Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KORÇA- Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i cili akuzohet se kishte një laborator për prodhimin e dokumenteve të flasifikuara. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se 58-vjeçari akuzohet për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.
Prokuroria shton se nga hetimet u provua se i akzuari dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.
Ai falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.
Njofitmi:
Falsifikonte dokumente, diploma, letërnjoftime, pasaporta e vula, Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasin A.R. për ‘laboratorin e prodhimit të dokumeteve të falsifikuara’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.R. për tetë vepra penale në lidhje me falsifikimet, si ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave’, ‘Falsifikimi i vulave’, etj, si dhe ‘Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale’ apo ‘Largimi i të burgosurit nga vendi qëndrimit’.
Nga hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147/1 të vitit 2023, rezultoi se shtetasi A.R. në bashkëpunim me persona të tjerë, kryenin veprimtari të paligjshme në fushën e falsifikimit.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, provoi se ky shtetas dispononte një laborator me të gjitha pajisjet e nevojshme për fabrikimin e dokumentave në mënyrë të jashtëligjshme, në një apartament të ndodhur në Rr. “28 Nëntori”.
Ky shtetas, falsifikonte letërnjoftime, pasaporta, dokumenta zyrtare dhe së fundmi dhe kartëmonedha shqiptare dhe të valutave të huaja, të cilat i tregtonin për një çmim 15 – 20% të vlerës së tyre. Madje ai e vijoi këtë aktivitet të paligjshëm edhe pas masës së sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke vijuar me të njëjtin aktivitet për të cilin ishte nën hetim.
Me kërkesë të prokurorisë u kryen edhe veprime simuluese për blerjen e dokumenteve false kundrejt pagesës dhe pas marrjes, dokumentet iu nënshtruan ekspertimit teknik nga ku u vërtetua edhe fakti se ato ishin false.
Nga hetimet rezultoi se pasi kryhej procesi i falsifikimit, dyshohej se këto porosi i dorëzoheshin shtetasit B.D, i cili kryente rolin e ndërmjetësit duke bërë të mundur dhe kontaktin fizik me porositësin si dhe marrjen e pagesës prej tyre. Për këtë shërbim ndërmjetësimi, ky shtetas mbante një pjesë të pagesës ndërsa pjesa tjetër i shkonte falsifikatorit.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi u gjetën printera, kompjutera, prerëse dokumentash, vula të improvizuara, pasaporta të shteteve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dokumenta të ndryshme të falsifikuara, bojra për printera, etj. Prokuroria sekuestroi vula të shumta në gjuhë të ndryshme, celularë, laptopë, skanera dhe printera e pajisje për stampime e pulla të ndryshme. Po kështu u sekuestruan pasaporta të shumta të shtetasve amerikanë, francezë, grekë, kanadezë, bullgarë, Italianë e shqiptarë, etj të cilat më pas rezultuan të vjedhura ose të humbura dhe përdoreshin si model për të kryer falsifikimin
Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në përfundim se shtetasi A.R. ka falsifikuar një sasi të madhe leje drejtimi, leje qëndrimesh të shteteve të ndryshme, certifikata të aftësimit profesional, karta shëndeti për shtete të huaja si dhe një sasi mjaft të madhe letërnjoftimesh e pasaportash shqiptare dhe të shteteve të ndryshme.
Në rastin konkret, rezulton se shtetasi A. R., ka përdorur dhe falsifikuar një sasi të madhe vulash të institucioneve të ndryshme shtetërore, shqiptare dhe të huaja, të cilat i janë sekuestruar gjatë kontrollit të banesës.
Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe provave të administruara në kuadër të këtij procedimi, rezulton se shtetasi A. R. ka konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimi i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave shkollore”, tre herë, parashikuar nga neni 187/1, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 189/2 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, parashikuar nga neni 188/1 i K.Penal, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve”, më shumë se një herë, me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 190/2 i K.Penal, “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 191/2 i K.Penal, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 287/b/1 i Kodit Penal.
vendi mbulohet nga bora TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se gjatë natës reshjet e dëborës kanë...
policia GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar pakistanez ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Sipas policis&e...
aksi rrugor THETH- Në Bogë-Theth intensiteti i reshjeve ka rënë, por mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje p&eum...
makina TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili është konstatur duke shitur lëndë piroteknike...
DURRËS- Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti që...
policia ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona në flagrancë, për vepra të ndryshme penale. Nga dhuna në familje, t&eu...
bllokim i debores FUSHË ARRËZ- Reshjet e denduara të borës kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmetin rrugor të Iba...
Kapshtice KAPSHTICË- Fluksi i emrigrantëve dhe turistëve gjatë festave të fundvitit po vijon me ritme të larta. Në pik&e...
TIRANA- Qeveria ka vendosur që të shpërblejë për festat e fundvitit forcat e rendit. Mësohet se vendimi është n&e...
TIRANA- Për ditën e enjte pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike mbi vendin tonë për shkak të ...