I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- GJKKO ka marrë vendimin ditën e sotme duke dënuar me 1 vit burg ish-prefektin e Kukësit, Granit Gjanën. Gjana akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste. Ndërkohë dënimi me një vit burg iu konvertua në 2 vite shërbim prove.
Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-nën kryetarin e Bashkisë Kukës Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. Gjithashtu SPAK kërkoi konvertimin e dënimit me 2 vite shërbim prove.
Më 6 dhjetor 2023 u bë publik vendimi i GJKKO për pezullimin e Granit Gjanës nga detyra si prefekt i Kukësit nën akuzën se gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendës kryetarit, ka kryer shkelje me tenderat e karburantit të bashkisë me vlerë 21 milionë lekë, duke mos lejuar një kompani të marrë pjesë në garë.
Sipas SPAK, Granit Gjana me mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “Ufo Cengu” sh.p.k, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar kompaninë të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21 milionë lekë të organizuara nga Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Granit Gjana, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni 258/2 i Kodit Penal”.
2. Gjykimi i kësaj heshtje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 71, datë 27.11.2024 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e prokurimit me nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt “Blerje karburanti”) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e prokurimit me nr. REF-70621-05-25-2023, ne objekt “Blerje karburani”) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim.
5. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
6. Urdhërohet i pandehuri Granit Gjana të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar.
7. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksionepublike për të pandehurin Granit Gjana për 5 (pesë) vjet.
8. Në bazë të neneve 261 pika 1 gërma “b” dhe 389 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj shtetasit Granit Gjana me Vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin eOrganizuar.
9. Në lidhje me provat materiale, Gjykata disponon në mbështetje të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, si më poshtë:
- Provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve të sekuestrimit datë 12.07.2023, që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me nr. REF-56811-01- 24-2023 dhe nr. REF-70621-05-25-2023, t’i kthehen autoritetit kontraktor, Bashkia Kukës.
- 1 (një) CD me materialet e përgjimit të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit.
10. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën **** lek, gjatë seancës paraprake dhe gjatë gjykimit (sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi), i ngarkohen të pandehurit.
11. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim.
12. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
pajtime fetahu, suel cela TIRANË- Në dosjen hetimore voluminoze të Prokurorisë së Posaçme, siguruar nga Dosja.al, për ...
ITALI- Një 31-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar këtë të mërkur&eum...
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mësohet se shqiptari u kap me 17 kg ...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për anëtarët e bandës kriminale të Suel Çelës...
foto ilustruese KURBIN- Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i cilësuar si person me rrezikshmëri shoqërore ës...
Foto ilustruese TIRANË- Nëse mendoni se Tirana ka shumë kulla, nuk keni parë gjë akoma. Numri i tyre do të jetë shum&eum...
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Skënderbeu” në Fier. Mësohet se një automje...
TIRANË- Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme për grupin e Suel Çelës kanë dalë dhe shumë emra t&...
ELBASAN- Dy aksidente janë shënuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një 40-vjeçar ka përplasur një këm...
VLORË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi pasi rezulton i dënuar me 20 muaj burgim për veprë...