Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

GJKKO ka vendosur masën e 'arrestit në burg' për 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili u ekstradua nga Spanja pas akuzave për korrupsion dhe vjedhje në bashkëpunim. SPAK e akuzon atë për dhënien e 10 mijë euro ryshfet një punonjësi të policisë dhe për vjedhjen e 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit.
Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, dy shtetas shqiptarë, akuzohen se ofruan ryshfet prej 10 mijë euro për punonjësin e policisë Armand Marvataj, për të lejuar nxjerrjen e naftës së sekuestruar nga anija më 27 janar 2025. Nafta ishte sekuestruar në kuadër të operacionit të koduar “Ari i Zi” nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Sipas hetimeve, edhe pse nafta ishte nën sekuestrim, ajo u transportua në mënyrë të paligjshme jashtë anijes gjatë natës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Armand Marvataj, punonjësit të policisë, u gjet dhe u sekuestrua shuma prej 10 mijë euro, që konsiderohet si provë materiale e veprës penale të korrupsionit aktiv.
Në këtë skemë të vjedhjes dhe kontrabandës, janë të përfshirë edhe shtetas të huaj. Pjesëmarrësit në këtë operacion kriminal janë të ndarë në grupe, përfshirë Mohammad Sallit, kapitenin e anijes, dhe Nedio Mejdani, oficerin e parë, si dhe anëtarët e ekuipazhit si Samir Bayoumy (inxhinier i tretë), marinarët Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Wissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirianë dhe një egjiptian.
Njoftimi i GJKKO:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosura për të pandehurin Juxhin Koka; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për të pandehurin Juxhin Koka, i biri i M. dhe i N., i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, me numër personal ****, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 248, 228, 229 dhe 230 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 110, datë 24.10.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit ndaj të pandehurit Juxhin M. Koka, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal, caktuar me vendimin nr. 18, datë 19.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë uri...
Qeveria shqiptare ka pranuar zyrtarisht se vendi ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara, një shifër...
Një 41-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për një vjedhje prej 130 mijë eurosh të kryer në vitin 2...
SPAK i ka dërguar fletë-thirrje për t'u paraqitur dhe marrë në pyetje, zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Burime jozyrt...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë vendimin për të pezulluar bojkotin kombëtar të seancave gjyqësore, duke njoftuar ...
Strukturat doganore në Portin e Durrësit kanë bllokuar një sasi veshjesh të dyshuara për shkelje të të drejtave të...
Një aksion policor, ka çuar në arrestimin e një grupi gjuetarësh që ishin përfshirë në vrasjen e kafshëve ...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për lirim nga qelia, lidhur me dënimin p&...
Një 61-vjeçar i kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe i dënuar me burg me formë të prerë të Apelit të GJK...
Një mur anësor është shembur këtë mëngjes në lagjen “Pazari i Vjetër” në qytetin e Gjirokastr&eu...