Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Ditën e sotme trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Shkëlqesinë e tij, Ambasadorin Silvio Gonzato.
Duke e vënë theksin në rëndësinë që mbart realizimi me sukses i reformave, si dhe niveli i ndërveprimit me autoritetet publike, Ambasadori Gonzato shprehu vlerësimet e tij pozitive për veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, e cila që nga plotësimi i saj, në një kohë të shkurtër, ka dhënë dyfishin e vendimeve në krahasim me pak vite më parë, duke rritur kështu besimin te publiku. Ai theksoi se “Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese në ruajtjen e pavarësisë dhe eficiencës së saj.
Hapja e negociatave për Shqipërinë që ka nisur me kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, është tregues se sa i rëndësishëm është roli i drejtësisë efektive dhe respektimi i të drejtave themelore në këtë fazë të re për Shqipërinë. Në këtë proces të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Gjykata Kushtetuese ka rol thelbësor, pasi garanton balancimin e pushteteve, verifikon respektimin e shtetit të së drejtës dhe jep drejtësi për qytetarët”. Gjithashtu, Ambasadori Gozato vuri në pah se marrja e Presidencës së CECC-së është një faktor shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, sepse kjo do të mundësojë krijimin e një rrjeti me gjykatat evropiane që kanë kaluar më parë proceset integruese për njohjen dhe zbatimin e acquis communautaire.
Gjatë takimit, Kryetarja Zaçaj ndau me Ambasadorin disa prej arritjeve më të spikatura të Gjykatës Kushtetuese gjatë kësaj periudhe, si marrja e kryesisë së Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane, duke e konsideruar këtë jo vetëm si një vlerësim të gjykatës sonë nga simotrat e saj evropiane, por edhe si një angazhim të shtetit shqiptar për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Trupa e gjyqtarëve u ndal gjithashtu edhe në përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese për një gjykatë transparente dhe të qytetarëve, për të qenë e aksesueshme dhe funksionale në dhënien e drejtësisë kushtetuese për të gjithë.
Nga ana e saj, Kryetarja Zacaj theksoi se “Shtimi i ankimeve kushtetuese individuale është tregues i rritjes së besimit të qytetarëve te kjo Gjykatë, sikundër edhe i rritjes së ndërgjegjësimit dhe kulturës juridike. Si gjykatë e të drejtave të njeriut, dhënia e drejtësisë kërkon respektimin e garancive procedurale për mbrojtjen e të drejtave themelore kushtetuese. Respektimi i këtyre garancive i jep kredibilitet drejtësisë dhe institucioneve të saj. Gjykata synon të japë mesazhin për qytetarët se ata nuk janë një palë më e dobët se sa shteti dhe se barazia përpara ligjit mbetet themeli i një drejtësie të drejtë”.
Në vijim, gjyqtarët kushtetues evidentuan rëndësinë e dialogut ndërinstitucional, sfidat me të cilat po përballet sot sistemi i drejtësisë në Shqipëri, si dhe përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëhen për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit profesional, forcimin e njohurive dhe përshtatjen me zhvillimet e reja për integrimin e vendit tonë në BE.
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku janë sekuestruar 280 kilogramë kokainë. Droga mëso...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i ...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor dhe dënuar me burg katër anëtarët e huaj të një grupi kr...
ITALI- Autoritetet italiane kanë finalizuar ditën e sotme operacion antidrogë në rajonin e Latina. Në lidhje me operacionin &eum...
ministria e financave TIRANË- Florian Semani është emëruar ditën e sotme zëvendësministër i Financave. Emë...
GREQI- Një 28-vjecar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pas një operacioni që çoi në goditjen e nj&e...
TIRANË- Instituti GAP ka publikuar një grafikë ku paraqiten investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri. Në kët...
ermal pacaj TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm t&eu...
inceneratori ELBASAN- Katër zyrtarë të kompanisë "Eco Alb" janë shoqëruar ditën e sotme në komisariat pasi Prokuro...
ekstradimi TIRANË- Një 56-vjeçar shqiptar, ish-oficer i policisë gjyqësore, i dyshuar për korrupsion dhe nxjerrje të ...