Një dosje hetimore që bën fjalë për “kontrabandim të medikamenteve mjekësore” dhe “Fshehjen e të ardhurave financiare” është rregjistruar në gjykatën e Tiranës, me të pandehur Dritan Gremin dhe shoqërinë Juridike, “Gremi Wellnes”. Çështja penale me emrin e biznesmenit të disa klinikave estetike dhe 11 bizneseve të hapura në Tiranë dhe Elbasan, është publikuar si i pandehur në seancat gjyqësore që gjykata e Tiranës, ka planifikuar të gjykojë në 22 shtator 2026.
Vetëm dy vite më parë Emisioni Piranjat investigoi rastin e kontrabandimit.
Kujtojmë se në muajin Tetor 2025, Dritan Gremi, u shfaq dhe si kandidat i pavarur për të garuar në zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë, zgjedhje këto që nuk u zhvilluan kurë. Siç mëson gazetari Elton Qyno, dosja me 2 të pandehur është ende në fazën e shqyrtimit gjyqësor në seancën paraprake dhe gjyqtare e çështjes është caktuar përmes shortit elektronik, Amarilda Sulaj.
Sipas dosjes hetimore, të pandehurit Dritan Gremi dhe shoqëria e tij “Gremi Wellnes” dyshohet se kanë kryer kontrabandë të medikamente mjekësorë, kryesisht “Butox” me princip aktiv “Botulinum toxin”. Ky medikament mjekësor aktualisht nuk është i paisur me autorizim për tregtim në Shqipëri.
Ndërkohë edhe paisjet mjekësore që vendosen në treg në Republikën e Shqipërisë, duhet të regjistrohen në Regjistrin Kombëtar të Paisjeve Mjekësore, procedurë kjo që mbahet nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore.
Në klinikë janë gjetur paisje mjekësore të paçertifikuara dhe kryheshin injeksione nga persona të cilët nuk janë mjekë por estetiste. Fakt ky i konfirmuar nga disa pacientë që janë pyetur.
Shkeljet janë konstatuar gjatë një kqyrje fizike në ambjentet e “Gremi Clinic” që është kryer nga policia gjyqësore në datën 17 korrik 2025.
Gjithashtu, sipas dosjes hetimore po në vitin 2025, gjatë një raporti të Kontrollit Tatimor mbi këtë biznes, është konstatuar se shoqëria Juridike, “Gremi Wellnes” ka detyrime tatimore dhe gjoba të papaguara që shkojnë në shumën financiare prej 285 milion lekë të vjetra. Kjo kompani dhe pronarët e saj, bashkëjetuesit Dritan Gremi dhe Anduena Çela, prej Janarit 2021 kanë operuar si biznes me objekt tregtar fillimisht për “...aktivitete të këshillimit për biznes dhe këshilla të tjera për menaxhimin...”.
Por në muajin Nëntor 2025, objekti i kompanisë ndryshoi duke shtuar aktivitetin në fushën e menaxhimit të strukturave të ndryshme në fushën e shëndetësisë
.
“...kryesisht klinikave të kirurgjisë estetike dhe trajtimeve të tjera estetike, duke marrë përsipër menaxhimin në total të burimeve njerëzore dhe marrëdhënieve me pacientët (caktimi i orareve të vizitave, të orareve të ekzaminimeve, të trajtimeve estetike dhe kirurgjikale, promovimet dhe ndjekja e politikave për zgjerimin e nr. të pacienteve etj....”-thuhet në objektin e veprimtarisë tregtare të ndryshuar në muajin Nëntor 2025.
Por vetëm pak ditë pasi Dritan Gremi, i ndryshoi objektin e veprimtarisë tregtare kompanisë “Gremi Wellnes”, ai në 27 Nëntor 2025, vendosi t’ia shesë 100 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, bashkëjetueses së tij, Anduena Çela.
Kontrata e shitjes është firmosur para noteres Aida Hoxha në Tiranë dhe shitja është bërë kundrejt një çmimi prej 1 milion lekë të vjetra.
Por aktualisht në emër të Dritan Gremit, vijojnë të jenë disa kompani të tjera si “Gremi Longevity Center”, “My Albania News”, “Gremi Sweet Bread”, “La Belle Noiseuse”, “Hotel Serenity”, “Gremi Clinic”, “Dritan Gremi”, “Viaggiare e Sorridere” e të tjera./elton qyno
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Shtator17:59
Plagosje me armë zjarri në Durrës
Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, në zonën e Vollgës, n...
AKTUALITET
16 Shtator17:43
Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më shumë se 1 orë, arkitekti Olsi Eftimi del nga SPAK
Olsi Eftimi ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas më shumë se 1 ore. Arkitekti i njohur mbërriti në am...
AKTUALITET
16 Shtator17:25
Çarje në tubacionin kryesor të Bogovës, ndërpritet furnizimi me ujë në Berat e Kuçovë
Që prej orës 13:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetet Berat dhe Kuçovë, si dhe...
AKTUALITET
16 Shtator16:00
Bashkëpunimi për vilat e fshehura/ Hetimet ndaj Ballukut, paraqiten në SPAK vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi
Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për dosjen Balluku vijojnë, teksa rapor...
AKTUALITET
16 Shtator15:35
Taksistët protestë para Bashkisë së Tiranës: Të mos jepen licenca pa limit
Anëtarë të Sindikatës së Punonjësve të Transportit Taksi kanë protestuar këtë të mërkurë para b...
AKTUALITET
16 Shtator14:50
Bashkimi me Korçën ndez debatet në Maliq, banorët kundër hartës së re: Duam bashkinë tonë!
Banorët e Maliqit kanë kundërshtuar propozimin për shkrirjen e bashkisë së tyre dhe bashkimin me Bashkinë e Korç&eum...
AKTUALITET
16 Shtator14:41
Zbulohet një lokal i përshtatur për shitje droge dhe lojëra fati, arrestohet pronari
Policia ka zbuluar një lokal në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë, i cili dyshohej se përdorej&nbs...
AKTUALITET
16 Shtator14:09
Parkimi me pagesë në Durrës, Këshilli Bashkiak diskuton kartën e rezidentit dhe tarifat
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Durrësit ndër të tjera u diskutua një çështje me interes p&e...
AKTUALITET
16 Shtator13:21
Pagat e magjistratëve, reagon Prokuroria e Përgjithshme kundër projektligjit: Krijon diferenca të pajustifikuara
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë sot Kuvendit të Shqipërisë qëndrimin e saj zyrtar lidhur me projektligjin për...
AKTUALITET
16 Shtator13:20
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, turma nga sheshet e Prishtinës niset drejt EULEX-it
Pas vendimit në Gjykatën Speciale, turma që gjendej në sheshet e Prishtinës është nisur drejt selisë së EULEX-it,...