Pronari i banesës zbrazi të gjithë karikatorin/ Del ekspertiza për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Nga Antonella Marchionni, IL RESTO DEL CARLINO “Si je?”. “Ende gjallë”. Është ora 19:16 e 30 gushtit. Ky do të ish...
Aktivisti Edison Lika ka folur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të rezistencës, duke dekl...
Guardia Civil ka arrestuar tre persona pasi zbuloi një plantacion kanabisi brenda një vile me qira në San Javier. Oficerët sekuestruan 400 b...
Nga Fabian Hartmann, FRANKFURTER RUNDSCHAU Që nga fundi i majit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo mbrëmje mblidhen...
Tre persona janë dënuar me gjithsej 11 vite burg, pasi policia shkatërroi një rrjet të madh të shpërndarjes së drogë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku &eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistolet&eu...

Me afrimin e zgjedhjeve lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shton prokurimet për shërbimet që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, nga magazinimi i materialeve dhe arkivimi digjital i rezultateve, deri te përdorimi i inteligjencës artificiale.
Por tenderi i radhës i institucionit të drejtuar nga Ilirjan Celibashi është bërë shkak për ankesa dhe akuza të forta në Komisionin e Prokurimit Publik. Kompanitë pretendojnë se KQZ ka kufizuar garën dhe paracaktuar fituesin përmes kritereve specifike.
Bëhet fjalë për procedurën me fond limit 17.76 milionë lekë pa TVSH, për implementimin e një sistemi inteligjent që do të transkriptojë dhe përkthejë automatikisht mbledhjet dhe seancat e KQZ-së.
Tenderi u publikua më 24 gusht, ndërsa procedura ishte parashikuar të zhvillohej më 24 shtator 2026. Por gjithçka u shty pasi KPP u “bombardua” me ankesa nga kompanitë që mund të kishin planifikuar pjesëmarrjen pasi lexuan kriteret.
Kompanitë “MC Networking” dhe “Dega Semos Al” kanë kërkuar pikërisht në KPP pezullimin dhe ndryshimin e dokumenteve.
“MC Networking” kundërshton veçanërisht detyrimin që ofertuesit të demonstrojnë që në ditën e hapjes së ofertave një produkt ekzistues, funksional dhe të përdorshëm, duke përjashtuar prototipat dhe versionet e papërfunduara.
Sipas kompanisë, KQZ po kërkon zhvillimin, personalizimin dhe integrimin e sistemit gjatë kontratës, por njëkohësisht kërkon që produkti të jetë gati përpara shpalljes së fituesit.
“Ky kusht asgjëson garën e lirë, duke favorizuar hapur vetëm atë operator që disponon paraprakisht një produkt të tillë specifik për gjuhën shqipe”, thuhet në ankesë.
Akuza është e fortë, aq me tepër që KQZ ka të shkuar të “pasur” të kësaj natyre.
Ankesa tjetër është paraqitur nga “Dega Semos Al”, e cila kundërshton kërkesën për 10 ekspertë, rreth 15 certifikime profesionale dhe nëntë certifikime ISO.
Kompania vëren se një eksperti të vetëm i kërkohen certifikimi AWS, certifikimi Microsoft Power BI dhe përvojë në React, megjithëse këto u përkasin roleve të ndryshme profesionale.
“Tërësia e kërkesave… ngushton në mënyrë artificiale konkurrencën në favor të një rrethi tejet të kufizuar operatorësh, ose ndoshta të një operatori të vetëm”, pretendon “Dega Semos Al”.
Kompania ngre edhe shqetësime për regjistrimet dhe zërat e pjesëmarrësve në seancat e KQZ-së, pasi sipas saj nuk përcaktohet ku do të ruhen të dhënat dhe nëse mund të përdoren nga shërbime të jashtme për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale.
Pikëpyetjet marrin peshë për shkak të problemeve të dokumentuara në një tender të mëparshëm të KQZ-së për mirëmbajtjen e moduleve ekzistuese, me fond limit rreth 43 milionë lekë.
