
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Bechetti, të cilit, në bashkim të dënimeve, iu zbritën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë që e kishte dënuar me 17 vite. Vendimi vjen pas një procesi hetimor dhe gjyqësor prej 11 vitesh. Teksa drejtësia shqiptare e shpall fajtor për 4 vepra penale, Gjykata e Arbitrazhit i njeh atij dëmin ekonomik prej mbi 100 milionë euro.
Dëmi i shkaktuar shtetit përfshin edhe bllokimin e disa aseteve me vlerë, si masë kompensimi ndaj biznesmenit. Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg Francesco Bechettin, duke zbatuar nenin 55 të Kodit Penal, që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja gjyqësore që mori vendimin përbëhej nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin e Shkallës së Parë për një pjesë të dënimit.
Apeli uli në 12 vite burg edhe dënimin për Mauro De Renzis, bashkëpunëtor i Bechettit, i cili në Shkallën e Parë ishte dënuar me 16 vite. Për pjesën tjetër të të pandehurve, u la në fuqi i njëjti vendim. Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që 4 kompanitë e sekuestruara të Bechettit — konkretisht “Energji” sh.p.k., “Cable System” sh.p.k., “400 KV” sh.p.k. dhe “Agon Set” sh.p.k. — t’i kalojnë shtetit shqiptar. Qeveria shqiptare e akuzon Bechettin për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Kujtojmë se saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Bechettin përfundoi me një fund të hidhur për qytetarët shqiptarë. Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të Arbitrazhit në Belgjikë, duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol-it që prej dhjetorit të vitit 2020.
Por, përveç Edi Ramës, ky dëm ka edhe dy bashkëautorë të tjerë. I pari është Erion Veliaj, i cili, sipas raportimeve, dërgonte SMS kërcënuese pasi gazetarët e Agon Channel filmuan dasmën e tij në Kalanë e Gjirokastrës. Bashkëautori i dytë është Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, i cili, gjatë një dreke në një restorant të Tiranës, e kërcënoi Bechettin me mesazhe me përmbajtje mafioze./syri
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
30 Shtator17:26
Biznesmeni italian u vra në Salari, flet gruaja: E përbaltën figurën e tij, na shkatërruan, na vranë për së qindti herë
Majlinda Taga, gruaja e biznesmenit italian që u vra tre ditë më parë në fshatin Salari të Tepelenës, është shpre...
AKTUALITET
30 Shtator17:10
LAJMI I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri te diga e Liqenit Artificial
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme te diga e Liqenit artificial në Tiranë. Burime për a2cnn bë...
AKTUALITET
30 Shtator16:46
Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës
Gjykata e Posaçme shpalli sot fajtor dhe dënoi me 1 vit dhe 6 muaj burgim Denis Xholin, i akuzuar për shkelje të barazisë në t...
AKTUALITET
30 Shtator16:27
'Shqeu' derën në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, e pëson keq 27-vjeçari vlonjat
Policia e Vlorës ka nisur hetimet ndaj një 27-vjeçari, i cili një ditë më parë hyri me forcë në sallën ku ...
AKTUALITET
30 Shtator16:17
SPAK: Zyra Islamaj përmes tenderit detyroi ndërtuesin Rrok Gega të ngrejë "urë personale" për motrën e saj në Tropojë
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO me akuzën për korrupsion Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra&n...
AKTUALITET
30 Shtator16:16
Ngacmoi seksualisht të miturën duke përfituar nga varfëria, Prokuroria e Fierit çon në gjyq të arrestuarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar het...
AKTUALITET
30 Shtator15:59
VIDEO/ 31-vjeçari futet në dyqan për të vjedhur paratë, kërcënon me thikë shitësen (EMRI)
Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të shumave të parave në dy dyqane në kryeqyte...
AKTUALITET
30 Shtator15:52
“Ushtari” i Alibejt përplaset me të në GJKKO: A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vra...
AKTUALITET
30 Shtator15:26
Aksident në Kuçovë/ Mjeti merr para 7 pemë dhe përplaset me dyqanin buzë rrugës, dy të plagosur në gjendje kome
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 1.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Stanisl...
AKTUALITET
30 Shtator15:16
Ndërtoi urë për familjarët me fondet e bashkisë, ish-kryebashkiakja e komanduar e Tropojës merret e pandehur
Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Gjithashtu i akuzuar nga SPAK &e...