Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Flet mjeku që denoncoi megaskandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik. Pranë kabinetit të tij ishte instaluar një aparat kobalti për radioterapi, dhe si i tillë natyrisht me radioaktivitet. Këtë e pohoi vetë dr. Adrian Hoti ekskluzivisht për “Versus media” në një komunikim telefonik. Në fakt, aparatura e kobaltit “rrugëve” nëpër Onkologjik duket se ka qenë më e hershme se gushti i 2021, kur mjeku Hoti e gjeti “pas qafe”.
Një burim kobalti 60 ishte vendosur në dhomën ngjitur, ndërkohë që edhe “strehimorja” e këtij burimi, edhe kabineti i tij i radiologjisë ishin po njësoj si më parë “me llaç e tulla”, jo në formë bunkeri anti-radioaktivitet, me specifikime të sakta, të cilin nuk e ka jo vetëm Onkologjia, por as QSUT.
“Versus media” mëson se shqetësimi i konstatuar në gusht nga doktori, e që u ngrit me zë dhe me shkresa në fillim të shtatorit për “ardhjen e një burimi Co60”, nuk paska qenë i pari.
Në dosjen hetimore, ku janë të sekuestruara dhe një sërë komunikesh në një grup WhatsApp, rezulton se ky shqetësim është ngritur fillimisht në maj të 2021, ku siç shkruan dr. Fatjona Kraja në grupin e mjekëve të Onkologjikut:
“Fatkeqësisht shqetësimi lidhur me ardhjen e një burimi Co60 për brachytherapy është ngritur nga ana jonë që në maj të 2021, kur ne si mjekë onkolog-radioterapeut nuk dinim asnjë dhe shprehem shqetësimin si për sigurinë e bunkerit dhe për një sërë problematikash që e bënin të pamundur fillimin e brachytherapisë aq më shumë kur burimi pa një aparat funksional dhe shqetësimi ynë u vërtetua” – thuhet mes të tjerave në mesazhin e dr. Kodrës, e cila ngre dhe shqetësimin se pse NUK po bëhen transparente vlerat e rrezatimit, kur ato mund të bëhen shqetësuese dhe me pasoja për dëmtimin e shëndetit të stafit.
Por siç duket nga maji e deri në gusht ky shqetësim (që koha do ta provonte sa fatalisht i drejtë ishte) kishte rënë në vesh të shurdhët (ose pothuajse).
Ndaj, edhe kur në shtator mjeku radiolog Adrian Hoti, ngriti për herë të parë zërin për praninë jashtë çdo norme funksionimi të një aparature kobalti jashtë “një bunkeri”, por në një dhomë të zakonshme spitali, çështja nuk mori zgjidhje… Ama zëri i fortë i doktorit, e integriteti i tij nuk u shuajtën dot…
“Unë personalisht nuk lidhem me grupin e njerëzve që janë marrë me blerjen e vendosjen e kësaj aparature. Isha kthyer nga pushimet në gusht dhe pranë kabinetit të radiologjisë ishte instaluar një aparat kobalti. Duke pasur njohuri në këtë fushë nuk e shihja normale. Kushtet teknike për të përballuar një rrezatim të aparturës së kobaltit nuk ishin në standard. Dhomat ndaheshin me mure rreth 30-40 cm dhe nuk ishin të betonuara, siç parashikohet në rregulloren” – thotë dr. Hoti për VS.
“Unë iu drejtova strukturave drejtuese më një kërkesë që të reagonin dhe të bënin detyrën e tyre, sepse po rrezikonin shëndetin e stafit dhe të pacientëve e shoqëruesve të tyre, të cilët po ekspozoheshin ndaj radioaktivitetit. Nuk patën asnjë reagim. Mu deshën afërsisht 8-9 muaj përplasje mendimesh dhe nuk u arrit të ngrihej një grup specialisht në fushën e tyre për të caktuar që aparati nuk e ka vendin aty” – shton mjeku radiolog për VS.
Dr. Adrian Hoti pas përplasjeve të shumta verbale e shkresore, e kur e ka parë se kërkesa e tij po shtyhej për “kalendat greke”, mori vendimin drastik: La punën si radiolog, 24 vjet pasi kishte venë këmbë për herë të parë si mjek në këtë spital.
“Ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me deme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti” – thuhen në dosjen hetimore.
Sot, në Spitalin Onkologjik mësohet se janë 7 mjekë dhe një sanitare të prekur nga sëmundjet malinje onkologjike. Mjeku radiolog Adrian Hoti, i pyetur në lidhje me këto raste shprehet se është në dijeni të faktit që ka kolegë të tij të sëmurë onkologjik, por merak e ka thotë që nuk mund të abuzojë me këtë fakt.
“Po është e vërtetë, ka kolegë të sëmurë, por a është e lidhur me faktorët e brendshme të Onkologjisë nuk e vërtetojmë dot aty. Kemi një numër të sëmurë personeli. Ndryshe nga spitalet e tjera, në atë onkologjik muajt e fundit numri i të sëmurëve me kancer është i lartë, dhe ndoshta më i lartë se në spitalet e tjera, se edhe mjekët njerëz janë dhe preken nga patologji të ndryshme, por për momentin nuk mund të themi asgjë nëse sëmundshmëria e stafit të Onkologjikut lidhet me përdorimin jashtë kritereve e standardeve të aparaturës së kobaltit apo jo. Për këtë duhet bërë një studim” – shton mjeku Hoti, i cili fatmirësisht vetë thotë se gëzon shëndet të plotë e të mirë, pavarësisht se pas kurrizit të rij emetohej çdo ditë radioaktivitet.
pamje nga ngjarja VLORË- Merr flakë një furgon i parkuar në lagjen Topana në Vlorë. Mësohet nga pronari i furgonit ...
pamje nga ngjarja TIRANË- Shiu i rrëmbyeshëm që ra ditën e sotme në qytetin e Tiranës, ka shkaktuar përve&cced...
aparatura e kobaltit TIRANË- QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje, në vitin 20...
edmond gashi TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me s...
mjekja TIRANË- Ditën e sotme pritet të jepet masa e sigurisë për mjekët e përfshirë në skandalin te spitali On...
foto ilustruese SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Krane, ku një inspektor policie ka hum...
arrestimi ELBASAN- Një 29-vjeçare në Elbasan ka denoncuar bashkëshortin e saj 27-vjeçar në proces divorci për dhun&...
Foto nga vendi i ngjarjes PËRMET- Dy turistëve francezë kishin mbetur në mesnatë në fshatin Tivar të Përm...
protesta TIRANË- Ditën e nesërme do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkis...
foto ilustruese GJERMANI- Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çud...