Në atë procedurë, oferta prej 40.8 milionë lekësh e bashkimit “INTELISOFT” dhe “WOW DIGITAL” u shpall fituese përballë ofertave më të ulëta prej 33 dhe 33.7 milionë lekësh.
Komisioni i Prokurimit Publik konstatoi se në sistemin elektronik kishte ndërhyrë një përdorues që nuk ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Përdoruesi “Jonakqz Josifi” kishte dhënë zero pikë për një ofertë ndërsa pikët maksimale për ofertën e bashkimit ku bënte pjesë kompania e Gëzim Hoxhës, INTELIFOST, një ndër aktorët kryesorë të skandalit AKSHI.
Jona Josifi, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e komanduar, nuk kishte rol formal në vlerësim. Ajo mohoi ndërhyrjen, por KPP evidentoi veprimet e kryera përmes përdoruesit me emrin e saj. Më pas, Josifi u largua nga detyra.
“Çunat” e skandalit DURANA
Një tjetër procedurë që ngre pikëpyetje është tenderi i KQZ-së me objekt “Moduli i Arkivës së Rezultateve Zgjedhore”. Sistemi do të përdoret për ruajtjen, administrimin dhe aksesimin në formë digjitale të rezultateve të zgjedhjeve.
Tenderi kishte fond limit 34.3 milionë lekë, ose rreth 373 mijë euro, ndërsa në garë morën pjesë katër kompani.
“Icom” paraqiti ofertën më të ulët, me 23.2 milionë lekë; “ATOM” ofertoi 24.9 milionë lekë; “InfoSoft System” 25.8 milionë lekë dhe “Idealdevs Corporation” rreth 34 milionë lekë.
KQZ skualifikoi dy prej kompanive pjesëmarrëse. Njëra ishte “Icom”, e cila sipas dokumenteve u përjashtua për mosngarkimin në sistem të dokumentacionit të kërkuar.
Pas skualifikimeve, “InfoSoft System” u shpall fituese me ofertën 25.8 milionë lekë. Por në garë rezultonte edhe “ATOM”, oferta e së cilës ishte rreth 1 milion lekë më e ulët dhe që, sipas të dhënave të procedurës, nuk figuron e skualifikuar.
Kjo nuk do të thotë automatikisht se tenderi duhej t’i jepej ofertës me çmimin më të ulët, pasi KQZ mund të ketë përdorur edhe kritere teknike dhe sistem pikëzimi. Megjithatë, institucioni duhet të sqarojë se cili element i vlerësimit e bëri ofertën e “InfoSoft System” më të favorshme se ajo e “ATOM”.
“InfoSoft System” është në pronësi të Bledar Dhimës dhe Armand Sharës. Emrat e tyre janë përmendur në raportimet dhe verifikimet që lidhen me “Durana Tech Park”, së bashku me emra të tjerë të sektorit të teknologjisë, përfshirë Ermal Beqirin, Ergys Agasin dhe Gëzim Hoxhën. /skyweb.al
Policia e Shtetit finalizoi një fazë të re të operacionit të koduar “The Wanted”. Në bashkëpunim me homolog&eu...
Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Drithas të Maliqit, pasi dyshohet se shiste kokainë n&eum...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërk...
At Pjetër Meshkalla mbetet një nga figurat më të spikatura të klerit katolik shqiptar dhe një prej dëshmive më të...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike edhe gjatë ditës së martë. Sipas parash...
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e mishit paralajmërojnë se prej muajit nëntor në tregun vendas prite...
Aktivistja Arvina Lleshi i ka zënë pritë Ulsi Manjës pasi ka dalë nga Komisioni i Ligjeve. “O hajdut” i është dr...
Ajo që e tradhtoi ishte shfaqja e luksit mbi katër rrota. Një makinë supersportive me qindra kuaj fuqi, një Porsche Panamera, që l...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në një kantier ndërtimi në rrugën “Gen...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ra në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të P...