VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se Banka e Shqipërisë duhet të pakësojë ndërhyrjet në kursin e këmbimit valutor.
Sipas deklaratës së fundit të misionit të FMN-së në Shqipëri, kursi i këmbimit duhet të veprojë si amortizator goditjesh me një fleksibilitet më të madh, ndërsa akumulimi i mëtejshëm i rezervave duhet të udhëhiqet nga një analizë kosto-përfitim.
Analiza e stafit të FMN-së sugjeron se vlerësimi i kursit real të Lekut drejtohet kryesisht nga faktorët themelorë, me flukset spekulative financiare që luajnë vetëm një rol modest.
Për rrjedhojë, FMN-ja rekomandon që Banka e Shqipërisë duhet të lejojë fleksibilitet më të madh të kursit të këmbimit dhe të mbështetet te normat e interesit për stabilitetin e çmimeve, ndërsa ndërhyrjet në tregun valutor duhet të rezervohen për raste të rralla të goditjeve jo-themelore. Përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka vijuar rënien edhe gjatë këtij viti, por ndërhyrjet e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë e kanë ngadalësuar zhvlerësimin e monedhës europiane. Në muajin tetor, kursi preku një minimum të ri historik, në vlerën e 96.6 lekëve. Megjithatë, ritmet e rënies së kursit Euro-Lek janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Aktualisht, rënia vjetore e kursit ka zbritur në 1.6%.
Sipas informacionit të dhënë nga Guvernatori Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në rreth 800 milionë euro, ndërkohë që gjatë të gjithë vitit 2024 ishin blerë 933 milionë euro. Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.
Këto blerje janë argumentuar kryesisht në funksion të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në kushtet kur inflacioni vazhdon të jetë poshtë objektivit prej 3%
Megjithatë, FMN duket se nuk e miraton një praktikë të tillë dhe kërkon që Banka e Shqipërisë të ndjekë objektivat e politikës monetare nëpërmjet instrumentit bazë, normave të interesit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të shtatorit rezerva valutore arriti vlerën rekord prej 7.27 miliardë eurosh. Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Por, nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë. / Monitor
Apeli i Posaçëm ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Seancën e sotme u la e pandryshuar v...
Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit ...
SPAK ka zbardhur rolet e katër të pandehurve në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur me 10 Gusht 2018 ne qytetin e Shkodres. Prokuroria e ...
Zbardhen detaje nga operacioni në Itali, në pranga edhe shqiptari Artur Hoxhosmani për trafik droge. Autoritetet italiane kanë zbardh...
Më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës, lindi shkrimtari Petro Marko. Kreu Shkollën Tregtare të ...
Spitali Rajonal Durrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në zonën e ish-Kënetës, ku nj&e...
Gazetari Flavio Qarri duke komentuar provat dhe faktet e reja që dalin në dritë nga afera e tunelit të Llogarasë ka publikuar një...
Zona e “Besëlidhjes” në Lezhë, të cilën kryebashkiaku Pjerin Ndreu e ka cilësuar më herët si “...
Media spanjolle ABC.es raporton se një bandë e huaj grabitësish kreu dy sulme të dhunshme ndaj argjendarive në rajonin e Madridit gja...
Ende pa mbaruar skandalet qeveritare, një tjetër ka shpërthyer, por kësaj radhe në institucionet arsimore 9-vjeçare, duke alar...