Netanyahu: Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar se Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ose ku ndod...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pohuar se Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e tij, por nuk dha detaje se kur ose ku ndod...
Sot pritet të zhvillohet protesta e 87-të qytetare kundër qeverisë, në një aksion që vijon prej gati tre muajsh. Protestues...
Shqipëria u përfshi në zonën e temperaturave mbi mesataren gjatë periudhës qershor–korrik, ndërsa Europa Perëndi...
Shumë përdorues kanë raportuar sot se kanë pasur probleme me telefonanat përmes rrjetit celular gjatë ditës së sotme n...
Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë ditës së sotme....
Kompensimi i naftës te Transporti Publik, Financat të gatshme për 3 muaj shtesë, pritet propozimi i Infrastrukturë Shtrenjtimi i &cc...
Dashi: Në dashuri ndizet pasioni, por shmangni xhelozinë. Në punë organizoni financat dhe projektet. Demi: Ditë shumë e mir&eum...
Është arrestuar në Fier, 45-vjeçari i cili vrau me sqepar nënën e tij dhe plagosi rëndë të atin pas një konf...
Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ngre akuza ndaj Prefekturës së Gjirokastrës, duke pretenduar se institucioni po përdoret s...
Rreth orës 21:20, në fshatin Zhymë, Lushnjë, shtetasi Florjan Dalladaku, 45 vjeç, dyshohet se, në banesë, për motive e...

Rreth 31.8% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore të moderuar ose të rëndë në periudhën 2023-2025, vlerëson FAO.
Ndonëse treguesi ka shënuar përmirësim të lehtë, ai mbetet shumë më i lartë në Europë dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Në harkun e një viti, treguesi është ulur me 1.2 pikë përqindjeje. Pavarësisht përmirësimit, niveli në Shqipëri është rreth 4.3 herë më i lartë se mesatarja europiane prej 7.4% dhe rreth 5.5 herë mbi mesataren e Europës Jugore, prej 5.8%.
Shqipëria paraqitet gjithashtu shumë më keq se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Për periudhën 2023–2025, pasiguria ushqimore e moderuar ose e rëndë vlerësohet në 9.2% në Maqedoninë e Veriut, 9% në Malin e Zi, 8.7% në Bosnjë-Hercegovinë dhe 6.7% në Serbi.
Brenda grupit të përgjithshëm, 8.3% e popullsisë së Shqipërisë klasifikohet në pasiguri të rëndë ushqimore.
Pasiguria e rëndë lidhet me situata kur familjet mbeten pa ushqim, konsumojnë më pak sesa u nevojitet, përjetojnë uri ose kalojnë një ditë të plotë pa ngrënë për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera.
Treguesit për fëmijët kanë shënuar përmirësim. Përqindja e fëmijëve nën pesë vjeç me zhvillim të vonuar fizik ra nga 16.5% në vitin 2012 në 7.4% në vitin 2024. Edhe mbipesha te fëmijët u reduktua nga 20.9% në 16.7%.
Në kahun e kundërt ka lëvizur obeziteti te të rriturit. Në vitin 2024, ai prekte 24.1% të popullsisë mbi 18 vjeç, nga 17.8% në vitin 2012. Numri i të rriturve obezë vlerësohej në rreth 500 mijë.
Edhe anemia te gratë e moshës 15–49 vjeç është përkeqësuar, duke u rritur nga 20.1% në vitin 2012 në 24.7% në vitin 2023.
Dieta ditore e shqiptarëve, 70% më e shtrenjtë se në 2017-n dhe 30% mbi mesataren europiane
Në vitin 2025, kostoja minimale e një diete të shëndetshme në Shqipëri arriti në 5.16 dollarë ndërkombëtarë, sipas barazisë së fuqisë blerëse, për person në ditë.
Kostoja është rritur nga 3.04 dollarë në vitin 2017, duke u shtrenjtuar me rreth 70% deri vitin e kaluar, sipas raportit më të fundit “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerjes në Botë 2026”.
Dieta e shëndetshme në Shqipëri rezulton rreth 30% më e shtrenjtë se mesatarja europiane prej 3.97 dollarësh dhe 12% mbi mesataren e Europës Jugore prej 4.62 dollarësh. Sipas metodologjisë së FAO Vlera prej 5.16 dollarësh është kostoja minimale ditore e një diete të shëndetshme për një person në Shqipëri.
Ajo llogaritet duke zgjedhur ushqimet më të lira që sigurojnë energjinë dhe larminë e nevojshme ushqimore dhe tregon pragun minimal ekonomik për një ushqyerje të ekuilibruar.
Pavarësisht shtrenjtimit, përqindja e shqiptarëve që nuk mund ta përballojnë financiarisht një dietë të shëndetshme ka rënë ndjeshëm. Në vitin 2025, ajo vlerësohej në 11.9% të popullsisë./Monitor

Këtë të diel në një resort turistik luksoz në jug të vendit është dashur ndërhyrja e forcave të policis...
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën pranë tunelit në Ujin e Ftohtë, në Vlorë. Flakët kanë...
Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe këtë të diel protestat kundër propozimit për Reformën Territoriale, duke sh&eum...
Hetimi për vrasjen e 45-vjeçares në Nea Smyrni vijon me intensitet të lartë, ndërsa marrëdhënia mes viktimës dhe ...
Një krim i rëndë ka tronditur Nea Smyrnin në Athinë, ku 48-vjeçari shqiptar Altin Allmuca dyshohet se ka vrarë me armë...
Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka vijuar me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas përfundimit t&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit të ri “Pasqyra Alba...
Pas temperaturave të larta dhe përvëluese të ditëve të fundit, Korça është përfshirë mbrëmjen e k&...
Në ditën e 85-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesa...
“Këta idiotët kanë kaq frikë sa na numërojnë ditë për ditë se sa jemi. Jo vetëm të dorëhiqet, ...