Raporti që rrëzon propagandën e Ramës/ Shqipëria në rënie për demokracinë dhe shtetin e së drejtës
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
TIRANA- Gjykata e Lartë vendosi të mërkurën që të lërë në fuqi një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, që e detyron Komisionin e Pavarur të Kualifikimit që të publikojë emrin e sponsorit privat që financoi një aktivitet të komisionerëve të vetingut në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë.
Vendimi u mor nga trupa e Kolegjit Administrativ, e drejtuar nga relatori Sokol Sadushi dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Gentian Medja. Ai i jep fund betejës 3-vjeçare të BIRN Albania me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili refuzonte në kundërshtim me ligjin “Për të drejtën e informimit” që të vinte në dispozicion emrin e kompanisë private që pagoi faturat e akomodimit dhe ushqimit për 12 komisionerët e KPK-së dhe tre anëtarët e stafit gjatë aktivitetit në Vlorë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zgjodhi resortin luksoz “Marina Bay” në bregdetin e Vlorës si destinacion për të zhvilluar një analizë 4-vjeçare të punës në shtator të vitit 2021. Aktiviteti u zhvillua me 30 shtator, por 12 komisionerët e KPK-së dhe tre pjestarë të stafit u akomoduan në hotel për dy netë fjetje falë ‘bujarisë’ së një kompanie private që mbuloi shpenzimet për akomodimin, ushqimin, qiranë e sallës së konferencave dhe kostot e tjera të aktivitetit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia. Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzuan t’i nënshtrohen të njëjtit standard.
Saga gjyqësore për transparencë nisi me një kërkesë për të drejtë informimi të BIRN dhe një vendim të Komisionerit për të Drejtën e Informimit të 7 dhjetorit 2021, që e urdhëronte KPK-në të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të marrëveshjes së sponsorizimit. KPK refuzoi ta zbatonte vendimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe e sfidoi atë në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku mori një vendim në favor. Në padinë e vet, Komisioni pretendoi se bërja publike e sponsorit do të cënonte sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK- së dhe të partnerëve ndërkombëtarë.
Vendimi i Shkallës së Parë u rrëzua si i pabazuar nga Apeli Administrativ që theksoi se respektimi i klauzolave konfidenciale kontraktore nuk duket se përbën kufizim të parashikuar në marrëveshjen e sponsorizimit, por është interpretuar më pas si i tillë nga Komisioni. Megjithëse vendimi i Apelit Administrativ është i formës së prerë, KPK refuzoi ta ekzekutonte dhe iu drejtua Gjykatës së Lartë me rekurs, por që u rrëzua të mërkurën si i pabazuar duke lënë në fuqi vendimarrjen për transparencë.
Më parë, Komisioni kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e ekzekutimit të vendimarrjes së Apelit Administrativ. Më 27 maj, Gjykata e Lartë i rrëzoi pretendimet për ekzistencën e një dëmi të menjëhershëm dhe të pariparueshëm që mund të passillte ezkekutimi vendimit të formës së prerë të Apelit, duke çmuar se ishin hipotetike dhe pa ndonjë argument ligjor./ BIRN
Foto ilustruese SHKODRA- Një tragjedi është shmangur në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të hidhej në ...
foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar ditën e sotme lidhur me rastin e tregtimit të akulloreve t...
Ivani i Tmerrshëm BRAZIL- Vështrimi i ftohtë i tiranit më mizor të Rusisë Ivanit, është zbuluar 440 vjet pas v...
Foto ilustruese VLORA- Me të konstatuar dëmtimit e trafikndarëseve dhe ngritjes së kioskave në akset rrugore me fluks turistik n&e...
VLORË- Disa dyqane u përfshinë nga flakët këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës. Bëhet me dije ...
Foto ilustruese SHKODRA- Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e cila u parandalua nga policia e Shkodrës, teksa një n...
Alma Arrazi me fëmijët SHKODËR- Ngjarja e mbrëmjes së 2 prillit ku Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj të mitur dyshohe...
Buna SHKODËR- Një tragjedi tjetër është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Një 27-vjeçare ka te...
Tefik Tashi ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm Tefik Tashin për vrasjen e kunatës së ti...
Zjarri SHKOPET- Disa orë pasi situata në luginën e Shkopetit ishte neutralizuar dhe fikur zjarr janë riaktivizuar sërish vatr...