VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Dy vite më parë, kur u shkrepën këto fotografi, Pishë Poro-Narta njihej për flamingot, dunat ranore, pyjet me pisha bregdetare dhe qetësinë e një prej ekosistemeve më të rëndësishme ligatinore në Shqipëri.
Sot, e njëjta zonë është kthyer në simbol të protestave “Revolucioni i Flamingove” kundër projektit turistik në Zvërnec.
Pishë Poro–Narta nuk është një zonë e zakonshme bregdetare, është një nga nyjet më të rëndësishme ekologjike të Adriatikut jugor. Në këtë ekosistem janë identifikuar 18 tipe habitatesh: ujëra të ëmbla dhe të kripura, toka aluvionale, duna ranore dhe pyje bregdetare. Gjatë sezonit të shumimit dhe migrimit, laguna kthehet në një strehë jetike për dhjetëra specie shpendësh, mes tyre flamingot, pelikanët dhe breshkat detare.
Një pjesë e rëndësishme e projektit të planifikuar prek edhe zonën e Plazhit të Portonovos, një brez bregdetar rreth 15–20 km nga qyteti i Vlorës, i njohur për natyrën e tij të virgjër dhe për turistët që kërkojnë përvoja të qeta e aventureske larg zonave të urbanizuara.
Në anën perëndimore shtrihet pylli bregdetar i Pishë Poros, një brez i dendur me pisha që krijon kufirin natyror mes lagunës dhe Detit Adriatik.
Në zemër të lagunës ndodhet ishulli i Zvërnecit, i lidhur me tokën përmes një ure druri që kalon mbi ujërat e cekëta. I mbuluar nga një masiv i dendur selvishtesh, ishulli është një nga pikat më të njohura të zonës, ku natyra dhe historia bashkëjetojnë.
Mes pemëve ngrihet Manastiri i Shën Mërisë Hyjlindëse, një monument kulture i shekullit XIV, që për shekuj ka mbetur pikë referimi shpirtërore dhe kulturore për banorët e zonës.
Dy vite më parë, Faktoje paralajmëroi se ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura po hapnin rrugën për zhvillime turistike në territore të paprekshme. “Djalli fshihet në detaje”, thoshin ambientalistët.
“Pjesa e Zvërnecit, midis Lagunës së Nartës dhe detit, që është projekti i Kushnerit me vila, është zonë e mbrojtur”, deklaronte asokohe Aleksandër Trajçe nga PPNEA.
Ndërsa eksperti i mjedisit Abdulla Diku theksonte se zhvillimi nuk duhet të bëhet në kurriz të natyrës.
“Nuk ka asgjë të keqe nëse investime të tilla bëhen jashtë zonave të mbrojtura. Vija bregdetare ka plot hapësira për resorte dhe nuk ka pse të shkatërrohet natyra.”
Sot, këto detaje janë bërë epiqendra e një debati kombëtar. Protestat në Tiranë, në Plazhin e Dalanit dhe në vetë Zvërnec kanë marrë emrin e flamingove, duke e kthyer një specie të mbrojtur në simbol të një lëvizjeje publike. /Faktoje
Qytetarë nga Durrësi i janë bashkuar protestave të nisura nga kryeqyteti, duke u mbledhur sërish edhe sot në shesh, ku marshuan ed...
Sot është e gjashta ditë që qytetarët kanë mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në duar qyt...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Nga terreni është raportuar nëpërmjet fotove se në ditën e gjashtë të protestës bizneset kanë zgjedhur të...
Gjatë një takimi me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat me një qytetar lidhur me ç&...
Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të hapë procedurën e hetimit paraprak në tregun e importit dhe tregtimit me shumicë të ...
Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli dhe Drejtoresha e Përgjithshme Eni Vasili raportuan të premten në Komision...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...
Gjatë takimit me banorët e Zvërnecit, një qytetar i kërkoi llogari kryeministrit Edi Rama për deklaratat e bëra lidhur me pro...