AKTUALITET

Fundi i formulës “arrest në burg”

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 22:20

Fundi i formulës “arrest në burg”

Në Shqipëri, paraburgimi si masa më e rëndë, ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme të drejtësisë penale por njëkohësisht edhe më e përdorura.

Kolegjet gjatë diskutimeve vlerësuan se qasja e mëparshme, sipas së cilës gjykata nuk kishte detyrim të analizonte realisht alternativat ndaj “arrestit në burg” dhe mjaftohej me arsyetimin e përshtatshmërisë së tij, nuk ishte më në përputhje të plotë me nenet e Kodit të Procedurës Penale dhe me standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Tashmë, barra e justifikimit të nevojës për “arrest në burg” i takon prokurorisë, e cila duhet të paraqisë argumente konkrete për rrezikun dhe papërshtatshmërinë e masave më të lehta, ndërsa gjykata ka si detyrimin të verifikojë dhe t’i arsyetojë ato në mënyrë të plotë. Kësisoj, u hodh poshtë qasja sipas së cilës i pandehuri duhej të sillte “prova pozitive” për të kundërshtuar masën e rëndë.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e zhvesh çështjen nga përfundimet e mëparshme dhe e rikthen atë në pikën ku duhej të ishte gjithmonë, ku barra bie mbi SPAK për të na treguar pse një shtetas i pafajshëm nuk e meritonte këtë pafajësi që ditën e parë.” – shkruan në rrjetin e tij social Facebook avokati dhe drejtuesi i Qendrës ResPublica Dorian Matlija.

Nuk ishte e largët dita kur Kujtim Cakrani, avokati i ish presidentit të Republikes së Shqipërisë Ilir Meta ta përdorte këtë ndryshim në sallen e gjyqit më 22 maj.

“Gjykata e lartë në kolegjet e bashkuara ka cilësuar pikërisht këtë moment. Është organi procedurës i cili duhet të na thotë pse duhet të mbahet i pandehuri në paraburgim.” – u shpreh gjatë seancës mbrojtja e Ilir Metës.

Përdorimi i kësaj praktike unifikuese vetëm disa ditë pas dhënies së vendimit u përdor nga mbrojtësit e politikanëve që kanë ushtruar funksione shumë të larta drejtuese, duke ngritur dyshime për marrjen e këtij vendimi pkërisht në këtë kohë. Kjo nismë, sipas konstitucionalistit Jordan Daci është shumë e mirë, por është tepër e vonuar.

“Është nismë shumë e mirëseardhur, madje e vonuar për shkak se vendimi që i referohet Gjykata e Lartë, që kur u bë, nuk u bë sipas Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut. Ishte vendim që është përgjegjës për situatën alarmante që kemi mbipopullimit në paraburgim.” u shpreh konstitucionalisti Jordan Daci.

Burgjet e mbipopulluara në Shqipëri?!

Debati mbi përdorimin e masës së “arrestit në burg” dhe numrin e personave në paraburgim merr një dimension më të gjerë kur shihet përmes të dhënave zyrtare të SPAK dhe Ministrisë së Drejtësisë, të cilat tregojnë një tendencë në ndryshim në sistemin penal shqiptar.

Sipas të dhënave të SPAK, numri i të paraburgosurve që lidhen me hetimet e këtij institucioni përbën rreth 12% të totalit të paraburgosurve në vend, ndërsa të dënuarit që vijnë nga hetimet e SPAK përbëjnë rreth 11% të totalit.

Gjithashtu, vihet re edhe një ulje e ndjeshme e përdorimit të masës “arrest me burg”, e cila për vitin 2024 është regjistruar në 236 raste, ndërsa në vitin 2025 ka rënë në 110 raste. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 53.4%, duke treguar një zhvendosje graduale drejt masave alternative të sigurimit.

Për veprat e korrupsionit, masa e “arrestit në burg” zë vetëm rreth 3.45% të rasteve në vitin 2025, nga rreth 5% në vitin 2024. Ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë përbën 21.4% të personave nën hetim, nga rreth 31% një vit më parë.

Këto shifra tregojnë dhe pasqyrojnë një përdorim më të kufizuar të paraburgimit si masë sigurie, në favor të alternativave më pak kufizuese dhe më të lehta për të pandehurin.

Edhe raporti i Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2024, i publikuar në 2025, jep një panoramë të sistemit penitenciar, ku rezulton se në 21 institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, nga ku 8 janë paraburgime, 10 burgje, 2 institucione shëndetësore dhe 1 institucion për të mitur, gjatë vitit 2024 janë trajtuar mesatarisht 4741 të burgosur, prej të cilëve 2941 janë paraburgosur dhe 1800 të dënuar.

Kjo tregon se pjesa më e madhe e popullsisë në sistemin e burgjeve përbëhet ende nga persona në pritje të një vendimi përfundimtar.

Fundi i formulës “arrest në burg”

“Është koha e duhur madje me vonesë hapja e këtij diskutimi. Sistemi ynë i drejtësisë penale është në situatë alarmante. Njerëzit që gjykohen janë kthyer në statistika, dhe jo në jetë njerëzit që përballen me sistemin. Kjo dhe falë presionit masiv publik ndaj sistemit gjyqësor për të kërkuar rezultat dhe kur nuk duhet.” – tha konstitucionalisti Daci.

Teksa institucionet raportojnë një përdorim më të kufizuar të kësaj mase nga SPAK dhe zhvendosje drejt alternativave më të lehta, sistemi i burgjeve vijon të mbajë një numër të konsiderueshëm personash në paraburgim, duke ngritur dyshime mbi efektivitetin e masave alternative. Diskutimi mbi standardin e “arrestit në burg” lidhet drejtpërdrejt me balancën mes sigurisë publike dhe respektimit të lirisë personale.

Nga ana tjetër, ishte Avokati i Popullit që doli me një raport të vitit 2025, ku për pesë burgje, konkretisht IEVP Burrel, IEVP Kosovë Lushnjë, IEVP Kukës, IEVP “Mine Peza” (302), IEVP “Jordan Misja” (313), godina A, kërkoi mbylljen e tyre pasi kanë ka toleruar në mënyrë të vazhdueshme degradimin e kushteve të jetesës.

“Inspektimet e kryera gjatë vitit 2025 tregojnë se sistemi penitenciar vazhdon të mbartë problematika të theksuara strukturore, të cilat, në disa raste, e afrojnë trajtimin e personave të privuar nga liria me standardin e trajtimit degradues.” thuhet në raport.

Sa i përket paraburgimeve masive dhe tejmbushjen e Institucioneve të Ekzekutimeve Penale, Dorian Matlija shprehet se mungesa e standarteve në miratimin e masave “arrest me burg” për të pandehurit, ka cuar në përkeqësimin e kushteve në sektorin e drejtësisë.

“Prej kohësh, kjo çështje ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u përdorur ndjekja penale, duke krijuar një praktikë që ngarkon përgjegjësi penale pa kriter. Tashmë, me rikthimin e çështjes hapet një mundësi reale për të rivendosur standardet e drejta dhe për të riparuar devijimet që kanë karakterizuar këtë proces që nga nisja.” – tha drejtuesi i qendrës ResPublica/ , Shteg.org

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan