Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...

Qeveria e re hungareze njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro për sektorin e mbrojtjes nga Komisioni Europian për shkak të rreziqeve të korrupsionit. Lajmi është bërë publik nga Euronews, i cili citon burime nga partia e kryeministrit të sapozgjedhur Magyar.
"Ne do ta shqyrtojmë në mënyrë kritike listën e paraqitur nga qeveria në largim dhe do të marrim vendime bazuar në nevojat reale dhe një vlerësim të rreziqeve të korrupsionit", tha një burim brenda Partisë Tisza për Euronews në kushte anonimiteti.
Sipas Euronews rreziqet e korrupsionit të përmendura kuptohen se lidhen me interesat industriale hungareze me lidhje me qeverinë në largim të Viktor Orbán. Dhe kompania kryesore që përfaqëson këto interesa është 4iG, e cila në Hungari konsiderohet si një nga shtyllat e korrupsionit të qeverisë së Orban.

Kredia
Vitin e kaluar Komisioni Europian lançoi një skemë qindra miliardë euro për të mbështetur shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare. Paketa e financimeve bazohej në kredi me interesa të buta dhe ish qeveria e Viktor Orban aplikoi për 16 miliardë euro.
Por pas lançimit të skemës një pjesë e madhe e industrisë hungareze të mbrojtjes u privatizua nga 4iG, përmes disa procedurave që tashmë janë nën hetim për korrupsion. Sipas mediave hungareze, pjesën më të madhe të këtyre fondeve do ta përfitonte pikërisht kompania 4iG.
Bllokimi i kredisë nga qeveria e Magyar dyshohet se lidhet kryesisht me 4iG, e cilësuar si kompania e oborrit të Orban. Për shkak të këtyre zhvillimeve, kontroll.hu, një media e afërt me partinë e kryeministrit Magyar, shkruan se 4iG mund të shkojë drejt falimentimit.
Rreziqe për ONE Albania
4iG është kompania mëmë, e cila zotëron One Albania, një nga dy aktorët e oligopolit celular në Shqipëri. Tronditjet financiare të 4iG pritet të kenë pasoja serioze mbi One.
Të dhënat nga bilanci i kompanisë celulare tregojnë varësi të lartë financimi nga mëma e saj 4iG. Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit 2024 One Albania kishte rreth 9.1 miliarde lekë ose mbi 96 milionë euro hua të marra nga grupi mëmë.

Aktualisht One Albania është duke negociuar marrjen e një kredie të madhe nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. Por zhvillimet e fundit brenda grupit 4iG kanë rritur ndjeshëm rreziqet financiare për One, të cilat mund t'i përcillen sektorit bankar vendas në kushtet e financimeve të pakujdesshme.
Tashmë One Albania dhe gjithë grupi 4iG klasifikohen si një korporatë me reputacion të damkosur për shkak të lidhjeve politike të kompanisë si dhe me risqe të larta financiare, jo vetëm për shkak të bllokimit të fondeve që grupi përfitonte nga ish qeveria e Orban, por për shkak edhe të pasojave të mundshme ligjore nga hetimet për korrupsion që ka parlajmëruar qeveria e Peter Magyar.
Në seancën e parë të themelit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerr&eum...
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, në një konferencë për shtyp ka dhënë...
Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Inform...
Aksident në rrugën nacionale Lushnje-Berat në dalje të fshatit Çiflik. Një automjet tip Ford ka humbur kontrollin dhe ka godit...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho. Një nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prok...
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili është paraqitur sot në GJKKO. Ai akuzohet bashkë me 2 bashkëpunëtorët e tij Arnold Rro...
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka mbërritur në SPAK në zbatim të vendimit të Gjykatës, e cila ka ...
Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në Durrës, ku një e moshuar u përplas teksa po kalonte në vijat e bardha pran...
Kreu i ri i SPAK, Klodian Brahoi bëri raportimin vjetor para KLP-së ditën e sotme, ku pas fjalës së tij nisi edhe seanca me pyetje-p&...
Kreu i SPAK Klodian Braho po raporton në KLP në lidhje me punën e bërë në vitin 2025 nga Prokuroria e Posaçme. Ai ka dek...