The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze “The Economist”, e cila i analizon...
Partia Popullore Evropiane, grupimi më i madh i partive politike të djathta dhe të qendrës në Evropë, reagoi sërish për ...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...

“Ndërkohë që shëndetësia shqiptare po përballet me mungesa kronike medikamentesh në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, AKSHI vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta”, deklaroi për media zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli.
Sipas PD-së, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nën varësinë e kryeministrit Edi Rama, ka lidhur gjatë periudhës 2018-2025 11 kontrata për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, pa garë dhe pa transparencë, duke përdorur të njëjtin operator ekonomik në çdo rast.
QSUT: 4 kontrata me vlerë totale 4.3 milionë euro, me rritje nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në 2025.
Spitali Universitar i Traumës: 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro, pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.
Spitali ‘Shefqet Ndroqi’: 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).
PD akuzon se këto kontrata, të lidhura me negocim pa shpallje dhe pa konkurrencë, krijojnë një monopol dhe ngrenë dyshime serioze për abuzim me fondet publike.
Partia Demokratike kërkon që SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto shpenzime dhe të japë përgjigje për pyetjet që prekin interesin publik:
“Paratë e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojnë për pacientët, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe furnizimin me medikamente, jo për kontrata që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit”, theksoi Genta Vangjeli në deklaratën e saj.
Deklarata e plotë:
Ndërsa shëndetësia shqiptare ndodhet në një gjendje të mjerueshme, me mungesa kronike të medikamenteve në Onkologjik, Pediatri dhe spitale të tjera, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nën varësinë e Edi Ramës, vazhdon të shpenzojë miliona euro për kontrata të dyshimta.
Vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit të shëndetësisë, AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025, duke përdorur procedura të mbyllura dhe pa transparencë, me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës, dhe me të njëjtin përfitues në çdo rast.
Për QSUT-Janë lidhur 4 kontrata mirëmbajtjeje me vlerë totale 4.3 milionë euro (2018, 2020, 2022, 2025).
Edhe pse objekti është i njëjtë, vlera e kontratave është rritur nga 800 mijë euro në 2018 në 1.6 milionë euro në vitin 2025.
Për Spitalin Universitar të Traumës-Janë lidhur 4 kontrata me vlerë totale 1.8 milionë euro (2019, 2021, 2023, 2025).
Vlera është pothuaj trefishuar nga 300 mijë euro në 2019 në 888 mijë euro në 2025.
Për Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’-Janë lidhur 3 kontrata me vlerë 517 mijë euro (2019, 2022, 2024).
Në total, 11 kontrata janë dhënë pa garë dhe pa transparencë, me të njëjtin operator ekonomik, duke krijuar një monopol në mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor dhe duke ngritur dyshime serioze për abuzim me fondet publike.
Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë menjëherë hetimet për këto kontrata dhe të japë përgjigje për pyetjet thelbësore që prekin interesin publik:
A ka respektuar AKSHI nenin 47 të Ligjit për Prokurimet Publike, sipas të cilit përdorimi i kontratave me negocim pa shpallje lejohet vetëm në situata specifike që nuk duhet të shkaktohen nga vetë autoriteti kontraktor?
Pse janë rritur fondet limit dhe vlerat e kontratave nga viti në vit, ndërkohë që objekti i shërbimit mbetet i njëjtë?
Pse për 11 kontrata është përzgjedhur vetëm një operator ekonomik, duke eliminuar konkurrencën?
A është reale kostoja e këtij shërbimi që me kontratat e fundit të paktën për QSUNT shkon në 81 mijë euro në muaj për mirëmbajtje sistemi?
Paratë e qytetarëve shqiptarë duhet të shkojnë për pacientët, për përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe për furnizimin me medikamente, jo për kontrata të dyshimta që mbushin xhepat e klientëve të pushtetit.
Prej më shumë se tre dekadash, rreth 70 familje në një lagje të Fushë-Mamurrasit jetojnë me vështirësi të m&...
Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo u ka bërë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës...
Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën dhe ka folur për ish-ambasadoren Yuri Kim, ku deklaroi se ...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Shkodër, ku një shtetas ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjin&eum...
Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fushë-Arrëzit. Sipas informac...
Amarildo Hoxha, kandidati i pavarur për bashkinë e Cërrikut i mbështetur nga PD i bën thirrje qytetarëve që të votojn&...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u pyet nga gazetarët se kur do të përfundojnë zgjedhjet në pes&eu...
Në Bashkinë e Vlorës kanë mbërritur votuesit e parë në qendrat e votimit që u hapën në orën 07:00 t&eum...
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” për bashkinë e Cërrikut, Eligert Hima, ushtroi më herët të drejtën e ti...
Një çift emigrantësh, banues vetëm 100 metra larg shkollës 9 Vjeçare “28 Nëntori” në Vlorë, nuk mun...