Kompania MABCO Construction SA në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër për atë që po ndodh me aeroportin e Vlorës, duke theksuar se asnjë kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet ose do të tentohet të lidhet për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera në këtë aeroport nuk do të pranohet.
Në reagim thuhet se Gjykata e Tiranës ka pranuar sigurim padie për kontratën, ndërsa përmendet një person konkret si Vegim Hocha nëpërmjet të cilit po lidhen kontrata.
Në reagim, kompania e Pacollit thotë se duty freet dhe shërbimet e tjera të aeroportit po tjetërsohen përmes kontratave që po lidhen nga administratori i emëruar nga Valon Ademi.
Njoftimi:
MABCO Construction SA denoncon veprime të paautorizuara në Aeroportin e Vlorës dhe paralajmëron për pavlefshmëri absolute dhe pasoja ligjore të rënda për çdo kontratë të lidhur
MABCO Construction SA, shoqëri e së drejtës zvicerane dhe ortaku mazhoritar me 98 për qind të kapitalit në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport, VIA shpk, paralajmëron publikisht dhe pa ekuivok se çdo kontratë, marrëveshje qiraje apo akt tregtar që po lidhet ose do të tentohet të lidhet për dyqane, bare, duty free apo shërbime të tjera në Aeroportin e Vlorës, nga z. Vegim Hoxha ose nëpërmjet tij, është juridikisht inekzistente, absolutisht e pavlefshme dhe e destinuar të rrëzohet.
Këto veprime po kryhen në kundërshtim flagrant me ligjin, me statutin e shoqërisë dhe me vendimet në fuqi të gjykatës, duke krijuar një situatë serioze pasigurie juridike dhe rreziku ekonomik për çdo palë të tretë që, me ose pa dijeni, përfshihet në këto marrëdhënie.
MABCO Construction SA sqaron se z. Vegim Hoxha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë administrator i ligjshëm me kompetenca të plota i VIA shpk. Emërimi i tij bazohet në një vendim të pretenduar të asamblesë së përgjithshme të datës 11 dhjetor 2025, i marrë në mënyrë të njëanshme nga shoqëria 2A Group shpk, e cila zotëron vetëm 2 për qind të kuotave të kapitalit. Ky vendim është marrë pa pjesëmarrjen e ortakut mazhoritar dhe në mungesë të plotë të kuorumit ligjor, në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për shoqëritë tregtare, çka e bën atë të pavlefshëm ab initio, pa prodhuar asnjë efekt juridik.
Duhet theksuar se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendim të datës 19 dhjetor 2025, ka pranuar kërkesën për sigurim padie të MABCO Construction SA dhe ka vendosur shprehimisht kufizimin e kompetencave të administratorit të pretenduar, duke ndaluar çdo veprim që prek pasuritë, pagesat, të ardhurat apo interesat financiare të MABCO Construction SA brenda VIA shpk.
Në këtë kuadër, çdo kontratë që lidhet aktualisht për ambiente tregtare në Aeroportin e Vlorës dhe nëpërmjet një personi të paautorizuar nga aksionari mazhoritar që zotëron 98 për qind të aksioneve, ekspozon drejtpërdrejt palët e treta ndaj humbjeve financiare, proceseve gjyqësore dhe anulimit të menjëhershëm të çdo të drejte të pretenduar, pa asnjë mundësi transferimi të përgjegjësisë.
MABCO Construction SA i bën thirrje publike autoriteteve zyrtare shqiptare, përfshirë institucionet mbikëqyrëse dhe administrative kompetente, që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj këtyre veprimeve të paautorizuara, të cilat rrezikojnë jo vetëm sigurinë juridike të palëve të treta, por edhe integritetin e një projekti strategjik me rëndësi kombëtare si Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës.
Pikërisht për këto arsye, MABCO Construction SA ka ndërmarrë dhe po ndjek paralelisht rrugët ligjore, duke depozituar padi për konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit të asamblesë së përgjithshme, si dhe padi kundër Qendrës Kombëtare të Biznesit, për regjistrimin e këtij emërimi të paligjshëm në kundërshtim me ligjin dhe me vendimet gjyqësore në fuqi.
