
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën.
Viktima është Arlinda Sylaj Zekaj, e cila është vrarë me sëpatë nga kunati i saj Albert Sylaj, në Vitomiricë të Pejës. Ndërkohë, bashkëshorti Jeton Sylaj është ndaluar për 48 orë pas marrjes në pyetje.
Historia e Arlindës përfshin dhunë në familje dhe një betejë të gjatë nga 49-vjeçarja për t'u bashkuar me djalin e saj.
Arlinda dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar rreth dhjetë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja kishte prejardhje nga Deçani, ndërsa më pas kishte jetuar në Vitomiricë të Pejës.
"Sinjali" raporton se pas kthimit në Kosovë, marrëdhëniet familjare dyshohet se ishin përkeqësuar deri në atë pikë sa Arlinda ishte përballur me dhunë të vazhdueshme. Bashkëshorti e kishte dëbuar nga shtëpia, ia kishte djegur rrobat dhe ishte ndarë prej saj.
Pas ndarjes, Arlinda ishte përballur edhe me pengesa për ta marrë fëmijën pranë vetes.
Në një periudhë kur bashkëshorti kishte udhëtuar për në Amerikë, djali kishte mbetur nën përkujdesjen e një personi të tretë, ndërsa nëna kishte kërkuar ndërhyrjen e institucioneve për ta zgjidhur çështjen.
Kërkesat për ndërhyrje ishin lidhur edhe me pretendimin se fëmija kishte mbetur pa përkujdesjen e prindit që ishte larguar jashtë vendit. Për Arlindën, moslejimi që ta kishte djalin pranë nuk ishte thjesht një mosmarrëveshje familjare. Sipas pretendimeve, ajo e përjetonte këtë situatë si një formë të rëndë të dhunës psikologjike.
Në këtë histori përmendet edhe ekzistenca e një urdhri mbrojtës, të lidhur me dhunën e raportuar nga bashkëshorti. Megjithatë, mbeten për t’u verifikuar përmbajtja, kohëzgjatja dhe mënyra e zbatimit të tij, si dhe vendimet që janë marrë lidhur me përkujdesjen ndaj fëmijës. Një tjetër element shqetësues lidhet me pretendimet për vonesa në trajtimin e kërkesave institucionale.
Sipas mediave në Kosovë, për një urdhër ishte pritur rreth 24 ditë, ndërsa një kërkesë tjetër pretendohet se ishte refuzuar. Ende nuk është sqaruar se për cilin vendim konkret bëhet fjalë, cila gjykatë apo institucion e kishte trajtuar kërkesën dhe mbi çfarë arsyetimi ishte marrë vendimi.
Por ajo që dihet është se Arlinda, vetëm tre ditë përpara vrasjes, kishte kërkuar urgjentisht ndërhyrjen e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Në letrën e pranuar më 22 tetor 2026, drejtuar Kryeprokurores, viktima kishte kërkuar marrjen e masave ndaj zyrtarëve që, sipas saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave, si dhe ekzekutimin e menjëhershëm të një urdhri gjyqësor.
Në dokument, ajo shkruante se rreziku për jetën e saj vazhdonte, ndërsa kërkonte hetime edhe ndaj zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga Qendra për Punë Sociale.
“Kjo është shtesa ime e fundit”, kishte shkruar Arlinda.
Në të njëjtën letër ajo kishte paralajmëruar se mund të vinte dita kur institucionet do të detyroheshin të jepnin llogari vetëm pasi t’i merrej jeta. Tre ditë më vonë, ajo u vra. Mbrëmjen e 25 tetorit, Arlinda ishte marrë në pyetje nga policia në Pejë lidhur me një rast të dhunës në familje dhe rreth orës 20:58 ishte kthyer në shtëpi nga patrulla policore.
Rreth dhjetë minuta pas largimit të zyrtarëve policorë, ajo u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
26 Tetor08:12
Rrëzuan Vuçiçin dhe fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi, analiza: Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
KOSOVA
25 Tetor23:54
Kurti përshëndet suksesin e Koalicionit Shqiptar, përmend edhe humbjen e Vuçiçit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cil&e...
KOSOVA
23 Tetor23:17
EMRI/ Iu kapën tre shqiptarëve në doganën e Merdarës, del emri i pronarit të 1 milion eurove
Pas më shumë se gjysmë viti, afera ku 1 milion euro të kapura në kufi rezultuan me disa shtetas të Shqipërisë të ar...
KOSOVA
23 Tetor20:22
BE-ja mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Specialen, pret të konsultohet për të
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend...
KOSOVA
23 Tetor19:40
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për drejtimin e LDK-së
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, d...
KOSOVA
22 Tetor23:16
Katër mandate të garantuara për shqiptarët në Malin e Zi
Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë katër mandate të garantuara në Parlament, si mënyrë për të siguruar...
KOSOVA
22 Tetor20:47
Aksion kundër kontrabandës në veri të Kosovës, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra mbi 200 mijë euro
Autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro gjatë një operacioni të zh...
KOSOVA
22 Tetor20:21
Kthimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, Haradinaj: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dho...
KOSOVA
22 Tetor18:44
Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit
Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjetë persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave në vlerë mijëra euro në ...
KOSOVA
22 Tetor18:06
Presidentja Shiroka-Pula do ta kthejë në Kuvend Ligjin për Specialen, pas kërkesës së PDK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligj...