Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja si dhe dy të akuzuarit e tjerë, Ahmet Masha dhe Altin Hajri. SPAK njoftoi më 15 korrik, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj Çyrbjas dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
Hetimet ndaj Çyrbjas zbuluan lidhje të thella dhe bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe politikës, si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor. Sipas hetimeve, në këmbim të votave dhe mbështetjes, Çyrbja ka përdorur funksionin e tij si deputet për të siguruar të dhëna sekrete nga policia, të cilat ua vinte në dispozicion anëtarëve të grupeve kriminale.
Çyrbja është marrë i pandehur për veprat penale: “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më shumë se një herë; “Përkrahje e autorit të krimit”, gjithashtu e kryer më shumë se një herë; “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit” në bashkëpunim; si dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Ahmet Masha akuzohet për “Tregim të sekretit shtetëror nga shtetasit” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim, ndërsa Altin Hajri akuzohet për “Korrupsion pasiv në zgjedhje” dhe “Tregim të sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Sipas SPAK, është provuar se tre të pandehurit dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC. Altin Hajri rezulton të ketë përdorur gjithashtu platformën tjetër të enkriptuar, Matrix.
Hetimet kanë zbuluar se të pandehurit, në tetë episode të ndryshme gjatë periudhës maj 2020 – mars 2021, janë vënë në dijeni të të dhënave nga sistemi “TIMS” mbi një person të shpallur në kërkim, si dhe informacione sekrete të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Këto të dhëna, që përfshinin planet e Policisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, përfshirë edhe Qarkun e Durrësit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të organizuara, janë transmetuar nga të pandehurit te personat në kërkim, të cilët për shkak të kësaj ndihme kanë shmangur arrestimin.
Në kohën kur Çyrbja ka kryer këto vepra penale, ai ishte deputet i Partisë Socialiste. Ai u rizgjodh deputet edhe në legjislaturën 2021–2025, funksion që e mbajti deri më 9 tetor 2024, kur dorëzoi mandatin pak ditë para arrestimit.
Sipas SPAK, Çyrbja ka pasur marrëdhënie të ngushtë miqësore me Altin Hajrin, pronar i një resorti luksoz në Shijak dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe përfshirje në zhdukjen e një personi.
“I pandehuri Jurgis Çyrbja, për shkak edhe të funksionit si deputet, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit Altin Hajri se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale, duke konsumuar elementët e veprës penale të ‘Korrupsionit aktiv në zgjedhje’,” thuhet në njoftimin e SPAK. Sipas prokurorisë, Hajri i ka pranuar favoret e ofruara nga Çyrbja në këmbim të sigurimit të votave.
Kryetari i bashkisë të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli shkoi këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posa...
GJKKO, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për çështjen gjyqësore në ngarkim të pandehurve Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-s&...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të kryqëzimit t&e...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Morinë-Kukës”, ku një shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për ...
Është zbardhur vrasja e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet pa jetë në Babrru, teksa ishte vrarë me thikë. Poli...
Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të ...
Plot 35 vite nga dita e bashkimit të Gjermanisë. Përmes një mesazhi, ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner thekson rënd&...
Policia ka zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, i cili u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e enjtes pranë shkollës &ld...
Policia ka zbardhur rrethanat e sherrit me thika që ndodhi ditën e djeshme në Kamëz, në gjimnazin “Ibrahim Rugova". Në njof...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru, ku një 40-vjeçar është vrarë me thik&eum...