Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë elektrike të vitit 2021, ujësjellësit vijojnë të kenë rreth 300 milionë euro borxh ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë.
Të dhënat e raportuara në buxhetin faktik 2023 tregojnë se totali i borxhit është 30.9 miliardë lekë, ku thuajse gjysma janë kamatëvonesa.
“Deri në Dhjetor 2023, OSHEE Group sh.a. raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën rreth 30.9 miliardë LEK. Nga këto, rreth 16 miliardë LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 15 miliardë LEK janë detyrime për kamatëvonesa.
Nga totali i detyrimeve principal (pa kamatëvonesa), vetëm ndërmarrja e UK Durrës sh.a ka 5.46 miliardë LEK detyrime të akumuluara në vite” thuhet në raportin e buxhetit faktik.
Referuar të dhënave pas ndërmarrjes së Durrësit në renditje vjen ajo e Vlorës me 1.68 miliardë lekë, Patosi me 870 milionë lekë apo Fieri dhe Kavaja me respektivisht 790 milionë lekë dhe 770 milionë lekë. Në këtë vlerë nuk llogariten kamatëvonesat.
Detyrimet e prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve ndaj kompanisë së energjisë u bënë shqetësuese pak vite më parë diçka që angazhoi si Ministrinë e Financave ashtu edhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës dhe hartonin një plan masash që do të synonte zerimin e këtij detyrimi.
Por duket se zhvillimet nuk kanë qenë në favor të reduktimit pasi situata post-Covid që solli efekt zinxhir në kosto, kriza e energjisë që nisi në 2021 dhe kulmoi në 2022 apo lufta Rusi-Ukrainë të gjitha ndikuan në mënyrë direkte apo indirekte.
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve prej vitesh ka shfaqur probleme jo vetëm me detyrimet e prapambetura ndaj energjisë por me humbjen në tërësi që shënojnë ndërmarrjet të cilat nuk mbulojnë dot kostot e tyre operative.
Kjo bëri që të ndërmerrej reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve duke krijuar ndërmarrje më të mëdha teksa ka vijuar miratimi i një sërë çmimeve të reja, me tendencë rritëse për disa prej tyre. Ende kjo reformë është në vijim dhe mbeten akoma ndërmarrje që duhet të finalizojnë bashkimin.
“Procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit vazhdon, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve 2020-2030.
Përmes kësaj reforme, në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”, synohet ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale nëpërmjet rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK (Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta) rajonale. Kjo, me qëllim rritjen e mirëmenaxhimit dhe performancës së tyre financiare, që pashmangshmërisht do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara, duke siguruar kësisoj mos krijimin e tyre në të ardhmen” thuhet në raportin buxhetit faktik 2023./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Sipas MeteoAlb orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të...
Foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTRA- Vijon situata problematike me zjarrin në Malin e Gjerë mbi Gjirokastër ku prej gati 10 orës...
Foto ilustruese TIRANA- Në Shqipëri, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka është arrestuar ditën e sotme pa...
Foto ilustruese KORÇA- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në vendin e...
Foto nga vendi i ngjarjes SHËNGJIN- Situata me zjarrin në Shëngjin të Lezhës vijo të jetë problematike teksa bë...
Foto ilustruese BURREL- Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë në Burrel prej më shumë se një muaji...
Foto ilustruese BERAT- Ish-efektivi i policisë, Ledio Ferzaj u paraqit në Gjykatën e Beratit për verifikimin e masës së sigur...
Rajmonda Balilaj TIRANA- GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-Kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, për shuarjen e m...
Protesta FUSHË-KRUJË- Banorë të zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish sot....
GREQI- Rreth 1589 të burgosur me origjinë shqiptare prej disa ditësh janë futur në grevë urie në burgjet greke. B&eum...