AKTUALITET

Femicidi në Shqipëri pse nuk është i parashikuar si vepër penale më vete në Kodin Penal?

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 09:28

Femicidi në Shqipëri pse nuk është i parashikuar si

Laureta kujton ditën kur vendosi të thyejë heshtjen. Pas dhjetë vitesh dhune të vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti që përjetoi në familje, ajo hyri në komisariatin e policisë me frikë, por edhe me një vendosmëri të re. Që të shpëtonte veten dhe dy vajzat e saj, Laureta (emër i ndryshuar për shkak të anonimitetit) denoncoi bashkëshortin dhe kërkoi mbrojtje ligjore.

Pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë në qytetin bregdetar të Shqipërisë, strukturat për dhunën në familje bënë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe referuan rastin në gjykatë për lëshimin e një Urdhri të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Strukturat e Policisë bënë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe e referuan çështjen në gjykatë për një Urdhër të Menjëhershëm Mbrojtjeje. Brenda 48 orësh gjykata vendosi largimin e bashkëshortit nga banesa, ndalimin e çdo komunikimi me të dhe fëmijët, si dhe detyrimin për të ndjekur një program rehabilitimi për dhunën në familje. Po ashtu gjykata vendosi ndaj tij edhe detyrime financiare për fëmijët, detyrime që, sipas Lauretës, nuk janë paguar rregullisht, duke ua vështirësuar jetë e përditshme asaj dhe dy vajzave. “Vështirësitë nuk mbaron me urdhrin dhe vendimet e gjykatës,” thotë ajo. “Duhet të rindërtosh jetën nga e para.”

Përmes sistemit të mbrojtjes Laureta përfitoi ndihmë ekonomike të përkohshme dhe arriti të punësohej si parukiere. Rasti i Lauretës nuk përfundoi me femicid, vrasjen pse është grua. Por jo të gjitha gratë arrijnë të dalin gjallë nga cikli i dhunës.

Kur dhuna përfundon në vrasje

Femicidi – vrasja e grave për shkak të gjinisë së tyre – konsiderohet forma më ekstreme e dhunës me bazë gjinore. Ai lidhet me marrëdhënie të pabarabarta pushteti, me kontrollin, ndjenjën e pronësisë dhe kulturat patriarkale që normalizojnë dominimin ndaj grave.

Në Shqipëri termi “femicid” nuk është i parashikuar si vepër penale më vete në Kodin Penal. Vrasjet e grave trajtohen sipas dispozitave të përgjithshme për vrasjen, ndërsa motivi gjinor merret parasysh si rrethanë rënduese.

“Termi femicid nuk është futur në kodin tonë dhe nuk ishte përcaktuar as në draftin e ri. ‘Rrjeti për fuqizimin e grave në Shqipëri’ ka kërkuar që të futet termi femicid,” shprehet avokatja Rezarta Agolli.

Në shumë raste, femicidi nuk nis me krismën e armës, nis me frikën e një gruaje që jeton çdo ditë në ankth, deri në momentin kur dhuna kthehet në vrasje.

Sipas raportit “Vrasja e grave dhe e vajzave dhe femicidi, në Shqipëri, 2021-2023” të përgatitur nga Observatori për Femicidet në Shqipëri, gjatë kësaj periudhe u vranë 32 gra dhe vajza. Nga to 27 u vranë nga persona me të cilët kishin marrëdhënie familjare. 24 prej këtyre rasteve u vlerësuan si femicide.

Kurse sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale në periudhën 2022-2025 janë vrarë 23 gra në marrëdhënie familjare.

Përtej shifrave Observatori për Femicidet në Shqipëri tërheq në raportit vëmendjen edhe për një fakt tjetër tronditës: në rreth 90% të rasteve viktimat kishin përjetuar dhunë nga autori para vrasjes. Megjithatë vetëm gjashtë prej tyre i ishin drejtuar më parë policisë për të raportuar dhunën.

11 mijë urdhra mbrojtjeje, po sa efektivë janë?

Gjatë periudhës 2021-2025 në Shqipëri janë lëshuar 11,819 Urdhra Mbrojtjeje për gratë. Vetëm në vitin 2025 janë regjistruar 2,849 urdhra të tillë, nga të cilët 144 janë shkelur nga dhunuesit.

Shifrat tregojnë për një reagim institucional në rritje, por edhe për kufizime të dukshme. Një urdhër mbrojtjeje nuk garanton gjithmonë siguri fizike.

Në një përgjigje zyrtare Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale thekson se harton programe rehabilitimi për viktimat dhe dhunuesit “duke siguruar një zbatim efektiv”. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 17 strehëza rehabilituese dhe riintegruese me kapacitet deri në 40 vende. Po ashtu përmes 20 Qendrash të Ndihmës Juridike Parësore, 12 Klinikash Ligji dhe 15 organizatash jofitimprurëse të autorizuara ofrohet ndihmë juridike falas.

Megjithatë ekspertët ngrenë pikëpyetje serioze mbi efektivitetin e mekanizmave mbrojtës dhe paralajmërojnë se infrastruktura ligjore dhe sociale nuk mjafton pa një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar.

Mentaliteti patriarkal në qendër të problemit

Sipas eksperëve dhuna ndaj grave nuk është episod i izoluar, por fenomen i rrënjosur në pabarazi ekonomike, kulturore dhe institucionale.

Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN) thotë se “arsyet e dhunës janë disa dhe të ndërthurura mes tyre. Varësia ekonomike, izolimi social, mungesa e mbështetjes psikologjike. Por në qendër të problemit është mentaliteti patriarkal, sepse ky nuk e lejon viktimën të ketë jetën dhe pavarësinë e saj larg nga dhuna.”

Sipas Leskajt presioni nuk vjen vetëm nga dhunuesi, por edhe nga familja dhe komuniteti. “Gruaja shihet si pronë, si objekt turpi, si shkaktare e ‘turpit’. Ky presion e shtyn dhunën drejt përshkallëzimit, deri në femicid.”

Përtej ligjit: një betejë kulturore

Rasti i Lauretës tregon se ndërhyrja në kohë mund të shpëtojë jetë. Por ai tregon edhe sa e brishtë mbetet siguria e grave, sidomos kur urdhrat mbrojtës shkelen dhe mbështetja ekonomike është e pamjaftueshme.

Reforma ligjore për njohjen e femicidit si vepër më vete, forcimi i mekanizmave të reagimit të menjëhershëm, investimi në shërbime sociale të qëndrueshme dhe edukimi kundër dhunës janë hapa të domosdoshëm për të parandaluar tragjeditë dhe për të garantuar që dhuna të mos marrë jetë, por të ndëshkohet dhe të adresohet pa qenë tepër vonë.

Sepse femicidi nuk fillon me krismën e armës. Ai fillon me heshtjen, me frikën e përditshme, me normalizimin e kontrollit dhe poshtërimit. Dhe derisa këto rrënjë të priten, statistikat do të vazhdojnë të shkruajnë histori që nuk duhet të përsëriten më./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan