Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka ngritur një shqetësim përsa i përket emisioneve të mbrëmjeve në televizionet shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Vezaj shkruan se një televizionet po reklamojnë persona si biznesmen të suksesshëm por me të kaluar të dyshmitë. Një rast i tillë është dhe intervista e biznesmenit Lulzim Morina në emisionin Top Story, të cilin Vezaj e ka analizuar dhe ka nxjerr disa pyetje që i duheshin bërë biznesmenit, që Top Channel nuk ia bëri. Po ashtu ai ka theksuar se para se të ftohen persona të tillë nëpër emisione, duhet që të konsultohen fillimisht me gazetarët e kronikës, për të marrë sa më shumë informacion.
Postimi i Plotë:
Një shpëlarje imazhi me pagesë!
19 pyetje për “biznesmenin” Morina që “Top-i” nuk ia bëri!
###
Është bërë trend tashmë që në emisionet kryesore të mbrëmjes, veçanërisht ato të debateve politike, të përfshihen gjithnjë e më shumë emisione komerciale! Këto emisione transmetojnë investime dhe intervista me personazhe të ndryshëm kundrejt pagesës, duke vepruar si reklama. Nga ana tjetër, opinionit publik i shiten si arritje apo figura të suksesshme në fushën e biznesit. Fatkeqësisht, ndonjëherë promovohen edhe individë me të kaluar të dyshimtë.
Një rast i tillë ndodhi në emisionin e së hënës në "Top Story", ku u intervistua shtetasi/biznesmeni Julian, alias Lulzim ose Lul Morina. Një figurë kontroverse dhe financues i Partisë Demokratike, kohët e fundit edhe i Partisë Socialiste, dhe mik i vëllait të kryeministrit, e jo vetëm!
Ajo që më tërhoqi vëmendjen ishte niveli intelektual i tij, i cili dukej të ishte i barabartë ose më i ulët se ai i ish-deputetes gazmore të "kërperates". Ishte aq shumë i mahnitur nga puna e Kryeministrit Rama, sa nuk ndalej së përmenduri shtrimin e rrugëve dhe trotuareve. Megjithatë, nuk thoshte "trotuar", por "tortuar", përveç gafave të tjera që bënte.
Gjithsesi, mendoj se para se të ftohen persona të tillë, duhet të konsultoheni me gazetarët e kronikës. Ju të "Top-it" keni Anila Hoxhën, e cila mund t'ju informojë për këto lloj personazhesh! Mos promovoni në media njerëz me të kaluar të dyshimtë që paraqiten si biznesmenë të suksesshëm, sepse rrjetet sociale tashmë janë mbushur me "infeksione" të tilla! Në fund, dua të rendis disa pyetje që nuk iu bënë Julian alias Lulzim ose Lul Morinës në emisionin "Top Story", për të kuptuar më mirë kush është ky "biznesmen" i suksesshëm në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë në Shqipëri:
#
1. Si e bëre milionin e parë?
2. Çfarë biznesi ke bërë në Itali dhe jo vetëm? A ke shitur "jonxhë", "miell" apo "kofsha pule"?
3. Sa herë je hetuar dhe dënuar jashtë Shqipërisë?
4. Për çfarë akuze je dënuar në Itali?
5. Me çfarë biznesi ke filluar në Shqipëri?
6. Ku janë prokurorët dhe gjyqtarët me të cilët punoje si “avokat” në Fier, Tiranë?
7. Nga vinin të ardhurat me të cilat ke blerë prona?
8. Sa kredi ke marrë në banka?
9. Për çfarë arsye i ke dhënë “dhuratë” 80 mijë euro gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, në kohën kur ky i fundit ishte ministër?
10. Po transaksionin e dytë, dhurata për bashkëshorten e Tahirit, për çfarë arsye ia ke bërë?
11. Për çfarë je marrë në pyetje dy herë nga SPAK-u dhe çfarë ke deklaruar për këto transaksione?
12. Kur të erdhi dosja nga Italia, kush të njoftoi dhe çfarë rruge ndoqe?
13. Kush të dha miratimin për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj apo Kryeministri Edi Rama?
14. Kush të mbrojti që nuk u arrestove për ndërtimin e pallatit 10-katësh pa leje, kur dihet që në Shqipëri për ndryshimin e dritareve policia ka arrestuar qytetarë të thjeshtë?
15. Cili prokuror t’i mbylli çështjet në Shqipëri?
16. Si ndihesh si i pandehur dhe çfarë mund të thuash për akuzën tashmë zyrtare ndaj teje për ndërtimin e paligjshëm të pallatit 10-katësh në Tiranë?
17. Po për procedimin tjetër për ndërtim të paligjshëm, ke ndonjë koment?
18. Elozhet për Kryeministrin Ramën i thua sepse të dhuroi tokë publike në Dhërmi nën siglën e “investitorit strategjik”, apo pagove për atë tokë?
19. Çfarë biznesi të lidh me personazhe të njohur që kanë gjetur strehë në Dubai, ku keni investuar së bashku?
###
P.S. Nuk po vazhdoj me pyetje të tjera, sepse disa i po i lë për emisionin tjetër!
arrestimi ELBASAN- Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë fu...
kastriot elezaj dhe ronaldo metushi TIRANË- Në platformat e rrjeteve sociale, JOQ ka publikuar një video të filmuar gjatë mbr&eum...
foto ilustruese TIRANË- Rruga e pranimit të Shqipërisë në BE do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, m...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka përqindjen më të madhe të njerëzve në Rajon që përballen më v&e...
arrestimi TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestimin e djalit të pronarit të ujit të Lajthizës, Edis...
foto ilustruese TIRANË- Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim t...
foto ilustruese TIRANË- Bizneset shqiptare janë duke i vlerësuar pagat si një mjet për të mbajtur fuqinë punëtore q...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku priten inte...
TIRANA- Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull çështjes më të debatuar të ditëve të f...
Mira Murati SHBA- Shefja e Teknologjisë e OpenAI e mbështetur nga Microsoft, Mira Murati ka njoftuar se do të largohet nga firma e Inteligj...