larta, deri në 800 përqind.
Pronare e “Final”
Shoqëria e mikrokreditit, “Final”, e vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Tiranës në korrik të vitit 2024, është krijuar në vitin 2008. Gjatë viteve, pronësinë e saj e kanë pasur emra që dikur kanë qenë tejet publikë apo edhe të tjerë biznesmenë të njohur.
Në periudhën 2016-2018, një ndër 4 aksionerët e “Final” ka qenë grupi “Balfin” i biznesmenit Samir Mane.
Në 17 Prill 2018, ortakët ia shesin të gjithë aksionet e tyre kompanisë së mikrokreditit “Iute Albania”, për një shifër prej 192 milionë lekë të reja. Prej këtij momenti, “Final” ishte e gjitha në pronësi të “Iute Albania”.
Vetëm një vit më vonë, në Maj 2019, “Iute Albania” ia shet tëgjithë aksionet e “Final”, Arben Maksutit, një i arrestuar së fundmi për skandalin e mikrokredive. Shuma në kontratë është 100 milionë lekë të reja.
Pra, brenda një viti, “Iute Albania” e blen dhe e shet kompaninë “Final”, duke dalë me humbje plot 92 milionë lekë të reja.
Një pazar që nuk duket aspak i mirë, aq më tepër për një kompani si “Iute” që duhet të ketë treguar efikasitet në treg, përsa kohë portofoli i saj financiar llogarit miliona e miliona euro.
Bashkëpunimi Iute- MCA
Ndërkohë që merrej me transaksionin e “Final”, shoqëria “Iute Albania” vijonte aktivitetin e saj primar, atë të dhënies sëkredive të shpejta. Duket se, gjatë këtij aktiviteti, “Iute” kishte krijuar një portofol kredish të këqija.
Në një dokument të publikuar së fundmi në media, shihet njëkontratë mes “Iute Albania” dhe “MCA”. Në bazë të këtij dokumenti, “Iute Albania” cedon nga kreditë e këqija që kishte mbledhur në një vlerë totale rreth 500 mijë euro dhe këtëportofol ia shet kompanisë së mikrokreditit, “MCA”, për vetëm 72 mijë euro.
Kontrata mes “Iute Albania” dhe “MCA” është e shoqëruar me listën e rrethj 400 “kreditorëve të këqinj” të Iute, të cilët nga ai moment do të përballeshin me “morsën” e “MCA”-së.
Transaksioni mes dy shoqërive të mikrokreditit është i dyshimtëdhe duket se ka kaluar në heshtje ose symbylltasi nga Banka e Shqipërisë.
Për të kuptuar më mirë, duhen parë kuadri ligjor dhe sqarimet qëka dhënë publikisht Banka e Shqipërisë për çështjen e “blerjes sëkredive të këqija” dhe aktorët që duhet të përfshiheshin në këtë proces.
Në vitin 2015, Banka e Shqipërisë konstatoi se një portofol shumë i madh “kredish të këqija”, të mbledhura ndër vite nëbankat e nivelit të dytë, rrezikonte seriozisht veprimtarinëbankare dhe, rrjedhimisht, edhe ekuilibrat makro-ekonomikë tëvendit.
Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisëmiratuan “Planin Kombëtar për reduktimin e kredive me probleme”.
Bazuar në këtë Plan, Banka e Shqipërisë miratoi në vitin 2016 ndryshimet në një rregullore të mëhershme “Për liçencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë nga instititucionet financiare jobanka”.
Në bazë të ndryshimeve në Rregullore, tashmë institucioneve financiare të mikrokreditit u lejohen që të blinin kreditë e këqija të bankave të nivelit të dytë dhe, në këtë mënyrë, i lironin ato nga barra e rëndë administrative dhe gjyqësore.
Një sqarim të detajuar për mënyrën e funksionimit dhe “blerjes së kredive të këqija” ka dhënë Banka e Shqipërisë në 8 Maj 2024, pas shpërthimit të skandalit të mikrokredive, e cila u shoqërua më pas me arrestimin e disa personave.
