Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të mërkurën shfuqizimin e akteve administrative lidhur me planifikimin e ndërtimit të katër hidrocentraleve mbi lumin “Shushica”, nëndegë e lumit Vjosa, shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Vendimi erdhi pas padisë së 28 banorëve të fshatit Brataj të Vlorës dhe dy shoqatave mjedisore, “EcoAlbania” dhe “Impetus”, që kundërshtonin ndërtimin e hidrocentraleve.
Sipas padisë banorët kundërshtonin Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të kryer nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, dhe kontratën dhe lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të HEC-ve, miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në përfitim të shoqërisë “Shushica Hydropower” .
Projekti i hidrocentraleve parashikonte përdorimin e ujërave të lumit Shushica për 35 vjet për prodhim energjie. Në vendimin e saj gjykata i gjeti legjitime palët paditëse, komunitetin e banorëve dhe dy organizatat dhe vendosi anullimin e akteve që i hapnin rrugë ndërtimti të 4 hidrocentraleve, ndërkohë që nga përfaqësuesit e institucioneve nuk është deklaruar nëse do ta ankimojnë vendimin.
“Pas gati 3 vitesh, u shpërblye puna dhe dedikimi ynë si ekip i fushatës për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në përpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese, tha Besjana Guri, përfaqësuese e "EcoAlbania".
"Besojmë se autoritet do të reflektojnë pas këtij vendimi, i cili vjen në kohën kur Vjosa është shpallur Park Kombëtar, duke e mos apeluar atë” , shtoi ajo.
Organizata "EcoAlbania" tha përmes një deklarate se kjo është një fitore e rëndësishme për Shushicën dhe për Vjosën, por edhe per jurisprudencën Shqiptare. Sipas “EcoAlbania “, vendimi nga pikpamja e praktikës gjyqësore është një hap cilësor përpara sepse i hap rrugë mundësisë që një kontratë administrative të mund të kundërshtohet gjyqësisht nga publiku, pa qenë palë kontraktore”.
Ndërkohë një tjetër padi lidhur me shfrytëzimin e lumit “Shushica” në dëm të banorëve të zonës po shqyrtohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Lushnjë. Komuniteti i banorëve dhe organizatat mjedisore kundërshtojnë projektin e ujësjellësit të Himarës, që parashikon devijimin e burimit kryesor të lumit Shushica për të furnizuar këtë bashki.
Komiteti i Konventës së Bernës, pak ditë më pare, në takimin vjetor në Strasburg, e përshëndeti qeverinë shqiptare “për pezullimin e punës në projektin e furnizimit me ujë në bashkinë e Himarës, duke ndjekur udhëzimet e ofruara nga eksperti i Organizatës Botërore për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), dhe për të përfshirë komunitetet lokale në diskutime dhe procese vendimmarrëse”./ VOA
Pogradec POGRADEC- Një person i paidentifikuar ka goditur me kamion mbrëmjen e sotme një transformator të energjisë elektrike n&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka publikuar ditën e sotme listat ndërsa bërë me dije rezult...
VLORË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Vlorë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se jan...
Foto SPANJË- Autoritetet spanjolle kanë zhvilluar së fundmi një operacion ku kanë çmontuar një organizatë k...
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se një makinë tip Benz ka përplasur...
DANIMARKË- Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Danimarkë. Mësohet se Mustafa Xhaferaj i...
TIRANË- Tetë persona janë arrestuar në Tiranë dhe katër të tjerë janë proceduar, pasi kryenin aktivitete të&...
TIRANË- Një 35-vjeçare nga Azerbajxhani është arrestuar në Tiranës. Mësohet se ajo me anë të një faqe...
LUSHNJE- Një 43-vjeçar është arrestuar në Lushnje. Mësohet se 43-vjeçari vodhi produkte të ndryshme dhe dy arka ku...
HAGË- Disa ditë më parë ndodhi një shpërthim në Hagë ku u shemb një pjesë e një pallati dhe humb&e...