Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
TIRANË- Teknologjia po pozicionohet gjithmonë e më shumë si një trend i rëndësishëm, që po ndikon tregun e punës edhe në vendin tonë. Në raportin e Trendeve të Kapitalit Njerëzor, të zhvilluar nga Deloitte Albania, rezulton se teknologjia dhe përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar rezultatet e punës është shumë i rëndësishëm për 67.92% e organizatave pjesëmarrëse në vrojtim.
Nga ana tjetër, organizatat pjesëmarrëse në vrojtim për Shqipërinë shprehen se janë gati për të adresuar këtë trend, pothuajse në nivele të ngjashme me shtetet e tjera të Europës Qendrore dhe Lindore. Më konkretisht, 38.95% e pjesëmarrësve në vrojtim u përgjigjën se janë gati për të përdorur teknologjinë, si një mjet për të përmirësuar rezultatet e punës dhe performancën e ekipit.
Nga këndvështrimi ynë, këto rezultate tregojnë se ky trend nuk ka të njëjtën kuptueshmëri si në vendin tonë, ashtu edhe për organizatat e tjera pjesëmarrëse në Europë. Ky trend, në vetvete, tregon se përdorimi i teknologjive të avancuara kërkon së pari identifikimin e nevojave për investim në teknologji, shoqëruar kjo edhe me kryerjen e investimeve të mëdha në këtë drejtim.
Por sa gati janë bizneset në vend për të alokuar një pjesë të madhe të buxhetit të tyre për këto investime?! Po ashtu, aplikimi i këtij trendi lidhet ngushtë edhe me ndryshimin e mendësisë dhe të qasjes ndaj punës, ndërkohë po i njëjti vrojtim tregon se organizatat në Shqipëri vazhdojnë i qasen punës dhe vendit të punës në të njëjtën mënyrë tradicionale si dikur.
Organizatat pjesëmarrëse në vrojtim, si në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera në Europë, aktualisht janë duke e përdorur teknologjinë në mënyra dhe për qëllime tradicionale: për të lehtësuar komunikimin mes anëtarëve të ekipit në vendndodhje të ndryshme apo rritjen e eficiencës në punë.
Ndërkohë, për 2 deri në 4 vitet e ardhshme, fokusi i tyre do të zhvendoset në përdorimin e teknologjisë si një element që do t’i lejojë njerëzit të përmirësohen në punën e tyre, duke ju krijuar më shumë kohë për të investuar në aftësimin apo riaftësimin e tyre.
Sigurisht kjo kërkon edhe trajnimin e punonjësve për ta përdorur siç duhet teknologjinë. Këtu mund të sjellim në vëmendje p.sh. chatgpt i cili, nëse përdoret siç duhet mund të sjellë shumë përfitime për punonjësit.
Në Deloitte, punonjësit mund të përdorin myAI lite që është një tool i ngjashëm me chatgpt i posaçëm vetëm për skuadrën e Deloitte, që mund të përdoret në çdo moment për të draft-uar email-et, për t’iu përgjigjur pyetjeve apo për të përkthyer materiale. Kjo tregon më së miri një rast kur teknologjia përdoret në marrëdhënie simbiotike dhe nuk ndalohet përdorimi i saj, por përkundrazi nxitet në funksion të rritjes së eficiencës.
Si është perceptuar teknologjia dikur dhe si është sot?
Në zhvillimet e hershme, teknologjia shihej si një mënyrë për të zëvendësuar punët të cilat ishin rutinë apo të rrezikshme ndaj jetës dhe shëndetit të punonjësve. Më pas, pavarësisht zërave mbi ndikimin negativ të zhvillimit teknologjik në punësim u evidentua se teknologjia po ndikonte në shtimin e profesioneve dhe roleve të reja të punës.
Sot, po vërehet se teknologjia jo vetëm nuk do të zëvendësojë njerëzit, por përkundrazi po i ndihmon dhe do t’i fuqizojë më tej ata të rrisin produktivitetin dhe suksesin në punën dhe jetën e tyre. Teknologjia do të automatizojë proceset e punës që janë rutinë dhe nuk kërkojnë ndërveprim njerëzor, duke ju dhënë punonjësve më shumë kohë për të thelluar aftësitë aktuale dhe për të mësuar aftësi të reja.
