Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Kur Edi Rama shkeli për herë të parë në zyrën e Kryeministrisë në vitin 2013, nisi një propagandë të ethshme se qeveria e mëparshme i kishte lënë “rrugët rrugëve”.
Sot, pas katër mandatesh, koha ka treguar se rrugët e ndërtuara para vitit 2013 i kanë mbijetuar kohës, stuhive të motit dhe stuhive politike, duke garantuar jetën e qytetarëve. Ndërsa shumë nga rrugët dhe tunelet e ndërtuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës, dhe sidomos gjatë periudhës që Belinda Balluku ka drejtuar Ministrinë e Infrastrukturës, sot jo vetëm që janë objekt hetimi nga SPAK për korrupsion galopant, por mbi të gjitha, këto rrugë dhe tunele janë kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Ne kemi denoncuar rrugën Korçë–Ersekë, tunelin e Llogarasë dhe akse të tjera, ndërsa sot do të tregojmë një aferë të re, Qukës–Qafë Plloçë, e cila përveç kostove, po u rrezikon jetën qytetarëve.
Pamjet që sapo ndoqët, janë vetëm disa nga akset kombëtare të ndërtuara gjatë dy mandateve të fundit të Qeverisë Rama.
Këto rrugë dhe tunele, të quajtura “rrugët e florinjta”, përveç kostove të mëdha të ndërtimit, sot janë kthyer në rrezik për jetën e drejtuesve të mjeteve.
Shkaku kryesor i shembjes së rrugëve dhe tuneleve duket se janë abuzimet e mëdha financiare. Një prej këtyre akseve, është rruga Qukës-Qafë Plloçë, e cila për nga ndërtimi zgjati 16 vjet, ndërsa kostot tejkaluan çdo parashikim buxhetor dhe në fund, pasi u inaugurua me dajre dhe tupana, ajo u shemb…
Projekti “Ndërtim i rrugës Qukës-Qafë Plloçë”, është pjesë e korridorit rrugor Tiranë-Korçë dhe parashikonte ndërtimin në një gjatësi 40.5 kilometër, me dy korsi, që përfshin një tunel me gjatësi 375 m.
Kostoja fillestare ishte 152.7 milionë USD. Financimi është parashikuar të realizohet në masën 81.8% nga Banka Islamike për Zhvillim, 16.4% nga Fondi Saudit për Zhvillim dhe 1.8% nga Qeveria Shqiptare.
Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë nisi zyrtarisht ndërtimin në vitin 2009, ku në atë kohë ish-komuna Qukës i paraqet qeverisë së kohës një projekt të hartuar nga kompania SPAHERA, për ndërtimin e Lotit 1 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë.
Sipas dokumentetit, punimet nisën në qershor të vitit 2009 dhe do të përfundonin brenda 4 viteve, pra në vitin 2014. Që në vitin e parë të punimeve mbi këtë vision, nisi edhe ndërtimi i 3 km të para. Për të gjithë aksion, pas një gare ndërkombëtare, Ministria e Transportit dhe Telekomunikaniconit, kontrakton kompaninë Italian AIC Progretti, për të kryer studimin dhe projektimin e segmentit tjetër të rrugës Qukës-Qafë Plloçë me gjatësi 40 km.
Sipas të dhënave të vetë kompanisë italiane, AIC Progetti, puna për projektimin e këtij aksi nisi në muajin qershor të vitit 2009, dhe përfundoi në muajin dhjetor të vitit 2010. Në të dhënat e saj në faqen zyrtare, kompania italiane, e cila ka një CV të pasur me ndërtim rrugësh dhe veprash inxhinierike në disa shtete dhe kontinente të botës, e përshkruan projektin kompleks për shkak të morfologjisë së terrenit.
AIC PROGRETTI
Rruga është afërsisht 40 km e gjatë dhe lidh qytetin e Qukësit me Progradecin. Ajo shtrihet në lartësi që variojnë nga 700 m deri në 1200 m, duke ndjekur një itinerar malor. Ajo përmban 28 viadukte dhe 1 tunel. Prerja tërthore është 10.50 m e gjerë. Projekti është veçanërisht kompleks për shkak të morfologjisë së vendit, e cila kërkonte përdorimin e mureve mbajtëse për pjesë të gjata. Themelet e veprave të artit janë planifikuar si mbi grumbuj ashtu edhe sipërfaqësorë.
Në bazë të këtij projekti është bërë edhe përllogaritja e kostove për ndërtimin e të gjithë segmentit Qukës-Qafë Plloçë, e cila kapte vlerën e 152.7 milionë dollarëve me vlerën e kohës. Në vitin 2013, pak para largimit nga pushteti, qeveria e Partisë Demokratike, kishte siguruar edhe financimin për ndërtimin e plotë të aksit prej 40 km. Sipas dokumenteve zyrtare, Qeveria Shqiptare ratifikon dy marrëveshje huaje.
Me anë të ligjit 128/2013 qeverua ratifikon marrëveshjen e huasë me Bankën Islamike për Zhvillim, e cila parashikonte financimin ndërtimit të Lotit 1 dhe Lotit 2 me gjatësi 30 km në vlerën e 125 milionë dollarëve. Një vit më pas, pra në vitin 2014 me anë të ligjit nr. 46/2014 qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e huasë me Fondin Saudit për Zhvillim, që do të financonte ndërtimin e lotit 3 me vlerë 25 milionë dollarë. Sipas të dhënave zyrtare, i gjithë projekti i ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë do të kushtonte 152.7 milionë dollarë.
Pas sigurimit të financimit nga qeveria e PD dhe nënshkrimi i marrëveshjeve nga qeveria e PS, në muajin korrik të vitit 2015, nënshkruhen edhe kontratat respektive për nisjen e punimeve për ndërtimin e dy loteve të para të rrugës Qukës – Qafë Plloçë me gjatësi totale të dy loteve prej 33.3 km. Sipas informacionit zyrtar të ARRSH, në datën 1 korrik të vitit 2015 kanë nisur zyrtarisht punimet.
Për ndërtimin e Lotit 1, me gjatësi 15 km, kompania fituese u shpall bashkimi i kompanive JV Sintram & Albvia ndërsa mbikqyrës ishte kompania CEC shpk. Vlera e kontratës për ndërtimin e segmnetit të Lotit 1 me gjatësi 15 km ishte 38.2 milionë dollarë.
Për ndërtimin e Lotit 2, që kishte gjithashtu gjatësi 15 km, dhe specifika në ndërtim pasi parashikonte ndërtimin e dy tunleve dhe disa urave, u kontraktua kompania Combain Group. Edhe në këtë lot, mbikqyrës punimesh ishte kompania CEC shpk. Vlera e kontratës për këtë lot sipas ARRSH ishte 63 milionë dollar. Ndërsa pak ditë më vonë është firmosur edhe kontrata për ndërtimin e lotit të 3 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, ku vlera e tenderit ka qenë 33 milionë euro. Afati i përfundimit të punimeve për të tre lotet ishte viti 2018.
Sipas një raporti audimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të kryer gjatë vitit 2021 për ndërtimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë, zbulojmë gjithashtu se donatorët, pra Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, kanë kaluar në filtër të gjithë dokumentacionin dhe tenderat e zhvilluar nga qeveria shqiptare duke dhënë ok përfundimtar për lidhjen e kontratës dhe nisjes së punës. /Plug/
Një gazetar është dhunuar ditën e sotme në Vlorë, teksa ishte duke raportuar në një protestë të zhvi...
Nën dyshime për evazion fiskal, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe ka zhvilluar kontrolle disa subjekte që ofrojnë shërbime...
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ai u arrestua nga autoritetet italiane, pasi ...
Mbrëmjen e së mërkurës tentativat që po bën firma koncesionare “Bankers Petrolium” dhe një kompani nënkontra...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit. Një 48-vjeçar i ka prerë rrugën ish-bashkësho...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjik...
Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak ...
Emërgjencat Civile në Korçë dhanë detaje për lëkundjene tërmetit që i regjistrua mbrëmjen e sotme. Njoftimi...
Një sherr mes disa të rinjve është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë Fakultetit të Ekonomikut, duke shk...
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare...