Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Vlera e fondeve të investimit në valutë të huaj po rritet për të dytin vit radhazi. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, vlera e aseteve neto të fondeve në valutë u rrit me 7.9%.
Ndërsa krahasuar me mesin e vitit të kaluar, asetet neto të fondeve të investimit në valutë janë rritur me 20.2%.
Megjithatë pesha specifike që këto fonde zënë ndaj totalit të aseteve neto të tregut të
fondeve të investimit ka pësuar rënie në 8.8%, nga 9.76% një vit më parë. Kjo tregon se fondet e investimit në Lekë janë rritur me ritme më të shpejta gjatë periudhës.
Gjithashtu, asetet e këtyre fondeve ngelen ende larg niveleve të para vitit 2022, kur tregu pësoi goditje për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit.
Nga ana tjetër, fondet e investimit në valutë ende ndikohen negativisht nga ecuria e kursit të këmbimit. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien, megjithëse me ritme më të ngadalësuara.
Në fund të 6-mujorit të këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie të mëtejshme me 2.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i fondeve të investimit është një ndër segmentet e paktë të tregut financiar që ka pësuar ulje të nivelit të Euroizimit në vitet e fundit. Rënia ndodhi sidomos gjatë vitit 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit dhe yield-eve në tregjet ndërkombëtare.
Rritja e yield-eve solli përkeqësimin e performancës së fondeve të investimit, duke bërë që një pjesë e investitorëve të vendonin të tërhiqeshin dhe të likuidonin asetet e tyre.
Një tendencë e tillë u vërejt edhe tek fondet e investimit në Lekë, por në përgjithësi për fondet në valutë të huaj kthimet negative ishin më të thella. Veç efektit direkt të kthimit negativ në uljen e vlerës së aseteve, zhvillimet e vitit të kaluar kanë dekurajuar investimet e reja në fondet në valutë.
Megjithatë, shifrat tregojnë se pas vitit 2024 fondet në valutë po i kthehen rritjes, të mbështetura edhe nga përmirësimi i ndjeshëm i performancës së fondeve.
Sipas të dhënave më të fundit nga shoqëritë administruese, fondet e investimit në valutë janë të gjitha me kthime vjetore pozitive.
Statistikat e AMF-së tregojnë se në Shqipëri janë të licencuar aktualisht trembëdhjetë fonde investimi, nga të cilët gjashtë kryejnë aktivitetin në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Pjesa dërrmuese e aseteve zotërohen nga fondi Raiffeisen Invest Euro, me afërsisht 77% të totalit të fondeve në valutë të huaj në fund të qershorit 2025.
Raiffeisen Invest Euro investon kryesisht në instrumente të borxhit të qeverive, të korporatave të huaja dhe në kuota të fondeve të huaja të investimit. Ndërkohë, disa prej fondeve në valutë të themeluar në vitet e fundit kanë një politikë investimi që përfshin edhe aksionet e shoqërive tregtare. /Monitor

Blerjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga janari deri në fund të gushtit kapën vlerën 189 milionë...
Shpenzimet e familjeve për qiratë janë duke u zgjeruar me shpejtësi vitet e fundit. Megjithëse sektori i ndërtimit ësht&eum...
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjell&eu...
Gjykata e Lartë cenoi vendimin e Apelit VlorëNë momentin që Gjykata e Apelit Vlorë vendosi asgjesimin e dokumenteve, çësh...
Gazetari Ferdinand Dervishi ka reaguar me tone të forta në lidhje me një fenomen të pazakontë që ka shpërthyer pas vrasjes s&...
Ngërçi total i Aeroportit të Vlorës si pasojë e konfliktit të ashpër mes dy aksionerëve të tij mund të shkoj...
Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Vlorës, ku Kozma Kukli, punonjës i pastrimit është dhunuar barbarisht nga ...
Aktori dhe kandidat i opozitës për kreun e Bashkisë së Tiranës, Florjan Binaj ka qenë i ftuar në emisionin ”Mirë...
Një gjyqtar komentoi mbi gjendjen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri - pasi dëgjoi dy justifikime pothuajse identike për kr...
Gjyqtarë dhe Prokurorë qarkullojnë dokumente të falsifikuara. Me 9 shtator 2025, Sefedin Shefa do të merrte goditjen e radhës ng...