Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.
Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori.
Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një pjesë më e madhe e qytetarëve arrijnë të mbulohen nga skemat publike me kosto minimale, në Shqipëri duket se çdo kontakt me sistemin shëndetësor shoqërohet me një faturë që rëndon mbi buxhetin e të sëmurëve.
Edhe më shqetësues është fakti se 27% e familjeve shqiptare detyrohen të alokojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për shëndetin. Ky prag konsiderohet kritik nga organizatat ndërkombëtare si OBSH, pasi shpenzime të këtij niveli shpesh çojnë në varfërim të mëtejshëm të shtresave të mesme dhe të ulëta.
Ndonëse vende si Serbia (34%) apo Kosova (32%) kanë përqindje më të larta në këtë kategori ekstreme, struktura e shpenzimeve në Shqipëri tregon një shtrirje më të gjerë të barrës financiare në të gjithë shoqërinë.
Ajo që e bën situatën në Shqipëri unike në rajon është numri shumë i ulët i atyre që nuk paguajnë. Vetëm 9% e familjeve arrijnë të mbajnë shpenzimet shëndetësore nën nivelin 1%. Ky është treguesi më i ulët në Ballkan (ku mesatarja rajonale është 13%), duke sugjeruar se mbulimi “falas” mbetet më shumë një premtim sesa një realitet i prekshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve.
Analistët sugjerojnë se ky trend reflekton nevojën urgjente për një rishikim të listës së barnave të rimbursueshme dhe përmirësimin e menaxhimit të sistemit parësor.
Në kushtet kur pagat po përballen me një inflacion të lartë, fakti që mbi 84% e popullsisë duhet të paguajë shuma të ndjeshme nga xhepi për shëndetin (kategoritë 1-10% dhe mbi 10% së bashku), e vendos sigurinë sociale të vendit në një pozicion mjaft vulnerabël. Kostoja e shëndetit do të vijojë të mbetet një nga pengesat kryesore për rritjen e mirëqenies së familjeve shqiptare në vitet e ardhshme./ Monitor

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën ...
Dashi Një ditë që kërkon përqendrim dhe vetëkontroll. Mund të ndihesh më impulsiv se zakonisht, ndaj është e...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me intervale a...
Zona e Korçës përjetoi një tjetër lëkundje tërmeti mbrëmjen e sotme. Paraprakisht thuhet se mangituda e tërmeti...
Deri më tani, treguam se ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, u ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 316 mili...
Me ndryshimin e pushtetit, Edi Rama mori përsipër të njoftonte ndryshimin e projektit të Qukës-Qafë Thanë, e për kë...
Një projekt i nisur nga qeveria Berisha u vijua dhe filloi zbatimin nga qeveria Rama. Të gjitha të dhënat që treguam deri më sip&e...
Kur Edi Rama shkeli për herë të parë në zyrën e Kryeministrisë në vitin 2013, nisi një propagandë të eths...
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvi...
Nën dyshime për evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka zhvilluar kontrolle disa subjekte që ofrojnë shërbime...