Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
AKTUALITET
FOTO/ Rregulla të reja për këtë vit shkollor në Shqipëri, ndëshkohen shkelësit
PiranjatPërditësimi i fundit 2 Shtator 2025, 08:04
Vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri arsimor, Ministria e Arsimit dhe Sportit, me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në institucionet arsimore parauniversitare.
Bazuar rregullave të reja të vendosur, telefonat nuk duhet të merren në shkollë.
Vetëm në rast të nevojës të argumentuar nga prindi, në drejtorinë e shkollës, që fëmijën ta pajisë me telefon, atëherë telefoni fiket, nxënësi e dorëzon sipas rregullit të shkollës në sirtarin apo kutinë e përcaktuar në klasë, nga momenti i nisjes së mësimit deri në përfundim të orarit mësimor.
Ndërkohë, mësuesi kujdestar dhe drejtoria janë përgjegjës për zbatimin e këtij rregulli. Vlen të theksohet se për raste urgjente, komunikimi me prindin bëhet vetëm me leje ose përmes mësuesit apo drejtorit të shkollës. Roli i mësuesit është të jetë shembull në zbatimin e këtij rregulli.
Nga ana tjetër roli i prindërve është të bashkëpunojnë me shkollën duke e përforcuar mesazhin edhe në shtëpi, që fëmija të kuptojë se ky rregull është për të mirën e tij.
Në rast se ky rregull nuk respektohet në mënyrë të përsëritur edhe pas masave këshilluese dhe rekomanduese, drejtoria e shkollës vendos për ecurinë e masave të tjera sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e shkollës.