E rëndë në Morinë/ Efektivi vret veten me armë zjarri në varrezat e fshatit
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Gjykata e Apelit reagoi pasi gjyqtari Astrit Kalaja mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, duke theksuar se siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore.
REAGIMI I PLOTË:
Sot gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjykimit.
Kjo ngjarje e rëndë është një goditje jo vetëm për komunitetin e drejtësisë, por për të gjithë shoqërinë tonë.
Në emër të kolegëve gjyqtarë dhe të gjithë trupës gjyqësore, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut të ndjerë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Zemrat tona janë me ta në këtë moment të dhimbshëm dhe solidariteti ynë është i plotë.
Kjo ngjarje tragjike imponon reflektim të thellë mbi nevojën për të forcuar masat e sigurisë në ambientet gjyqësore, duke garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, palëve dhe çdo qytetari që hyn në sallat e drejtësisë. Siguria është parakusht i pandashëm për ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të detyrës gjyqësore. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e nivelit të sigurisë dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Po aq e rëndësishme është ndalimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit dhe kërcënimit ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Asnjë shprehje armiqësie, asnjë fjalë që nxit dhunë apo paragjykim ndaj personave që përmbushin detyrën e tyre nuk duhet të tolerohet. Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje lirie, por një mjet që ushqen intolerancën dhe dëmton besimin e qytetarëve te drejtësia. Është detyrë e çdo institucioni, politikani, media e çdo përfaqësuesi publik dhe qytetari të ruajë gjuhën e respektit dhe të dialogut.
Njëkohësisht, bëjmë apel për reflektim shoqëror, për unitet dhe për respekt ndaj drejtësisë si themel i rendit demokratik.
Në këtë moment të errët, ne gjyqtarët mbetemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të zbatuar ligjin me integritet dhe kurajë. Drejtësia nuk do të trembet. Ne do të vazhdojmë të shërbejmë me dinjitet, paanshmëri dhe besim të plotë se e vërteta dhe ligji janë mburoja më e fortë ndaj çdo akti dhune apo urrejtjeje.
Bashkë në dhimbje, por edhe më të bashkuar se kurrë në përkushtimin tonë për drejtësi. Trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Nga Charles Hymas, THE TELEGRAPH Një gabim i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, nën drejtimin e Yv...
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në ambientet e Gjykatës së Apelit, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhj...
Godina që shihni në foto ka shërbyer si konflikt midis familjes Shkëmbi në Shkodër dhe familjeve të strehuara aty. Banor&eum...
The Guardian Një prson në gjyq hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hën...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda am...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënon me forcë vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja, duke theksuar se...
Elvis Shkëmbi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme ...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar në lidhje me vrasjen e Astrit Kalasë, nga radhët e drejtësisë, i cili u ekzekutua brenda ambiente...
Të shumta janë reagimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të hënë në ambientet e Gjykatës s...
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksioni...