Shqipëria pritet të humbasë pothuajse 43% të grupmoshës 15-24 vjeç deri në 2050, e katërta në botë
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Me një vendim të pazakontë për praktikën gjyqësore shqiptare, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë urdhëroi fshirjen e artikujve të publikuar nga të paktën 10 media online, pa praninë e palëve në seancë dhe përpara se çështja të shqyrtohej në themel.
Vendimi nuk kërkon korrigjimin apo ndryshimin e titujve të konsideruar “denigrues”, por kërkon heqjen e plotë të materialeve nga portalet dhe bllokimin e aksesit publik ndaj tyre deri në përfundimin e procesit gjyqësor.
Pikërisht ky element po konsiderohet nga ekspertë të medias dhe organizata të gazetarëve si një precedent i parë i kësaj natyre dhe shqetësues për lirinë e shprehjes në Shqipëri, me rrezik për të krijuar klimë autocensure në redaksi.
Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë u mor ndaj 10 mediave online dhe 1 gazetari, pas një padie të ngritur nga biznesmeni Dionis Teqja.
Padia e biznesmenit lidhet me raportime mediatike që e identifikonin atë si “të shpallur në kërkim”, ndërsa çështja në fjalë kishte të bënte me një procedurë civile/tregtare dhe jo penale.
Gjykata urdhëroi heqjen dhe bllokimin e materialeve të publikuara deri në përfundimin e shqyrtimit në themel të çështjes. Por ajo që ka ngritur më shumë debat nuk është vetëm padia, por mënyra si gjykata ndërhyri ndaj mediave.
Vendimi u mor pa një seancë publike dhe pa dëgjuar palët, ndërsa urdhri nuk kërkon korrigjim apo përgënjeshtrim të informacionit, por fshirjen e plotë të artikujve dhe bllokimin e aksesit publik ndaj tyre.
Ekspertë të medias paralajmërojnë se raste të tilla krijojnë klimë autocensure në redaksi, pasi mediat mund të shmangin publikimin e investigimeve apo raportimeve sensitive nga frika e padive të kushtueshme dhe urdhrave gjyqësorë për heqje të menjëhershme të përmbajtjes.
Sipas drejtuesit ekzekutiv të Qendrës ResPublica dhe njëkohësisht avokatit Dorian Matlija, vendimi i menjëhershëm i gjykatës është problematik edhe nga pikëpamja procedurale.
“Ky rast i ngjan një censure paraprake. Mesa di unë është rasti i parë i këtij lloji në Shqipëri, kjo pasi gjykata duhet të kishte prezente palën paditëse dhe palën e paditur. Duhej të zhvilloheshin seancat paraprake dhe në themel të jepej vendimi” – u shpreh avokati Dorian Matlija.
Përtej debatit mbi vendimin e gjykatës për fshirjen e artikujve, një tjetër element i padisë që ka ngritur shqetësime mes mediave, gazetarëve apo edhe ekspertëve të fushës, lidhet me vlerën e lartë të dëmshpërblimit të kërkuar.
Në padinë civile të ngritur nga biznesmeni Dionis Teqja, kërkohet rreth 680 mijë euro në total ndaj dhjetë mediave online, me shuma individuale që variojnë nga 20 mijë deri në 500 mijë euro.
Ekspertë të medias dhe juristë paralajmërojnë se kërkesa të tilla financiare mund të krijojnë efekt frikësues për redaksitë, sidomos në rastet e raportimeve investigative apo publikimeve që lidhen me figura të njohura publike dhe biznesi. Sipas tyre, edhe përpara një vendimi përfundimtar të gjykatës, vetë përmasat e dëmshpërblimit mund të ndikojnë në mënyrën se si mediat raportojnë në të ardhmen.
Sipas avokatit Dorian Matlija, shumat e kërkuara janë jashtë praktikës së zakonshme të gjykatave shqiptare në raste të ngjashme.
“Masa e dëmshpërblimit e kërkuar është e tepërt, e frikshme. Në gjyqet civile jepen 500 mijë lekë – 1 milion lekë të vjetra sipas jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut”, u shpreh Matlija.
Rasti ka sjellë reagime edhe nga organizatat që mbrojnë lirinë e medias. SafeJournalists Network ka ngritur shqetësime për proporcionalitetin e masës dhe ndikimin që ajo mund të ketë mbi lirinë e shprehjes, duke theksuar se kufizimet ndaj përmbajtjes mediatike duhet të jenë të nevojshme, proporcionale dhe në përputhje me standardet europiane, shkruan shteg.org
Ndërkohë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e ka konsideruar vendimin një rast të pazakontë që cenon pavarësinë editoriale dhe krijon precedent problematik për të drejtën e mediave për të publikuar dhe qarkulluar informacion me interes publik.
Jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ka përsëritur në disa raste se dëmshpërblimet e larta ndaj mediave në çështjet e shpifjes mund të krijojnë “efekt frenues” ndaj lirisë së shprehjes dhe gazetarisë investigative.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative t...
10 Maj, dita Kombëtare e Drejtësisë na gjen me këto arritje: 150,000 dosje të mbartura që presin shqyrtim; Gjykatat e Shkall&e...
Në të gjithë gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mijë dosje që presin të shqyrtohen në të trija shkall&eum...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në godinën e Kryeministrisë, ku një qytetar është parë duke s...
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të atentatit me eksploziv ndaj 57-vjeçarit Mirash Gjikola, ngjarj...
Një tentativë grabitjeje ka dështuar në një minimarket në Selanik, pasi dy të rinjtë që hynë për të ...
Një nga pronat më elitare para viteve ’90 në Shqipëri dhe në Tiranë, ka qenë padyshim Kampi i Pionerëve në ...
Policia ka identifikuar 2 autorët që tentuan të vrisnin me eksploziv Mirash Gjikolën në shkurt të këtij viti në...
Pamje shqetësuese vijnë nga Terminali i Autobusëve Veri-Perëndim në periferi të Tiranës, ku mbeturinat kanë pushtuar pot...
Një automjet ka përfunduar mëngjesin e sotëm te shkallët e godinës së Kryeministrisë. Nga të dhënat paraprake...