Vrasja e efektivit të “Shqiponjave” në Maliq, dhe plagosja e tjetrit. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
TIRANË- Fitimet e tregut të sigurimeve arritën një rekord të ri për vitin 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), rezultati financiar neto i tregut arriti vlerën e 2.76 miliardë lekëve ose 26.6 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, fitimi i siguruesve shqiptarë është rritur me pothuajse 70%. Kthimi nga kapitali në nivel tregu u rrit në 15.99%, nga 11.92% që kishte qenë një vit më parë. Ndërsa kthimi nga aktivet arriti në 5.46%, nga 3.74% që kishte qenë në vitin 2022.
Kontributin kryesor në rritjen e fitimeve e dha segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimit të Jo-Jetës. Statistikat tregojnë se kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës raportuan fitim neto në vlerën e 2.44 miliardë lekëve ose 23.5 milionë eurove (me kursin e fundit të vitit 2023). Fitimi i tregut të Jo-Jetës u rrit me 69% krahasuar me vitin 2022.
Rritja e fitimeve u ndikua pozitivisht nga dyfishimi i rezultatit teknik, që lidhet direkt me aktivitetin sigurues, ndërsa rezultati final nga investimet ishte negative, për shkak të humbjeve që disa shoqëri të veçanta raportuan në zërin “fitime/humbje të tjera nga investimet”. Rezultati teknik i tregut rezultoi më i lartë se rezultati final neto, në vlerën e 2.67 miliardë lekëve, me një rritje prej 76% krahasuar me vitin 2022.
Rritja e rezultati teknik erdhi në radhë të parë nga rritja e primeve të fituara neto nga siguruesit, që arritën në 16.67 miliardë lekë, në rritje me 8.5% krahasuar me një vit më parë. Edhe dëmet neto të paguara nga shoqëritë e sigurimit vitin e kaluar shënuan rritje, me 5.4% krahasuar me një vit më parë. Sidoqoftë, raporti i dëmeve neto (dëmet e ndodhura në raport me primet e fituara, neto nga risigurimi) vitin e kaluar ra në 33.72%, nga 34.8% që kishte qenë një vit më parë.
Por, një ndikim shtesë në rritjen e fitimeve të siguruesve duket se ka pasur rënia e shpenzimeve operative të kompanive. Shpenzimet operative neto të veprimtarisë ranë me 2.2% krahasuar me një vit më parë. Efektin kryesor e ka dhënë ulja e shpenzimeve administrative dhe veçanërisht të atyre të lidhura me personelin.
Në një kohë kur pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë po përballen me rritjen e shpenzimeve për paga dhe të kostos së punës në tërësi, në sektorin e sigurimeve vitin e kaluar ka ndodhur e kundërta.
Raporti i shpenzimeve, që përfaqëson raportin midis shpenzimeve operative dhe shpenzimeve të tjera neto për sigurimet, kundrejt primeve të fituara neto, vitin e kaluar ra në 41.04%, nga 44.84% që kishte qenë një vit më parë. Edhe kompanitë e sigurimit të Jetës arritën rritje të fortë të fitimit neto, në shumën e 323 milionë lekëve, gati 74% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Ndikimin kryesor e dha rritja e rezultatit teknik me pothuajse 79% krahasuar me një vit më parë, ndërsa rezultati nga zërat e tjerë dha edhe në këtë segment dha një ndikim negativ, duke e reduktuar disi shkallën e rritjes së rezultatit financiar neto. Rritja e rezultati teknik dhe e fitimit të tregut të Jetës erdhi kryesisht rritja e primeve të fituara neto, me 19.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Paralelisht, edhe shpenzimet neto për dëme të paguara u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, shpenzimet operative të kompanive vijuan të rriteshin edhe vitin e kaluar, si në segmentin e shpenzimeve të marrjes në sigurim, ashtu edhe në shpenzimet e tjera administrative.
Kompanitë e sigurimit të jetës vazhdojnë të kenë komisione të larta shitjeje, element që ka një ndikim të rëndësishëm në strukturën e shpenzimeve të tyre. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, raporti i shpenzimeve neto u rrit më tej në 59.65%, nga 56.94% që kishte qenë një vit më parë./ Monitor
foto ilustruese ZVICËR- Arrestohet një 39-vjeçar shqiptar në hyrje të Zvicrës. Mësohet se 39-vjeçari ë...
foto ilustruese SHKODËR- Procedohen tre të mitur në Shkodër. Mësohet se të miturit të moshave 17, 16 dhe 14 vje&cce...
Policia POGRADEC- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Mëso...
Xhovana dhe Nuredin ELBASAN- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në E...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet një 23-vjeçar në Tiranë. Mësohet se 23-vjeçari A.B ka ushtruar dhunë nd...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë. Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari S.O pasi i ...
Foto ilustruese GREQI- Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhu...
Shengjin SHËNGJIN- Sezoni turistik sapo ka startuar dhe qytetet bregdetare janë bërë pikat më të vizituara p&e...
Foto ilustruese TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka mbajtur ditën e sotme një seancë në lidhje me shqyrtimin e kërkesës s&e...
Gjermani GJERMANI- Një ngjarje e rëndë është regjistrua dje në Gjermani. Mësohet se një vrasje me armë ka...