Studimet e kryera nga World Economic Forum e ndajnë ndikimin që do të ketë teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale në tregun e punës në katër kategori të mëdha:
1.Automatizimi, i cili përfshin të gjitha ato detyra të cilat në të ardhmen mund të kryhen nga IA dhe jo nga njerëzit. Në këtë kategori përfshihen detyra të cilat janë rutinë si detyrat administrative, analiza i të dhënave, ndërtimi i databazës së të dhënave apo mbajtja e minutave të takimit.
2.Augmentim, i cili përfshin të gjitha ato detyra të cilat do të vazhdojnë të kryhen nga njerëzit, por IA dhe teknologjia do të ndihmojnë për të rritur produktivitetin.
Një shembull mund të jetë kryerja e një pyetësori, kur procesi i mbledhjes së të dhënave, dërgimi i email-eve, përgatitja e draft-it të parë të pyetjeve apo analizimi i të dhënave mund të automatizohen, por rishikimi dhe validimi i pyetësorit dhe argumentimi i të dhënave duhet të kryhet nga njeriu. Një shembull tjetër janë vizitat mjekësore apo përgatitja e instruksioneve.
3.Potencial të ulët për automatizim apo augmentim përfshin ato detyra të cilat do të vazhdojnë të kryhen nga njerëzit, pa u ndikuar shumë nga IA dhe teknologjia.
Këto prekin ato detyra të cilat kërkojnë ndërveprim dhe bashkëpunim si negocimi i kontratave, zhvillimi i trajnimeve, zhvillimi i çështjeve gjyqësore, apo punë të tjera shkencore.
4.Të pandikuara janë ato detyra të cilat nuk preken fare as nga automatizimi apo augmentimi. Këto përfshijnë punët që kërkojnë lëvizje fizike si ngarkim/shkarkim produktesh, punët në bujqësi, blegtori, estetikë dhe parukeri, hidraulik, elektricist apo mirëmbajtje në terren etj.
Sigurisht, ka disa barriera kryesore të identifikuara nga pjesëmarrësit në vrojtim që ndikojnë në krijimin e një mjedisi pune, ku punonjësit mund të lulëzojnë (të performojnë në maksimumin e kapacitetit të tyre) siç janë mënyrat e kryerjes së punës, infrastruktura dhe teknologjia e disponueshme si dhe kultura organizative.
Kjo kërkon një ndryshim në qasje dhe në mënyrën e kryerjes së punës, trend i cili rezulton të jetë një nga më kryesorët në vitin 2023 për organizatat pjesëmarrësve në vrojtim në Shqipëri.
Barrierat që ndikojnë në krijimin e një mjedisi pune ku punonjësit të mund të lulëzojnë
Shumë interesant është fakti që edhe në Europë identifikohen pothuajse të njëjtat barriera, që tregojnë se teknologjia po zhvillohet shumë më shpejt se shkalla e përshtatjes së kompanive ndaj saj.
Ajo që vlen për t’u theksuar sot është se kompanitë nuk mund të bëjnë më parashikime të sigurta për biznesin e tyre, por mund të ecin vetëm në bazë të skenarëve, probabiliteti i ndodhjes të secilit mund të jetë shumë i ulët.
Të gjitha këto gjetje së bashku e theksojnë më tej domosdoshmërinë e qasjes ndaj teknologjisë me një mendje më të hapur, duke e përqafuar, duke bashkëjetuar dhe duke përfituar sa më shumë prej saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor”, me 503 të anketuar, tregoi se korrupsioni ngelet një shqet&e...
Foto ilustruese TIRANË- Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta. Mot...
rebani jaupi TIRANË- Rebani Jaupi, kryepolici që drejtoi Policinë e Tiranës gjatë periudhës Maj 2019 deri në Tetor 2021 ...
kamioni VLORË- Masakër mjedisore është denoncuar nga qyteti i Vlorës, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka sh...
bashkim ziberi TIRANË- Vendet e Ballkanit kanë një përqindje shumë më të lartë të vdekshmërisë nga s...
pamje nga aksidenti KAMËZ- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën "Nato" në Kamëz. Sip...
foto ilustruese GREQI- Arrestohen dy shqitarë nga autoritetet greke. Mësohet se në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë ësh...
pamje nga aksidenti BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e s...
ilirjan minaj ITALI - Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:00 në Bibbiano, Reggio Emil...
ogerta manastirliu dhe artan hoxha TIRANË- Në prag të zgjedhjeve në universitete, studiuesi Taulant Muka publikoi të pre...