MABCO Construction SA i bën thirrje çdo subjekti tregtar, kompanie, operatori duty free, rrjeti bar restorantesh apo investitori potencial që të mos mashtrohet nga tentativa për të krijuar një realitet të rremë ligjor. Çdo angazhim i tillë do të rezultojë në një fiasko juridike dhe ekonomike, për të cilën përgjegjësia nuk mund dhe nuk do të transferohet te shoqëria koncesionare apo te ortaku mazhoritar.
MABCO Construction SA deklaron se do të ndjekë pa kompromis çdo rrugë ligjore, civile dhe administrative, kundër çdo akti të ndërmarrë në shkelje të kësaj situate juridike, përfshirë kërkesat për pavlefshmëri, dëmshpërblim dhe përgjegjësi personale për dëmet e shkaktuara ndaj projektit strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Ky njoftim përbën paralajmërim zyrtar dhe publik. Çdo palë që zgjedh të veprojë në kundërshtim me të, e bën këtë me vetëdije të plotë mbi pasojat ligjore dhe financiare që do të pasojnë. /PiranjatNews/
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Shkurt18:36
EMRAT/Tregtonin drogë në Pogradec, jepet pretenca për grupin kriminal! Ja sa vite burg kërkon prokuroria për secilin
Dhjetë të pandehur janë përballur me akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Ndërkoh&...
AKTUALITET
3 Shkurt18:27
SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës. Ja çfarë zbuloi hetimi
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për...
AKTUALITET
3 Shkurt18:16
Nga Kurum te porti i Durrësit, si mbetjet toksike “shpartalluan” institucionet përgjegjëse
Përgjigja ishte e vonuar, por jo surprizë. Më shumë se një vit pas sekuestrimit të bujshëm në portin e Durrësit, Pr...
AKTUALITET
3 Shkurt18:07
Pa rripin e sigurimit dhe me telefon në timon/ Qindra gjoba në Tiranë për 72 orë, 23 shoferë në pranga ose të proceduar
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe gjatë 72 orëve ka lëshuar mbi 200 gjoba. Mes tyre, 60 masa ishin për ata shoferë...
AKTUALITET
3 Shkurt17:55
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë
Brenda 102 kontejnerëve me mbetje të kompanisë turke KURUM, që do të eksportoheshin drejt Tajlandës nëpërmjet kompanis...
AKTUALITET
3 Shkurt17:36
“Mësova se keni një djalë”/ Skandali i ri i Jeffrey Epstein, zbulohet fëmija sekret i ish-financierit amerikan
Zbulime të reja nga dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sugjerojnë se ish-financieri Jeffrey...
AKTUALITET
3 Shkurt17:22
Mbetjet e Kurum dolën të rrezikshme nga laboratori italian/ Si i plasi në dorë AKM, bomba e Kurum
Policia e Durrësit dhe Tiranës mësohet se ka ekzekutuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata në lidhje me skandalin e mbetj...
AKTUALITET
3 Shkurt17:17
Akuzohet për 31 vjedhje banesash në Angli, policia e Kent arreston "skifterin" nga Laçi
Një i dyshuar për grabitje u paraqit sot në Gjykatën Magjistrale te shkalles së parë, pasi është akuzuar për më...
AKTUALITET
3 Shkurt17:02
Hetimet për mbetjet e rrezikshme/ Prokuroria e Durrësit vendos “arrest shtëpie” për kandidaten e PS-së për deputete (EMRI)
Prokuroria e Durrësit ka lëshuar disa urdhër-arresteve, në kuadër të hetimeve për çështjen “Kurumi”. ...
AKTUALITET
3 Shkurt16:46
Tërmet në ishullin e Kretës, ja sa ishte magnituda
Një tërmet tjetër ka goditur Greqinë ditën e sotme, pas atij dje në pjesën perëndimore. Lëkundjet me magnitudë...