Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”.
Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, që lidhet me gjobën ndaj kompanisë “Bankers Petroleum”, me vlerë që shkon deri në 130 milionë euro.
Burime nga Prokuroria e Fierit bëjnë me dije se çështja është referuar për hetim në SPAK, pas një hetimi paraprak të nisur që në vitin 2020.
Në atë periudhë, pas emërimit të Gent Gazhelit si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, shefi i Degës Doganore të Fierit, Olti Kuke, ka njoftuar zyrtarisht drejtuesin e lartë në lidhje me vendimin për gjobë 30 milionë euro ndaj kompanisë “Bankers”.
Por, sipas kallëzimit, me kërkesë të hetimeve tatimore, kjo shumë u rivlerësua në 130 milionë euro — një shumë kolosale që, siç pretendohet, është pezulluar nga vetë Gazheli përmes mosveprimit administrativ, ndonëse ishte njoftuar dy herë me shkresë zyrtare dhe email nga Olti Kuke.
Në dosjen që ndodhet tashmë në SPAK, ekzistojnë dy shkresa zyrtare, të cilat mjaftojnë për të provuar zinxhirin e komunikimit. Megjithatë, deri më sot, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar mbi gjobën, ndonëse ligji kërkon zgjidhje brenda gjashtë muajve.
Burime: “Ka pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësues të kompanisë”
Sipas burimeve konfidenciale, Gent Gazheli dyshohet se ka zhvilluar takime personale me përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, ndërkohë që dosja mbeti “në sirtar”.
Madje, shefi i Doganës së Fierit, Olti Kuke, mësohet të ketë qenë nën presion të vazhdueshëm, derisa u shkarkua nga detyra vetëm dy muaj më parë, duke u transferuar nga drejtues i sektorit të akcizës në specialist — lëvizje që burimet e lidhin me përpjekjen për ta heshtur çështjen.
“Gjobë e zbardhur pas pesë vjetësh, nga frika e ekspozimit publik”
Ironikisht, vetëm pas pesë vitesh “ngrirje”, gjoba ndaj kompanisë është zbardhur — pikërisht pak ditë pasi Prokuroria e Fierit ia kaloi dosjen për kompetencë SPAK-ut, dhe kur rasti u përmend publikisht nga Kryetari i KLSH-së gjatë raportimit në Kuvend, si dhe nga deputeti socialist Erion Braçe.
Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje të forta mbi lidhjet politike që, sipas burimeve nga brenda sistemit, e kanë “mbrojtur” Gent Gazhelin çdo herë që ka shpërthyer një aferë.
Skandale të tjera në horizont?
Gazheli, i cilësuar nga vartësit e tij si “Drejtori i 2030-s”, pritet të përballet me disa kallëzime të tjera, të cilat lidhen me shkelje të rënda në sektorin e akcizës dhe tregtisë së mallrave të ndjeshme./ Maska.al
Ditën e sotme qytetarët duhet të dyndeshin në dyert e qendrave të votimit, për të votuar në zgjedhjet e pjesshme lokal...
Banorët e një pallati tek ish-Rozafa, përballë Triss, kanë ngritur shqetësimin për një tub uji të carë i cil...
Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin p...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, komentoi situatën aktuale në Partisë Socialiste dhe qeverisë, pas thirrjes në SPAK t&e...
Pasi policia greke goditi një rrjet me dy nëndegë të trafikut të drogës ku ishte i përfshirë edhe një prift, n&eu...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak ditë më parë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të arr...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku votoi sot për kryetarin e ardhshëm të Prishtinës, gjersa theksoi se s...
Dy persona, përkatësisht 40 dhe 41 vjeç, u shpallën në kërkim nga policia e Shkodrës, pasi qëlluan me armë zjarri...
“Ndërkohë që shëndetësia shqiptare po përballet me mungesa kronike medikamentesh në Onkologjik, Pediatri dhe spital...
Prej më shumë se tre dekadash, rreth 70 familje në një lagje të Fushë-Mamurrasit jetojnë me vështirësi të m&...