Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Dashi Një situatë që dukej e zgjidhur mund t'ju kërkojë ta shikoni edhe një herë. Mund të ketë ende hapësir...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që kompania Apple të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” në...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një rrjeti të trafikut të drogës, pas operacionit të zhvilluar n&...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
Një tjetër video që dokumenton incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia po qarkullon, duke sjell&eum...
Qytetarët vijojnë për të 93-tën ditë radhazi protestën kundër qeverisë, duke përcjellë edhe sot mesazhe...
Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Biznesmeni shqiptar, Ermal Beqiri, u ar...
Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Biznesmeni shqiptar, Ermal Beqiri, u arrestua në Albert, në departamentin Somme, teksa po fluturuar me një avion mbi centralin bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Sipas gazetës franceze 'Le Courrier Picard', ai u gjykua me procedurë të përshpejtuar në gjykatën e Amiens dhe u dënua me 7 mijë euro gjobë për këtë shkelje. Ngjarja ndodhi në fillim të muajit gusht.
Aktualisht, Beqiri ndodhet i burgosur në burgun e Beauvais dhe kërkesa e tij e parë për lirim është refuzuar. Arsyeja është se Shqipëria ka kërkuar ekstradimin e tij, në mënyrë që ai të gjykohet edhe në vendin e origjinës. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila dyshon për përfshirjen e tij në një rrjet kriminal.
Oisehebdo.fr shkruan se deri në përfundimin e procedurave të ekstradimit, Beqiri do të mbetet në paraburgim. Çështja ka edhe një lidhje me departamentin Oise në Francë. Sipas një njoftimi të autoriteteve shqiptare, Shqipëria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të tij në Francë, në pritje të procesit gjyqësor. Mes këtyre pasurive ndodhet edhe një “kështjellë në Oise, në veri të Parisit”, e cila thuhet se është blerë për rreth 2.6 milionë euro. Konkretisht, bëhet fjalë për Château d’Auteuil, që ndodhet në Berneuil-en-Bray.
Një temë për të cilën nuk flitet në kështjellë
Kjo kështjellë madhështore me tulla të kuqe, e vendosur në periferi të fshatit Berneuil-en-Bray, ofron prej disa vitesh akomodim luksoz për vizitorët. Në faqen zyrtare të saj thuhet se objekti administrohet nga çifti Darondeau–de La Pintière, të cilët e blenë monumentin në vitin 2003 dhe investuan për vite me radhë në restaurimin e tij.
Në asnjë pjesë të faqes nuk përmendet emri i Ermal Beqirit. Vetëm në rubrikën e të dhënave ligjore mund të gjendet emri i tij. Sipas raportimit, i gjithë kompleksi duket se është në pronësi të tij. Këtë e ka konfirmuar edhe kryebashkiaku i ri i komunës, Simon Muller.
Kur gazetarët kontaktuan me telefon kështjellën, telefonata nuk u prit aspak mirë. Një grua që iu përgjigj telefonatës refuzoi të komentonte çështjen. Edhe kur iu kërkua vetëm të konfirmonte nëse Ermal Beqiri është pronari i kështjellës, ajo u përgjigj: “Më vjen keq, nuk mund t’ju përgjigjem. Ju uroj një mbrëmje të mirë”.
Në fshat duket se ka shumë pak lidhje mes pronarit të kështjellës dhe komunitetit lokal. Simon Muller, i cili mban detyrën e kryebashkiakut që prej muajit mars, tha se e ka takuar Beqirin vetëm një herë dhe krejt rastësisht.
Për momentin mbetet e paqartë nëse sekuestrimi i mundshëm i kësaj pasurie, që autoritetet shqiptare e konsiderojnë si pasuri me origjinë kriminale, do të ketë ndonjë ndikim për komunitetin e vogël të Berneuil-en-Bray.
Krahu i djathtë i Ergys Agasit, u ndalua pasi u kap nga forcat ajrore franceze duke pilotuar një avion të vogël privat, mbi një central bërthamor, pranë Normandisë. Beqiraj kishte hipur në avionin e vogël privat në aeroportin “Albert” në veri të Francës dhe ka fluturuar fillimisht drejt zonës së Kalesë, pranë kanalit La Mansh. Më pas ka zbritur në krahinën e Bretanjës, për tu rikthyer drejt Normandisë, por fluturimi i tij është pikasur nga forcat ajrore franceze ndërsa ndodhej mbi centralin bërthamor të Penly, pasi avioni i tij është ulur nën kuotën e lejuar.
Konkretisht, avioni me të cilin po fluturonte Beqiri ishte në një lartësi prej afërsisht 1,200 metrash, por papritmas ai uli avionin nën kuotën e lejuar dhe avionët ushtarak i janë afruar menjëherë dhe e kanë shoqëruar deri në aeroportin e Albert, ku dhe nga ishte nisur. Sapo zbriti në pistë, biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti Beqirajt në trup 3 "AirTag" të fshehura në rroba, të cilat janë pajisje gjurmuese të vegjël të kompanisë “Apple”, që lejojnë gjurmimin e kujtdo që e mban me vete. Për autoritetet franceze, biznesmeni ka thënë se gaboi me lartësinë e fluturimit, pasi në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën.
Si pasojë, Beqiri u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe më pas iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin. Nëse ekstradimi drejt Shqipërisë, do të ketë pëlqimin e tij, mund të bëhet brenda disa javësh, por nëse kundërshtohet, duhet të marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat franceze, dhe mund të zgjas deri në disa muaj.
Më herët Beqirajt i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare, mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete. Objektet e sekuestruara të tij janë: Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë; Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë; Ndërtesa dhe truall nr. 5/3; Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë Apartament në Golem, Kavajë; Mjet lundrues Yacht “Skyfall”; Subjekti “S.S” sh.p.k.; Subjekti “H” sh.p.k.; Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”; Automjete dhe motomjete sipas regjistrave; Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë–Durr...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:50, në vendin e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial. Sipas t&e...
Pas mbytjes tragjike të një 7-vjeçareje në ujërat e Drinit të Zi, në Dibër është mbledhur Task-Forca pë...
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Vaqarrit, në Tiranë, pranë Kthesës së Arbanës....
Zjarri që prej të dielës ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Madhe të Njësisë Administrative Ulëz, në B...
Ministria e Mbrojtjes njofton se 10 vatra zjarri janë raportuar në vend deri në orën 14:00 të kësaj të hëne, ku 5 mbeten...
Konkurrentja e këtij edicioni të “She’s On Top”, Eli Deda gjatë një interviste ka folur për rrugëtimin e saj n&e...
Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas të shtënave me armë zjarri në një festë techno në qytetin ...
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa dërgohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës priste...
Një 36-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, pasi dyshohet se tentoi të k...