“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Shoqata Patriotike "Çamëria" dhe Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit firmosën marrëveshjen për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit të shtetit për të gjithë shqiptarët e Çamërisë të skeduar gjatë diktaturës. Këto dosje përfshijnë të gjithë periudhën komuniste nga viti 1945 deri në vitin 1991, duke vënë në dispozicion tre fonde në total prej 105 dosjesh, që përmbajnë rreth 200.000 fletë arkivore.
Këto dokumente arkivore fillojnë nga dega e punëve të brendshme Sarandë, Berat, Lushnje, Elbasan, Tiranë, Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë. Këto dokumente përfshijnë të arratisur, të pushkatuar, të masakruar, dokumente për survejimin, përndjekjen dhe deri tek dënimet e rënda me burg dhe internimet e të gjithë komunitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Në fjalën e tij kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi theksoi se kjo është një ngajrje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët e Çamërisë sepse zbardhen të vërtetat e periudhës më të errët që komuniteti përjetoi nga viti 1945 e deri në vitin 1991.
“Akti i hapjes së dosjeve të Çamërisë, pas miratimit të rezolutës dhe ngritjes së Varrezave Monumentale të Kllogjerit është një hap i rëndësishëm transparence të munguar. Për institucionet relevante të shtetit shqiptar është shumë e rëndësishme që përfshirja të mos mbetet vetëm tek Autoriteti I Dosjeve, por të gjithë institucionet duke filluar nga Akademia e Shkencave e deri tek ministria e Arsimit me librat e historisë, duhet të zbardhin të vërtetat mbi Çamërinë dhe shqiptarët e Çamërisë.
E kam thënë shumë herë se Enver Hoxha i vrau për herë të dytë shqiptarët e Çamërisë. Nuk mjaftoi atë që Napolon Zerva bëri me një krahinë të tërë, një gjenocid I pastër dhe spasrtim etnik, por duhej që edhe në tokën amë, në Shqipëri ne të përndiqeshim përsëri.
Dosjet që do të duhet të studiojmë dhe që falenderojmë Autoritetin për këtë bashkëpunim përfshijnë emrat e familjeve të mëdha të Çamërisë dhe zbardhin të vërtetën e madhe dhe betejat e tyre të paepura si gjatë kohës së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe stigmatizimin me të cilin ushtria propagandistike e Enver Hoxhës përndoqi për së dyti të gjithë shqiptarët e Çamërisë,” tha ai.
Ndërsa kryetarja e Aurotitetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Sipas sak ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike.
“Së pari këto dokumente ofrojnë prova të reja dhe të paanshme historike mbi ngjarjet që ndodhën gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, duke ndihmuar në qartësimin e fakteve dhe ngjarjeve. Ky është një hap i rëndësishëm drejt njohjes dhe zgjidhjes së drejtë të Çështjes Çame duke ndihmuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, diskursin publik, por edhe përpjekjet diplomatike. Së dyti, hapja e këtyre dosjeve për shqiptarët e Çamërisë nuk është vetëm emocionale, por edhe identitare”.
Ndërsa kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj tha se kjo marrëveshje na vjen në ndihmë të njohjes së dosjeve të personaliteteve të spikatura të komunitetit tonë çam, për të zbardhur veprimtarinë krimainale të ish sigurimit të shtetit dhe krejt makinerisë që u vu në dispozicion për të na përndjekur për herë të dytë. Ndaj i ftoj të gjitha institucionet që të bëhen pjesë e zbardhjes së historisë së Çamërisë për t’i dhënë zgjidhje Çështjes Çame.
Në fjalën e saj sekretarja e grupit parlamentar të PDIU-së, deputetja Mesila Doda theksoi se hapja e dosjeve të ish sigurimit të shtetit është një nga betejat tona më të rëndësishme sepse ne nuk zbardhim të kaluarën, por ne u tregojmë shqiptarëve historinë, si për sa përket kontributit të çmuar të shqiptarëve të Çamërisë në LANÇ, por edhe thyerjes përfundimisht të stigmatizimit. Kjo është beteja jonë. Dhe jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë, për për të gjithë shqiptarët,” tha Sula.
Në këtë aktivitet pati diskutime të shumta mbi këtë ngjarje të rëndësishme që çon drejt zbardhjes së periudhës së errët që komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përjetoi gjatë regjimit diktatorial. Gjithashtu kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm që çon drejt zgjidhjes së Çështjes Çame dhe vendos edhe ura të reja komunikimi diplomatik midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Makina e djegur DIBËR- Mëngjesin e sotëm është raportuar se një automjet është përfshirë nga flak&eu...
AMP VLORË- Një punonjës policie është vënë në pranga ditën e sotme nga AMP. Sipas njoftimit të policis&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona për vepra të ndryshme. Mësohet se mes të...
Robert Kulla TIRANË- Policia e Tiranws ka arrestuar djalin e “gjeneralit” të bandës famëkeqe, Nehat Kullës. Gazetarja...
Sokol Mëngjesi TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore për autorët e sulmit ndaj avokatit, Sokol Më...
Foto ilustruese TIRANË - 1 qershori e njohur si Festa e Fëmijëve është konceptuar si “Ditë pa makina” n...
Foto ilustruese TIRANË- Pas një kallëzimi të paraqitur katër vite më parë, Prokuroria e Tiranës javën e kaluar...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i vizitorëve të huaj shënoi rritje vjetore me 43.4% në tremujorin e parë 2024, por në t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Shkencëtarët po zbulojnë se ilaçet kundër obezitetit mund të ndihmojnë edhe me shumë...
Foto ilustruese TIRANË- Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushtreve atmosferike relativisht të qendrueshme.Moti parashikoh...