Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i ardhsh&eum...
AKTUALITET
FOTO/ Pas denoncimit të Piranjave, pastrohet rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë
Nga Xhuljan FerzajPërditësimi i fundit 30 Mars 2026, 13:35
Pas publikimit të rastit, me mbetjet në rrugën e spitalit dhe kalasë së Lezhës, ka ardhur reagimi i institucioneve.
Ndërmarrja e pastrimit në Bashkinë Lezhë, ka angazhuar punonjësit e saj për të pastruar mbetjet e hedhura në këto dy rrugë të rëndësishme për banorët dhe vizitorët.
Ditën e djeshme, një qytetar denoncoi gjendjen shqetësuese të ndotjes në qytetin e Lezhës. Qytetari shprehu indinjatën për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se, megjithëse paguhen taksa për pastrimin, situata mbetet problematike.
Problemit me mbetjet mori zgjidhje fal reagimit të qytetarit dhe publikimit të lajmit në Piranja News. Redaksia e Piranja News fton të gjithë qytetarët të denoncojnë problematikat shqetësuese, ato do të publikohen duke përcjellë zërin e tyre në institucionet përkatëse./Piranja News