Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Nga Alba Kepi:
Nga rrugët e Torvaianicës deri në rrokaqiejt e ndritshëm të Dubait, emri i Altin Sinomatit, 38-vjeçarit shqiptar i njohur si Passerotto, është bërë simbol i një realiteti të errët që po i ndodh kombit tonë: eksporti i krimit dhe i turpit kombëtar.
Sipas hetimeve të karabinierëve italianë, Sinomati konsiderohet si mandanti i vrasjes së shqiptarit Shehaj, një ekzekutim mafioz i ndodhur në shtator të vitit 2020 në plazhin e Torvaianicës, afër Romës. Vrasja, për të cilën u paguan 150 mijë euro, lidhet me rivalitetet midis grupeve të narkotrafikut.
U arrestua sot në Dubai, por problem mbetet ekstradimi nga një vend që nuk e lejon këtë proçedurë.
Një krim i kryer në mes të ditës, në një plazh të mbushur me njerëz, si për të dhënë një mesazh frike dhe pushteti. Ishte i njëjti killer që një vit më parë kishte ekzekutuar edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si Diabolik, kapo ultras i tifozerisë italiane, një tjetër simbol i lidhjeve të errëta midis botës së krimit dhe mafies shqiptare.
Pas vrasjes, Altin Sinomati u zhduk, si shumë të tjerë, duke u fshehur në oazin e pasurisë dhe pandëshkueshmërisë: Dubai.
Nuk është rastësi. Pak muaj më parë, në të njëjtin qytet u arrestua edhe Dorian Petoku, një tjetër figurë e njohur e botës së krimit shqiptar. Në hijet e atyre kullave ku luksin e paguajnë me para të pista, përflitet edhe prania e Arben Zogut, një tjetër emër që, sipas burimeve, hyn e del në Shqipëri pa asnjë pengesë.
Dubai është bërë strehë e mafies shqiptare, një parajsë moderne ku riciklohen paratë e drogës, të armëve dhe të trafikut njerëzor përmes kompanive të rreme, restoranteve luksoze dhe pasurive të paluajtshme. Nga atje, si nga një qendër komande ndërkombëtare, drejtohen aferat që po shkatërrojnë vendin tonë.
Në orët pas atentatit ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, autor i programit investigativ “Report”, vetë Ranucci kujtoi me shqetësim se atentati kishte ndodhur vetëm disa qindra metra larg vendit ku në vitin 2020 u vra Selavdi Shehaj. Kjo përputhje territoriale ka ngritur dyshime të forta tek hetuesit italianë se pas atentatit ndaj Ranuccit mund të fshihet po e njëjta dorë kriminale ndoshta edhe e njëjta strukturë e mafies shqiptare që ka shtrirë rrënjët në Itali.
Gazetarë si Nello Trocchia, me librin e tij Invincibili la mafia albanese, kanë denoncuar me guxim fuqinë e këtyre grupeve që veprojnë në heshtje, por me ndikim të frikshëm.
Sepse për sa kohë që Dubai e Aruba janë shtëpitë e pushimit të kokave të mafies sonë, Shqipëria do quhet Narkoshtet.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Euronews Albania”, duke lidhur zhdukjen e Er...
Gazetarja e A2 CNN Ornela Joti ka zbuluar detaje nga gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano. “Burime bëjnë me di...
Avokati Ulian Barjami thotë se nuk ka përdorur asnjë fjalë kërcënuese apo jo profesionale ndaj prokurorit gjatë seancës ...
Prej 12 ditësh, minatorët e Spaçit protestojnë në dyert e kompanisë turke për njohjen e sidikatës së tyre dhe p...
Ish-kryeministrit i vendit, Fatos Nano ndodhet në gjendje të rënduar, i hospitalizuar në një spital privat në Tiranë. Sipa...
Altin Sinomati, shtetas shqiptar 38 vjeç, u arrestua në Abu Dhabi pasi kishte ikur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë...
Një emigrant i paligjshëm shqiptar është burgosur pas zbulimit të një fabrike kanabisi në një rrugë të qet&eum...
Gazetari Flavio Qarri ka shpërndarë një status kritik në rrjetet sociale, ku ka denoncuar një sërë ngjarjesh që t...
Një hajdut serial i kërkuar në dy vende evropiane arriti të hynte ilegalisht në Britani përpara se të shmangte deportimin duk...
Hetuesit e gjurmuan atë 10 ditë më parë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Altin Sinomati, shtetas shqiptar i kërkuar nga ...