“Niveli i kredive me probleme në atë kohë ishte tepër i lartë, duke e kaluar vlerën 25% të kredisë totale. Ky nivel, në kushtet edhe të kulmimit të pasojave të krizës financiare në Greqi dhe efekteve të saj në sistemin financiar shqiptar, përbënte një skenar tejet të rrezikshëm që mund të thellohej më tej, duke cenuar drejtpërdrejt parametrat kryesorë të shëndetit bankar dhe duke u kthyer në një kërcënim serioz të kursimeve të qytetarëve të depozituara pranë bankave të nivelit të dytë”, thotë ndër të tjera Banka e Shqipërisë në atë sqarim.
Pra, në çdo rast, qëllimi kryesor dhe i vetëm i Bankës sëShqipërisë ishte lejimi i institucioneve të mikrokreditit të blinin kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë për t’i dhënëfrymëmarrje sistemit bankar.
Askund nuk thuhej që shoqëritë e mikrokreditit t’i shisnin njëra-tjetrës kredi të këqija, siç ndodhi në vitin 2021 mes “Iute Albania” dhe “MCA”.
Por, mesa duket, ky boshllëk legjislativ u ka dhënë mundësi dy kompanive institucioneve financiare jo-bankare që të kryejnëtransaksion mes tyre, nën dyshimet për shkelje të ligjshmërisë.
Historia problematike e Iute në Kosovë
Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.
“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janë edhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.
Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.
Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit.
Iute Credit dhe “Monego” kishin paraqitur në planin e biznesit norma efektive interesit, respektivisht 34 dhe 26 për qind. Por, sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore të Kosovës, ato kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.
Pas vendimit të Bankës së Kosovës, “Iute Credit” e dërgoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Në nëntor të vitit 2022, Banka e Kosovës njoftoi se e kishte fituar çështjen në Arbitrazh.
Për këtë vendim reagoi në atë kohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti deklaroi se “Kompania mikrofinanciare IuteCredit kishte paditur shtetin e Kosovës në arbitrazh me pretendimin që revokimi i licencës nga Banka Qendrore e Kosovës ishte arbitrar dhe i paligjshëm, pretendime këto që u hodhën poshtë në tërësi nga Tribunali i Arbitrazhit”.
Historia problematike e Iute në Kosovë
Megjithëse veprimtaria e “Iute Albania” në Shqipëri ka kaluar herë pas here në hullitë e dyshimeve mbi paligjshmëri apo abuzim, kjo referuar të paktën raportimeve të herëpashershme mediatike, kompania me pronarë të dukshëm dy estonezët nuk duket se ka pasur ecuri të mirë në shtetin më të ri në botë, nëKosovë.
“Iute Credit” u regjistrua në Kosovë në shhkurt të vitit 2017. Pronarë ishin të njëjtët shtetas estonezë që janë edhe nëShqipëri- Tarmo Sild dhe Allar Ninepuu.
Në dhjetor të vitit 2019, Banka Qendrore e Kosovës vendosi t’i heqë licensën “Iute Credit Kosovo” dhe “Monego”, e cila gjithashtu kontrollohej nga “Iute”.
Në atë kohë, guvernatori i Bankës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, deklaroi se këto dy instiuticione jo-bankare kanë aplikuar norma shumë herë më të larta në kredi, se sa ato që kishin paraqitur nëplanin e biznesit./ Marrë nga Boldnews
Ura DIBËR- Vendi është përfshirë nga një ndryshim i motit ndërsa temperatura kanë rënë duke i dhën&e...
Çifti italian VELIPOJË- Një aksident tragjik u regjistrua të dielën e 18 gushtit në plazhin e Velipojës ku humbi jet&e...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ...
pamje nga aksiedenti POGRADEC- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Than&eu...
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 1 vit e 2 muaj burg në Itali. Mësohet se i riu shqiptarë...
KSAMIL- Gjashtë persona janë proceduar pasi dyshohen se krijuan vendbazime për mjetet e tyre lundruese, pa lejen e organeve kompetente n&e...
SARANDË- Një 23-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Sarandë, pasi ditën e djeshme u për...
Eva Buzo VLORË- Avokatja Eva Buzo që notoi nga Italia në brigjet e Vlorës tha se ndjehet shumë e lumtur për kët&eu...
Vlorë VLORË- Një rast i ndotjes së detit është denoncuarnë Vlorë nga një qytetar. Në një video t&eum...
Foto ilustruese MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e një 72-vjeçari në Memaliaj. Policia bën ...