
GJKKO ndryshon mënyrën e komunikimit me mediat. Me hyrjen në fuqi të rregullores së re të brendshme për sigurinë, rendin dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, grupi aktual i WhatsApp-it me gazetarët nuk do të jetë më aktiv.
Gjykata njofton se në vijim do të krijohet një grup i ri komunikimi, ku do të përfshihen vetëm përfaqësuesit e medias të akredituar pranë GJKKO-së.
Nëpërmjet këtij grupi do të vijojë shpërndarja e njoftimeve për çështjet dhe kërkesat penale të shpallura, deklaratat për shtyp dhe komunikimet e tjera me interes për median.
Megjithatë, njoftimet që do të dërgohen në grupin e ri do të publikohen edhe në faqen zyrtare të GJKKO-së, duke bërë që informacioni të jetë i aksesueshëm edhe jashtë grupit të komunikimit.
Për t'u bërë pjesë e komunikimit të ri, gazetarët duhet të ndjekin procedurën e akreditimit pranë gjykatës. Në faqen zyrtare, në rubrikën “Multimedia”, janë publikuar formulari i akreditimit dhe deklarata për njohjen dhe respektimin e rregullave të sigurisë, rendit dhe sjelljes.
Dokumentet duhet të dorëzohen së bashku me materialet e tjera të kërkuara nga neni 90 i rregullores dhe aneksi nr. 7.
Kërkesa për akreditim mund të dorëzohet dorazi në Zyrën e Protokollit të GJKKO-së, nëpërmjet postës ose me email në adresën e përcaktuar nga gjykata.
Ndryshimi vjen në kuadër të zbatimit të rregullores së re të brendshme të GJKKO-së dhe prek drejtpërdrejt mënyrën e aksesit dhe komunikimit të përfaqësuesve të medias me gjykatën.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton përfaqësuesit e medias se, në kuadër të hyrjes në fuqi të Rregullores së Brendshme “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e GJKKO-së”, si dhe fillimit të procesit të akreditimit të përfaqësuesve të medias, grupi aktual i komunikimit të Gjykatës me mediat në aplikacionin WhatsApp, duke filluar nga data e sotme, nuk do të jetë më aktiv.
Në vijim, Gjykata do të krijojë një grup të posaçëm komunikimi në aplikacionin WhatsApp, në të cilin do të përfshihen vetëm përfaqësuesit e medias të akredituar pranë GJKKO-së.
Nëpërmjet këtij grupi do të vijojë shpërndarja e njoftimeve për çështjet dhe kërkesat penale të shpallura, deklaratave për shtyp, si dhe çdo komunikimi tjetër me interes për median.
Të gjitha njoftimet dhe komunikatat që do të shpërndahen në grupin e ri të komunikimit me mediat do të publikohen, në çdo rast, edhe në faqen zyrtare të Gjykatës.
Lidhur me procedurën e akreditimit të përfaqësuesve të medias pranë GJKKO-së, në faqen zyrtare të Gjykatës, në rubrikën “Multimedia”, në seksionin “Akreditimi i përfaqësuesve të medias pranë GJKKO-së”, gjenden:
Aneksi nr. 7 – “Formular për akreditimin e përfaqësuesve të medias”;
Aneksi nr. 8 – “Deklaratë e njohjes dhe respektimit të rregullave të sigurisë, rendit dhe sjelljes nga përfaqësuesit e medias”.
Formulari dhe deklarata e mësipërme duhet të paraqiten së bashku me dokumentet e tjera të përcaktuara në nenin 90 të Rregullores së Brendshme dhe në aneksin nr. 7 të saj.
Kërkesa për akreditim dhe dokumentacioni shoqërues mund të paraqiten:
dorazi, pranë Zyrës së Protokollit të GJKKO-së;
nëpërmjet shërbimit postar; ose
me postë elektronike, në adresën: [email protected].
Gjykata falënderon përfaqësuesit e medias për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Shtator14:20
Vatra e zjarrit në Lundër bëhet kritike, nis ndërhyrja nga ajri, flakët rrezikojnë banesat
Vatra e zjarrit në Lundër ka shkaktuar një situatë kritike në orët e fundit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kan&eum...
AKTUALITET
1 Shtator14:10
Gjykata pa rampa, i moshuari me karrocë mezi hyn në GJKKO/ Gazetarja Anila Hoxha: Strategët ishin të zënë me rregulloren që kufizon gazetarët
Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar pamjet nga ambientet e gjykatës ku një i moshuar në karrocë me rrota, has vështirësi për...
AKTUALITET
1 Shtator14:08
Rregullorja e re e GJKKO privon punën e gazetarëve dhe të avokatëve/ Maks Haxhia: Nuk mund të kufizohet e drejta kushtetuese!
Duke nisur nga sot ka hyrë në fuqi rregullorja e re e GJKKO, ku preket puna e avokatëve, gazetarëve, por dhe vetë gjyqtarëve. Av...
AKTUALITET
1 Shtator13:56
Veliaj vendos Alban Dokushin Sekretar të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka vendosur nga paraburgimi i Durrësit që Alban Dokushi të jetë Sekretar i Përgjithshë...
AKTUALITET
1 Shtator13:52
Zjarr në Pogradec/ Digjen 2 hektarë kullotë, ja si paraqitet situata
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një sipërfaqe të madhe në fshatin Udënisht të bashkisë Pogradec.
...
AKTUALITET
1 Shtator13:48
“Kërkova pagën”/ Kamarieri 18-vjeçar rrëfen dhunën barbare: Më kërcënuan se do më zhduknin trupin
Zbardhet dëshmia tronditëse e Genti Nelës, kamarierit që u dhunua barbarisht nga pronarët e hotelit ku ishte i punësuar, pa...
AKTUALITET
1 Shtator13:36
Ekskluzive/ Nga goditja me gotë te përleshja në hotel, “Piranjat News” sigurojnë fotot e momentit para sherrit
Në vijim të përplasjes së ndodhur në një hotel në Malin e Robit, Golem, në redaksinë e “Piranjat News&rdquo...
AKTUALITET
1 Shtator13:25
Humbi jetën gjatë transportimit në Spitalin e Traumës/ Përcillet sot në banesën e fundit 37-vjeçarja shtatzënë
Ngjarja tragike e ndodhur ditën e djeshme ku një 37-vjeçare shtatzënë e cila po transporohej nga Pogradeci në drejtim të ...
AKTUALITET
1 Shtator13:25
Rregullorja e re e GJKKO-së/ Reagon rrjeti SafeJournalist: Të pezullohet! Duhet rishikim me gazetarë dhe...
Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, posaçërisht për pikat dhe dispozit...
AKTUALITET
1 Shtator13:16
Atentati ndaj Agron Pukës/ Prokuroria e Lezhës kërkon pushimin e akuzave ndaj 3 të dyshuarve
Dy vite pas përplasjes me armë zjarri të ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosu...